Shpopullimi nuk ndalet as me thirrje as me predikime

28 Shtator 2019, 11:47Blog TEMA

Nga Mentor Kikia 

Asnjë suprizë! Një studim i fundit i fondacionit Friedrich Ebert, tregonte se 300 mijë shqiptarë kanë në plan të largohen së shpejti nga vendi. Dhe se 40% e të rinjve e shikonin ikjen si mënyrën e vetme për të ndërtuar jetën e tyre.

Pas këtij raporti, presidenti Ilir Meta bëri thirrje për reagime emergjente. Ndërsa Dom Gjergj Meta, një nga të paktat mendje që përhap mirësi në çdo gjë që shkruan e flet, lutej që shqiptarët të mos i braktisin vatanet.
Por çfarë mund ti ktheje shqiptarët nga rruga e ikjes?

Situata aktuale është më e dëshpëruar se ajo në fllim të viteve ’90. Atëkohë ne ikëm, punuam dhe u kthyem e ndërtuam shtëpitë, investuam ku dhe sa mundëm… Ndërsa sot po iket duke i braktisuar ato shtëpi.

Sot shqiptarët nuk kërkojnë thjeshtë bukë, por kërkoijnë shpresën për të ndërtuar jetën e tyre dhe të fëmijëve.

Ndaj nuk mjaftojnë as thirrjet e as lutjet.

Së pari, shqiptarë kanë humbur besim tek klasa e tyre politike, e cila përbëhet më së shumti nga matrapazë, hajdutë, injoratë e së fundmi edhe karagjozë.

Ata nuk kanë më besim se me votën e tyre do të zgjedhin qeverinë që duan. Ata janë bindur se sido që të votojnë e këdo që të zgjedhin, njësoj do të vidhen.

Shqiptarët nuk duan më vetëm bukë, por duan standrad në shkollim, shëndetësi, mjedis, shërbime dhe mbi të gjitha në demokraci.

6 komente në “Shpopullimi nuk ndalet as me thirrje as me predikime”

  1. LABI says:

    vetem kur te zhduket kjo klas politik,atehere ndoshta shqipetaret do frenohen per te ikur,kur te ikin llumi,injoorantet,dhe te drejtojne intelektualet e vertet,poshte ps,pd,lsi dhe gjith shtojsat e tyre…

  2. SHKELZENI says:

    NUK KA LLOGJIKE TI THUASH TJETRIN MOS EMIGRO KUR FEMIJET E QYPIT PRÉSIDENT TE TRE JANE NE LONDER .
    NUK MUND TI THOSHE NJE MURATORI QENDRO NE SHQIPERI ME 2OO EURO KUR AI MUND TE PUNESOHET NE NORVÈGE ME 2500 EURO.
    EMIGRIMI ESHTE DICKA NORMALE NUK KA LIDHJE POLITIKA AS PATRIOTIZMI NJERIUN SHKON AJTE KU I INTERESON

  3. Loni says:

    Rama vrau shpresen…coc prisnim por paskemi qene budallenj….normalisht duhet ta mendonin qe nga nje si ai smund te presesh gje te mire…..Luli nuk ngjela shprese..u dogj we ne 2011…ndaj ikin njerezit. Njoh njerez me leke e mend qe po ikin.

  4. mik says:

    Tesh 2000 vjet kemi qene viktima te rrethanave, gjithmone t’pushtum prej dikuj. Kjo dmth qe me dhjetra gjenerata Shqiptaret jane rrit dhe kan organizu jeten nen urdherat e dikuj tjeter. Pretendohet qe historia e jone asht e lavdishme !! Se si mund te fitohet lavdia duke qene i pushtuar gjate gjith historise tone, nuk e kuptoj !! Ne historin tone nuk thuhet qe kena pushtu kend, por gjithmone te pushtum prej dikuj. Nuk kan lan gja pa ba mbi ne’, e jo vetem te huajt, por edhe tanet, e nganjihere ma shume keto tanet.
    Atehere, i rritur me frige e gjithmone i poshtnum, me nje mungese te theksume kurajoje per me u perballu me t’keqen, ku duhet me e marr na ate force me perballu tundimin mos me ik, kur na rrespektojme dhe duam ma fort te huajin se tonin ?

  5. $ & % says:

    Jam i një mendimi me Mentorin. Gjendja e mjeruar ekonomike e shumicës së shqiptarëve, të cilën mosha vitale për punë e ndjejnë shumë më tepër, është një FAKTOR OBJEKTIV që nuk ka forcë ta kundërshtojë, sepse lidhet me nevojat materiale jetike. Politikanët e pasuruar në mënyrë kriminale jo vetëm bëjnë demagogji kur bëjnë thirrje apo akuza kundër ikjes, por ata shprehin edhe një nevojë të vetën për argatë në të keqpaguar në bizneset e tyre. Mirëpo çdo shqiptar mbetet i lirë në të drejtën e vet për ta shitur sa më shtrenjtë krahun e punës.

  6. AC/DC says:

    Padiskutim populli albanistanas eshte i mrekulleshem,fantastik puntor,me dinjitet,krenar(idhjere po s’prish pune)po fajin gjithone e ka dikush tjeter,dhe n.q.s s’ka tjeter e kane politikanet, a thua sikur keta nuk jane te zgjedhurit por te deleguar nga ndonje planet tjeter.Pellazgo-iliro-albano-sunite te fundit ne Europe(po te ishin ne Afrike prape te fundit do ishin) te zhytur ne mut por me ballin lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje