Majmunët në Parlament: Piktura e veçantë e vitit 2009 del në ankand, vlerësohet $2.5 mln

28 Shtator 2019, 12:45Bota TEMA

Një pikturë e Bansky me disa shimpanze të ulur në Parlamentin Britanik, në vendet e deputetëve  do të dalë në ankand javën tjetër, dhe pritet të shitet për një shifër prej rreth 2.5 milionë dollarësh.

Çmimi kaq i lartë nuk është vetëm për shkak të mesazhit të fortë që kjo pikturë përcjell, por edhe për shkak të artistit.

Bansky është një artist rrugësh, aktivist politik, regjisor filmash, anonim, i cili operon në Mbretërinë e Bashkuar. Piktura në fjalë që  mban titullin “Parlamenti i Transferuar” është plot 4 metra e lartë duke u bërë kështu edhe piktura më e madhe e artistit anoninim britanik.

Vepra ka marrë vëmendje mjaft të madhe gjatë kohëve të fundit, për shkak të problemeve që po has parlamenti me daljen nga Bashkimi Europian. Për këtë arsye, shtëpia e ankandeve ka vendosur që ta vlerësojë nga 1.84 deri në 2.46 milionë dollarë.

Ekspertët thonë se kjo vepër ka një vlerë të jashtëzakonshme sot, jo vetëm në Britaninë e Madhe por në të gjithë Europën. Një prej demokracive më të vjetra në botë po kthehet pas në kohë drejt sjelljeve tribale të kafshëve, thonë kritikët e artit. Vepra është e vitit 2009 dhe do të dalë në ankand ditën e Enjte, më 3 Tetor.(scan)

1 komente në “Majmunët në Parlament: Piktura e veçantë e vitit 2009 del në ankand, vlerësohet $2.5 mln”

  1. Se shpejti do vije dita qe edhe per kuvendin tone te dale ne ankand nje pikture jo me majmune por me ujqer dhe cakalle me dhembe te dale, qe kane shqyer shqiperine prej vitit 1924 deri sot, mendoj se do shitet disa milione dollare, se eshte ekzemplar i vecante se si keta ujqer vetem kane nxjerre dhembet jashte asnjehere nuk kane diskutuar per te cuar shqiperine sic e pershkruante samiu i madh shqiperia ……..cdo te behet, apo sentenca me disa fjele e te madhit konica “shqiptaret jane ujq per shqiptaret”, deri sa u largua duke share ne menyren me te thjeshte shqiperi………….., qe s’me kuptove asnjehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje