Jari i kërkon Qim Pekës të fshijë intervistën e Metës, se ngjall panik me dorëheqjen

27 Shtator 2019, 20:44Antena TEMA

Pas publikimit të opinionit të Venecias mbi shkeljet kushtetuese të Ilir Metës, Jari i ka bërë një kërkesë urgjente Qim Pekës, të fshijë nga serveri deklaratën e Ilir Metës, që thotë se “nëse Venecia më nxjerr se kam shkelur Kushtetutën, unë do jap dorëheqjen.”

Në kërkesën e Jarit thuhet:

“I dashur Qim!

Është hera e dytë që shkakton panik brenda një jave.

Herën e pare me tërmetin, dakord, se na duhej të gjithëve të vinim në provë qeverinë a e përballonte dot panikun e popullit.

Kjo e dyta, edhe pse e ke bërë pa dashje, është e rëndë,  se ngjall panik në opozitë.

Deklarata e Ilir Metës se do japë dorëheqje nëse Komisioni i Venecias ja quan shkelje kushtetuese çdekretimin e 30 qershorit, duhet fshirë, pasi ngjall panik tek opozita.

Redaksia mund të kërkojë falje dhe mund ta justifikoni me faktin që Meta e ka bërë deklaratën nën peshën e emocioneve për tërmetin që kishte parashikuar, dhe duke menduar se opinioni i Vencias do jepej disa ditë pas tërmetit, ai ka menduar se nuk do të na kapë gjallë Venecia, dhe e ka bërë për burrëri.

Por ndërtimet tona rezistuan dhe ai tani duhet të përballet me këtë problem, që na prish shumë punë.

Ndaj të lutem, është mire ta heqësh dhe ta shpallësh fake news.

Pastaj ata që e përhapin, të mbajnë përgjegjësi vetë.

Ne do t’i kërkojmë Prokurorisë t’i ndalojë, siç ndaluan gazetarin tuaj për përhapje paniku në opozitë.

I juaji, Jari!”

1 komente në “Jari i kërkon Qim Pekës të fshijë intervistën e Metës, se ngjall panik me dorëheqjen”

  1. Vici says:

    Sali Berish, Ilir Met, Edi Ram apo Monika Kryemadh ?

    Mut qeni, mut lope, mut gomari apo kokerdhi ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje