Ndërron jetë ish presidenti i Francës, Jacques Chirac

26 Shtator 2019, 12:39Bota TEMA

Ish-presidenti i Francës, Jacques Chirac, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Dhëndri i tij konfirmoi se Chirac vdiq mëngjesin e së enjtes, “i rrethuar nga familja”.

Chirac ka shërbyer dy mandate si president i Francës, nga viti 1995 deri më 2007.

Një nga reformat e tij kryesore politike ishte shkurtimi i mandatit presidencial nga shtatë në pesë vjet.

Chirac e ka futur Francën në Eurozonë. Ai ka qenë kundër pushtimit të Irakut nga forcat e udhëhequra nga SHBA-ja, në vitin 2003.

Kur NATO-ja ka nisur bombardimet në caqet e ish-Jugosllavisë më 1999, për të ndalur dhunën në Kosovë, Chirac ka thënë se sulmet ajrore kanë nisur për të mbrojtur “paqen në tokën tonë, paqen në Evropë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje