Jari kritikon Erdoganin që nuk ndjek shembullin e Metës për tërmetet

26 Shtator 2019, 19:27Antena TEMA

Pas tërmetit të sotëm në Turqi, i cili ishte me të njëjtën fuqi si i yni, Jari gjeti rastin të tregojë dhe një herë largpamësinë e Metës në këtë fushë, duke fajësuar presidentin Erdogan:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Pasojat e sotme të tërmetit në Turqi, janë përgjegjësi direkte e presidentit Erdogan, i cili ndryshe nga presidenti ynë, nuk i merr seriozisht paralajmëruesit e tërmeteve, vetëm se ata janë grekë.

Duke qenë i verbër në urrejtjen ndaj Greqisë, presidenti Erdogan ka injoruar vazhdimisht sizmiologun grek kur ka folur për tërmetet, dhe mendon se ai mallkon Turqinë, kur thotë se do bien tërmete.

Ky qëndrim ka bërë që Erdogan të kapet në befasi nga tërmeti dhe të marrë më qafë zonën ku ra tërmeti.

Asnjë paralajmërim nuk është bërë nga Erdogani për tërmetin.

Asnjë portal i tij, apo gazetar i afërt i presidentit, siç është Çim Peka, nuk ka dhënë as orë dhe as ditë, kur do bjerë tërmeti.

Asnjë paralajmërim që të dalin nga shtëpia.

E gjithë kjo ka krijuar kaos dhe panik në Turqi, aq sa shumë turq kanë filluar të përkthejnë me Googel translate lajmet nga Shqipëria dhe qëndrimin e presidentit Meta, në rast tërmeti.

Kjo vjen nga fakti se Erdogani preferon Ramën dhe këshillat e tij, para Metës.

Por siç thotë populli ynë, kush shkon pas brumbullit, në plehra do përfundojë.

Ndaj dhe sot Erdgani është njeriu më i urryer në Turqi, se duke marrë mendtë e Ramës, injoroi paralajmërimet për tërmet dhe e la popullin rrugëve.

I juaji, Jari!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje