Raporti për Enverin: Për praktikantët që kanë lidhje me gra të martuara, burrat kinezë kanë përshtypje të këqija, dhe janë të revoltuar. Ata thonë se s’ngjajnë me shqiptarët heronj , siç na thuhet….

26 Shtator 2019, 10:48Dossier TEMA
Raporti për Enverin: Për praktikantët që kanë lidhje me

(Vijon nga dje)

Nga Dashnor Kaloçi

Pas prishjes së marrdhënieve zyrtare të Tiranës me Kremlinin në fundin e vitit 1961 dhe fillimin e ’62-it, kur Moska dhe Hrushovi tërhoqi edhe gjithë personelin e ambasadës së saj nga kryeqyteti shqiptar, Enver Hoxha dhe regjimi komunist i Tiranës u lëshuan “në prehrin” e Mao Ce Dunit, duke lidhur një aleancë të fortë me vëndin e madh komunist aziatik me të cilin kishin filluar “flirtet” që nga fillimi i viteve ’50-të kur kryetari Mao konsolidoi pushtetin e tij. Kështu që nga fillimi i viteve ’60-të dhe deri në mesin e viteve ’70-të kur Enver Hoxha do të fillonte ftohjen me “vëllezërit kinezë” pas vizitës së Riçard Nikson-it në Kinë, për më shumë se dy dekada me rradhë, Pekini zyrtar do të ishte një nga mbështetësit kryesorë të Shqipërisë komuniste, jo vëtem në aspektin politik, por dhe në atë ekonomik e ushtarak, duke i akorduar vëndit të vogël e të varfër ballkanik, disa dhjetra milion dollarë ndihma dhe kredi, ku shumica e tyre ishin falas apo me afat të gjatë shlyerje….!

Kështu në ato dy dekada, qeveria shqiptare i mbështeste të gjitha planet e saj pesvjeçare vetëm në saj të ndihmave dhe kredive që jepte qeveria kineze (ku ato ushtarake ishin të gjitha falas) dhe në këtë kuadër, përveç industrisë ushtarake si: Uzina e Artilerisë në Tiranë, Kombinati i Armatimeve në Poliçan të Skrapartit, aeroportet ushtarake të Gjadrit e Kuçovës, bazave ushtarake detare të Porto-Palermos, Shëngjinit etj., etj., në ato vite u ndërtuan dhe u vunë në shfrytëzim pothuaj të gjitha veprat industriale në Shqipëri, si: Uzina e Naftës dhe e Gazit në Ballsh, Hidrocentralet e Vaut të Dejës, Fierzës dhe Komanit, Kombinati Kimiko Metalurgjik i Laçit, Radio-Televizioni Shqiptar, fabrika e Letrës në Lezhë, Uzina e Telit në Shkodër, etj etj uzina e fabrika të vogla në të gjithë Shqipërinë, në të cilat punuan specialistët dhe inxhinierët kinezë me përkushtim dhe korrektesën më të madhe.

Po kështu, për vënien në funksionim të këtyre veprave të mëdha industrial ku ishte mbështetur e gjitha ecuria e ekonomisë shqiptare, Republika Popullore e Kinës morri përsipër edhe shkollimin e specializimin e qindra e qindrave kuadrove shqiptarë, civile dhe ushtarak, në Republikën Popullor te Kinës. Të gjitha këto tashmë janë të njohura nga brezi që e ka jetuar në atë kohë dhe ato janë të pasqyruara edhe në mjetet e informimit publik dhe propagandës, si, gazeta, revista, albume, Radio-Televizioni Shqiptar, Kinostudio “Shqipëria e Re”, etj., etj. Të cilat kulmojnë me vizitat e kryeministri kinez Çu En Lai në Shqipëri (ku gjithë populli është i derdhur në rrugë me parrulla dhe lule në duar), si dhe me një sërë vizitash e takimesh të krerëve më të lartë të udhëheqjes komuniste shqiptare në Kinë, duke filluar nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Avdyl Këllezi, Ramiz Alia, Haxhi Lleshi, etj.etj., e me rradhë deri tek rangjet më të ulta të administratës zyrtare.

Por e gjitha ajo “miqësi e pathyeshme” dhe e ngushtë midis dy “partive motra”, që e pati epilogun në korrikun e vitit 1978, ka pasur edhe anën më të errët të saj, e cila jo vetëm që është mbajtur e fshehtë dhe nuk është bërë kurrë publike në ato vite, por edhe sot e kësaj dite kur kanë kaluar gati 30 vjet nga rënia e regjimit komunist, ajo gjë ende vazhdon të mbetet e fshehtë?! Bëhet fjalë për sjelljen imorale dhe qëndrimin e ushtarakëve, kursantëve e specialistëve shqiptarë, kuadro inxhiniero-teknik që asokohe (për dy dekada me rradhë), ishin në Republikën Popullore të Kinës, ku me dhjetra prej tyre, janë sjellë në mënyrën më të shëmtuar, duke bërë përdhunime të vajzave dhe grave kineze, kudo ku ato ndodheshin “ndër ara, fabrika kantiere, ku vlonte ‘puna’ kudo”, apo qendra pune e prodhimi, autobus, stalla lopësh, mbrëmje vallëzimi, eskurisone etj etj, aq sa një pjesë e tyre, sipas raporteve të “shokëve kinezë” ishin bërë “tmerri i rajoneve…”?!.

Të gjitha këto janë të pasqyruara me detaje në dhjetra raporte e informacione që ambasada shqiptare në Pekin ia ka dërguar Komitetit Qëndror të PPSH-së, me anë të ambasadorit Reiz Malile dhe ato janë parë e firmosur me shënimet përkatëse nga vetë Enver Hoxha, Hysni Kapo etj nga udhëheqja e lartë e PPSH-së. Në këtë “dosje të zezë” të marrëdhënive shqiptaro kineze, e cila ka siglën “Tepër sekret” dhe përmban një korrespodencë të gjatë me raport-informacione të firmosura nga ambasadori shqiptar në Pekin, Reiz Malile, atasheu ushtarak Elami Hado, drejtori i Drejtorisë së Marrdhëniemeve me Jashtë në Komitetin Qëndror të PPSH-së, Pirro Bita, etj etj, ka të pasqyruara me detaje dhe hollësira shumë e shumë ngjarje ku ushtarakët, kursantët e specializantët shqiptarë janë “lëshuar si ujku në vathë” mbi vajzat dhe gratë kineze, duke shfryrë epshet e tyre shtazore me akte të shëmtuara përdhunimesh….?! Ku sipas raporteve në fjalë, “vajzat kineze kur përdhunoheshin, nuk bërtisnin, pasi nuk donin që të prishej miqësia shqiptaro-kineze” dhe kur pala shqiptare insistonte që ata që kishin kryer këto akte të shëmtuara të procedoheshin penalisht e t’i jepeshin gjyqit, “shokët kinezë” nuk ishin dakort me këtë masë të rëndë, por insitonin që ata “të bënin një autokritikë të thellë dhe të edukoheshin nëpërmjet punës”…?!

Lidhur me këtë dhe të tjera nga kjo “dosje e zezë”, na njohin dokumentat arkivore sekretet që po publikojmë duke filluar nga ky shkrim, gjë e cila nuk ka për qëllim aspak pët të treguar apo denigruar “derrat e pyllit shqiptar”, por si një dëshmi e historisë së marrdhënieve shqiptaro-kineze, ku këto ngjarje kanë qenë dhe do mbeten si një njollë e zezë në aspektin historik të tyre…

vijon nga numri i kaluar )

PJESE NGA PROCES-VERBALI I MBAJTUR NE KINE NGA AMBASADA SHQIPTARE DHE AUTORITETET KINEZE LIDHUR ME PERDHUNIMET…

Në uzinën Nr. 1, Kiço F.

1.Më 9 shtator në orën gjashtë të mbrëmjes ky ndodhesh i shtruar në spital, kur infermierja i pruri barnat ai e zuri me forcë dhe deshi ta shnderojë, por nuk ja arrijti dot qëllimit sado që e përsëriti.

I tha infermieres se ka shumë gra në repart që vijnë me mua, prandaj, s’ka gjë. Një ditë në rrugë zuri një punëtore dhe i tha: ose do më duahs mua ose unë do të vras ty.

2.Më 11 gusht në sallën e fiskulturës ftoj një punëtore të martuar të shëtiste, e zuri me forcë dhe e puthi sapo ra në kontakt me të.

3.Ky praktikant shpesh shan kamarjeret duke u thënë; e poshtër, e të tjera fjalë të ndyta. Kur e diktoj njëri nga përkthyesit ai fillo të flasë me praktikanët se përkthyesat kinezë janë spiunë dhe dëmtojnë miqësinë tonë me ata, kjo është një shpifje politike. Të gjithë kërkojnë që për të të merren masa serioze.

Kozma Sh. praktikant në uzinën Nr.1.

Ky shpesh nuk shkon në punë, ditën fle, me pretekst sëmundje, natën del e shëtit me gra. Në 1 gusht në rrugën Lankoi, gënjeu një grua me para.

Një ditë në fund të tetorit erdhi I pirë nga qyteti dhe në rrugë takoj një punëtore e zuri e i tha mos fol se unë e ti punojmë sëbashku në repartin 63. Deshi ta shnderoj, por ajo I shpëtoi nga duart. Në mëngjez ajo u ankua në drejtori dhe dy ditë nuk doli në turnin e natës.

Hilmi H. përkthyes në uzinën Nr.1.

Sillet keq me femrat, kthehet vonë dhe hyn nga muri në lokalin e fjetjes. Mban lidhje shpesh me gra të këqija. Në dans kryen akte vagabondazhi, përqafon punëtoret në dans dhe i shtërngon shumë, disavet u thotë se po të ishte në Shqipëri, do të martohesha me ty, kur gjen rezistencë nga vajzat e lë në mes të dansit dhe ikën.

Akoma më serioze është ngjarja që ai më datën 3 prill mblodhi rreth vetes 40 praktikantë dhe deshi të shkojë në dasne jashtë uzinës, duke kaluar nga muri hyri në sallën e dansit, ky gjest nuk është knform marrëveshjes që kemi bërë me shokun Sherko. Unë tha ai, do të shkruaj në familje se si është miqësia me kinezët që hidhemi nga muri për të shkuar në danse, ndërsa në Bashkimin Sovjetik ne na përshëndesin kudo.

Shpesh ky u flet me kapriciozitet përkthyesëve, si p.sh. në prill të këtij viti tha: neve këtu kryejmë praktikën dhe po na mësuat keq juve, shkon në burg. Kina është e varfër dhe harxhon shumë për industrinë e mbrojtjes, prandaj ka edhe vjedhsa. Ushqimin që hamë ne këtu, tek ne e hanë edhe ata të varfërit.              Unë në Bashkimin Sovjetik kisha shumë vajza. Kur të vinë specialistët kinezë tek ne, më mirë të mos vinë. Kur u nis Sh…në Shqipëri, ai tha se përkthyesit janë spiunë. Hilmiu pret në stacion të autobuzit dhe u kërkon vajzave të bukura që të shëtisin me të.

Shpesh ndodh mos respektim dhe mos besim nga ana e praktikanëteve. Akoma dhe një fakt tjetër që në uzinën Nr.1. që një praktikant donte të rrihte punëtorin kinez.

Më 1 gusht u organizua mbrëmje vallëzimi. Njëri nga praktikanët ftoi një punëtore për të kërcyer, por ajo me që desh të pushonte u ngrit dhe shkoi në një dhomë tjetër. Pas saj shkoj dhe një punëtor po në atë dhomë. Praktikanti duke menduar se punëtori që shkoj së bashku me të në dhomë e nxiti vajzën për të ikur, prandaj deshi ta godiste punëtorin kinez.

Përkthyesi Kristaq P. goditi njërin nga punëtorët kinez për shkak se punëtori kishte marrëdhënie jo të mira me një nga praktikanët e grupit ku ishte përkthyes Kristaqi. Punëtorët kinez deshën që ta rrihnin Kristaqin, por meqënse ky kërkoi falje nëpërmjet shefit të degës së IV-të dhe jo drejt për drejt punëtorit, prap ata e falën dhe nuk e goditën.

Në 9 korrik në festën e Uashtrisë Popullore të RPSH u organizua një mbrëmje vallëzimi. Meqënse të nesërmen punëtorët kishin punë dhe do të organizoheshin gara sportive, u propozua që mbrëmja do të vazhdonte deri në orën 17.00. Mirpo përgjegjësat kërkuan që të zgjatet koha e vallzimit jo vetëm deri në orën 10.00, por më tutje. Pikërisht pse nuk u zgjat vallzimi, praktikanët lanë në mes vallëzimit vajzat dhe ikën pse nuk iu plotësua dëshira e tyre.

Këto janë thyerje të etikës njerzore. Ditën tjetër praktikanët që mbeten për të fjetur në qytet, e hëngrën drekën pak më vonë, njëri nga praktikanët i nevrikosur e përplasi derën deri sa theu një figurë prej qelqi. Kur iu mbajtën paratë nga rroga këtij, ky u revoltua shumë.

Neve për ushqimin e mirë të praktikanëtëve kemi organizuar edhe mësim me guzhunjerët. Por ka pasur raste që njëri nga praktikantët zuri një mizë në sallë dhe me qëllim e hodhi në gjellë, por meqë miza ishte gjallë akoma, ky gjest u demaskua menjëherë, kjo prishi miqësinë tonë.

Në uzinën Nr.1 Thomai pa se punëtorja që ky kishte kontakte seksuale me të, po kërcente më të shoqin e saj, Thomai e pengoi burrin e punëtores menjëherë, ndërsa herën e dytë e diktuan gjithë punëtorët e tjerë dhe deshën që ta rrihnin.

Në garat e futbollit me universitetin e Cuan Cinit, kur skuadra e univesitetit shënoi golin, praktikanët nuk deshën që ta zinin (ta quanin, shënimi ynë), ndërsa kur topi ra në shtyllë të portës së tyre, deshën që ta konsideronin gol. Njëri nga praktikanët tha se studentët tuaj janë të dobët në fytyrë. Njëri bleu një pastë dhe e hodhi në rrugë për ta marrë fëmijët.

Për sigurimin e nevojave të praktikantëve është bërë gjithçka, por nganjëherë nuk ka, p.sh.nuk është siguruar marka e cigareve që donte njëri nga praktikantët, por këtij iu dha një markë tjetër cigaresh, ai e hodhi poshtë.

Këto raste kanë sjellë revolt në popull. Për praktikantët që kanë pasur lidhje me gra të martuara, burrat kanë përshtypje të këqija, dhe janë të revoltuar. Ka pasur dhe shprehje nga punëtorët se praktikantët nuk ngjajnë me shqiptarët heronjë, ashtu siç na është shpjeguar neve.

Disa nga populli qortojnë drejtuesa tanë për humbjen e ndjenjave nacionale, ndërsa internacionalizmin e konsiderojnë mbi të gjitha.

Disa mjeshtra janë shprehur se sikur të mos na edukonin udhëheqësat për një miqësi me shokët shqiptar, neve nuk do t’i kishim mësuar ose do t’i kishim rrahur.

1.Seriozisht dëmtohet autoriteti i PPSH-së dhe i popullit shqiptar.

2.Nëse neve nuk do t’i merrnim seriozisht këto çështje, ne do të mbetemi të izoluar nga masat për të prishur miqësinë ndërmjet kinës dhe Shqipërisë.

Pleniumi i 10 i Komitetit Qëndror i thirrjes së Tetë theksoi se populli është një dhe i pandarë me Partinë, pork a dhe armiq që nuk na duna ne.

Veçanërisht në Cun Cin që ka qenë edhe qyteti i dytë i Gomindanit, po të ketë të tilla ngjarje shkaktojnë konsekuenca më të këqia ndërmjet nesh.

Memorie.al

( vijon nesër )

2 komente në “Raporti për Enverin: Për praktikantët që kanë lidhje me gra të martuara, burrat kinezë kanë përshtypje të këqija, dhe janë të revoltuar. Ata thonë se s’ngjajnë me shqiptarët heronj , siç na thuhet….”

  1. shqip says:

    I kalove parashikimet o Kaloç . Dje ishe pak me i kujdesur ne fantazine tende . Sot e leshove pa duar . Po mire mo , ta zene se keto jane te verteta . Personat apo familjet qe preken direkte , mos jane gje objekt vetingu , apo objekt hetimi per krime ne kohen e diktatures ? Po ketu ka shkelje te privatesise te personave ne fjale . Ti do thuash qe s’ke permendur emra . Mjaftojne inicialet o kellire . Dhe ja ku familjet cenohen deri ne shperberje . Megjithese menyra e te treguarit nuk le vend per tu besuar , po ligjerishte keto jane shkekje hapur fare . Ti maskara , bashke me bastarde te tjere qe hyjne ne arkiva , nuk keni asnje te drejte te publikoni emra konkrete , deri ne momentin qe ata nuk jane ne proçes verifikimi per pastertine e figures . As qe e kam idene kush jane keta persona , e aq me teper te me interesojne . Po ketyre i lind e drejta ta hedhin ne gjyq kete kelliren dhe kellirat e tjera . Per te mos thene qe edhe drurin do ta kishin hallall .

  2. përkujdesje! says:

    Te shkretat keto kinezet, i paskan seksuar shqiptaret! Pse beheni budallenj, lere qe ashtu jeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje