Milan, Giampaolo: Nuk ndjehem në rrezik, dua një reagim nga skuadra

25 Shtator 2019, 17:02Sport TEMA

Marco Giampaolo garanton tifozët e Milanit se skuadra e ka lënë pas krahëve humbjen në derbi dhe se lojtarët e mbështesin atë.

Në prag të ndeshjes ndaj Torinos, trajneri i kuqezinjve tha:

“E kemi për detyrë që të ringrihemi dhe të rinisemi. Skuadra ka punuar mirë dhe e ka lënë pas krahëve zhgënjimin”.

“Jam i ndërgjegjshëm për gjendjen ku jemi dhe e di se çfarë duhet përmirësuar. Përgjegjësia është e imja.

Duhet të përmirësohemi në zotërimin e topit, të ulim përqindjen e pasimeve të gabuara dhe të jemi sa më të shumtë pranë topit”, theksoi Giampaolo, i cili nëse dështon në ndeshjen ndaj Torinos dhe Fiorentinës, rrezikon vendin e punës.

Kur u pyet për formën e Piatek, i cili ka shënuar vetëm 1 gol me 11-metërsh në këtë kampionat, Giampaolo tha:

“Piatek nuk është çështje. Duhet punuar për ta vënë në kushtet e duhura”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje