Barcelona arriti të transferonte në merkaton e verës sulmuesin Antuan Grizman i cili u largua nga Atletiko Madrid me shumë polemika.
Klubi madrilen nuk ishte dakord që të paguhej klauzola 120 milionë euroshe duke pretenduar se duhen paguar 200 milionë pasi Atletiko ishte i bindur se bisedimet kishin nisur që në mars.
Në fakt, ashtu ka rezultuar dhe është e vërtetë që sulmuesi ka nisur bisedimet në lidhje me transferimin e tij që në muajin mars.
Për këtë, Federata ka vendosur që të ndëshkojë Barcelonën por në fakt bëhet fjalë për një gjobë mjaft qesharake, duke parë edhe financat që futbolli spanjoll ka.
Barcelona duhet të paguajë një gjobë 300 euro në drejtim të Federatës, gjobë në fakt qesharake edhe për një klub të Kategorisë Superiore e jo më, Barcelonën.
Një mundësi tjetër ishte edhe mbyllja e stadiumit për një ndeshje, por federata ka vendosur të “ndëshkojë” katalanasit.