Gazeta spanjolle shpall më të dobëtit e vitit, në formacion edhe një shqiptar

25 Shtator 2019, 17:41Sport TEMA

“Marca”, gazeta prestigjioze sportive spanjolle, ka “sfiduar” FIFA-n, duke dhënë edhe ajo “çmimet” e saj për sezonin e kaluar.

Natyrisht, nuk bëhet fjalë për “The Best”, sepse ky është një ekskluzivitet i njohur i qeverisë botërore të futbollit, por për “The Worst”.

Përmes një votimi në faqen e saj në internet, kjo media e njohur iberike ka përzgjedhur lojtarin më të dobët në secilin rol, nga porta deri te sulmi, me të cilët ka ndërtuar edhe top-formacionin e më të këqijve, në fund.

Ky është edicioni I tretë, që “Marca” e bën këtë punë, vetëm pak ditë pasi FIFA zbuloi “The Best” në Milano, të hënën e kësaj jave.

Sikurse mund ta shihni, në formacionin e dështakëve spikatin emra të tillë si Alexis Sanchez, aktualisht tek Interi, por që rezultoi dështim total te “Djajtë e Kuq”; Pastrore, Lichtsteiner, Coutinho e shqiptari ynë, Shkodran Mustafi.

Kuptohet, nuk mund të mungonte në portë njeriu i gafave, Loris Karius, që la nam në finalen e Championsit 2017-2018.

Vlen të theksohet se votimet te “Marca” vazhdojnë, por rezultatet e deritanishme, sipas saj, tregojnë se nuk ka më dyshime për “ngelësit në klasë” të sezonit të kaluar.

Plot 155163 vota ishin hedhur online deri në orën 11:15 të ditës së sotme. Kandidaturat për votim janë këto, sipas roleve:

Portieri më i dobët: Loris Karius (Besiktas), Geronimo Rulli (Real Sociedad), Asmir Begovic (Bournemouth)

Mbrojtësi më i dobët: Stephan Lichtsteiner (Arsenal), Phil Jones (Manchester United), Shkodran Mustafi (Arsenal)

Mesfushori më i dobët: Renato Sanches (Bayern Munich), Philippe Coutinho (Barcelona), Fred (Manchester United)

Sulmuesi më i dobët: Quincy Promes (Sevilla), Alexis Sanchez (Manchester United); Christian Atsu (Newcastle)

11-shja me e dobët: (4-3-3): Karius; Lichtsteiner, Mustafi, Jones, Kurzawa; Fred, Sanches, Coutinho; Pastore, Sanchez, Promes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje