“Futbolli nuk është për hallexhinj”, Turqia i mbyll gojën zyrtarit të FSHF-së me ndeshjen e tetorit

25 Shtator 2019, 21:47Sport TEMA

“Futbolli nuk është për hallexhinj”, ky është justifikimi që anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishaj, ka nxjerrë për çmimet e larta që aplikon FSHF në ndeshjet e përfaqësueses. Çmime të cilat do të rriten sipas këndvështrimit të institucionit sapo kombëtarja të zhvendoset në “Arenën Kombëtare”.

Mënyra e radhës për të mbajtur sa më larg tifozët e thjeshtë, ndryshe nga sa bëjnë vendet e tjera të cilat aplikojnë çmime sa më popullore për mbështetësit e tyre në mënyrë që të kenë sa më shumë pasion në shkallët e stadiumit dhe jo vetëm kollaret e “të ftuarve institucionalë”.

Përgjigjen më të mirë për deklaratën e Dervishajt e ka dhënë pikërisht rivali i radhës i Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2020, Turqia.

Ndeshja nuk do të zhvillohet në një stadium dosido, por në impiantin 50 mijë vendesh në Stamboll që i përket skuadrës së Fenerbahçes. “Ulker Stadium”.

Biletat që janë nxjerrë në shtije janë ndarë në tre kategori dhe çmimet për të gjithë ata të interesuar, janë mëse popullore.

Kështu, Kategoria 3 kushton 20 Lira Turke (rreth 390 lekë të reja), Kategoria 2 është 50 Lira Turke (rreth 975 lekë të reja) dhe Kategoria 1 kushton 90 Lira Turke (rreth 1756 lekë të reja).

Kur kujton se përveç tribunave anësore, të gjitha biletat e tjera për ndeshjen me Islandën në “Elbasan Arena” kushtonin më shtrenjtë se bileta më e shtrenjtë në stadiumin tërësisht të mbuluar turk, kupton qartësisht se si e sheh ekipin kombëtar institucioni i futbollit në vendin tonë e si e shohin homologët e tyte jashtë Shqipërisë.

6 komente në ““Futbolli nuk është për hallexhinj”, Turqia i mbyll gojën zyrtarit të FSHF-së me ndeshjen e tetorit”

  1. asd says:

    Dallohen tre aspekte ne tipologjine e ketij zyrtari;
    Keta u vjelin shtetit rroga, dieta e funksione.
    Jane gjithashtu “mafie” ne trajtimin e ceshtjeve dhe parave publike.
    Jane te vetebindur se po “sakrifikohen” ne pune shteti nderkohe qe do te shkelqenin si biznesmene.

  2. Duka ka fizik sportiv says:

    As cmimet stratosferike te fluturimeve per ne Shqiperi nuk do jene per hallexhinj, per nje vend me 80% te popullsise ne emigrim. Po keta duan parate tona qe dergojme qe te trashet barku i Dukes deri ne Stamboll.

  3. Lasgushi says:

    Po ky kokë bole bashkë me Dukën legen,edhe në futboll nuk i lenë shqiptarët rehat.E dinë mutët mirë e.dinë që janë në fund të listës së SPAKU megjithëse janë më hajdutë,prandaj or qor muti vidhi vidhi shqiptarët bashkë me atë “MESIN”E FSHATRA TË SHIJAKUT SA TU VIJË RADHA TË SHKONI TEK SPAKU EDHE JU ASHTU SI SALA,ILIRI ME SHOKË P….

  4. BOHOTINA says:

    Lexoje o mafiozi Duk qe na largove nga futbolli…

  5. Gg says:

    Mor Ben po akoma nuk nuk je ngopur me leke. Je dhe inxh. Ndertimi e profesor , ke fituar me grushte dhe prape me shume do. Mendo se dhe dhe njerzit e thjeshte duan te shikojne ndeshje Futbolli jo vetem ata me pare…

  6. Sporti says:

    Futbolli ne gjithe boten eshte per hallexhinjte mor shkerdhat se ne stadiume me teper shko. Klasa punetore dhe biletat jane per te gjithe shtresat te arsyeshme po ju jeni hajdute. Po e kane fajin tifozat mos te vijne fare ne stadium dhe shife ti shko bjeri me dore pastaj. O legen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje