Derbi Tirana-Partizani do të luhet nën dritat e prozhektorëve pasi është ndryshuar orari i takimit.
FSHF njofton se ky duel do të luhet të dielën në orën 19:00 pasi OSSHE ka siguruar se nuk do të ketë proleme me furnizimin me energji elektrike gjatë orarit të këtij takimi.
Njoftimi i FSHF.
Tirana – Partizani, ditën e dielë, ora 19:00
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë opinionin publik se ndeshja Tirana-Partizani, e vlefshme për javën e 6 të Kategorisë Superiore, do të zhvillohet ditën e dielë, ora 19:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Ky vendim është marrë pas garancisë që ka dhënë OSHE në lidhje me furnizimin me energji elektrike dhe pa probleme gjatë orarit të zhvillimit të Derbit të Tiranës.
(TemA)