Pemët e Europës po zhduken. Ky është verdikti i një studimi të detajuar mbi 15 mijë specie të ndryshme bimësh dhe kafshësh që ndodhen vetëm në kontinentin tonë.
Sipas studimit të International Union for Conservation of Nature (IUCN) të shpërndarë ditën e djeshme në Gjenevë, 58% e specieve të studiuara të pemëve janë në rrezik konkret për zhdukje.
Një nga speciet që më mirë simbolizon këtë gjendje të mjeruar sipas raportit është gështenja e egër, ose siç njihet më mirë në popull, “gështenja e kalit”. Pema madhështore, që arrin lartësinë 30 metrave, ka origjinën e saj pikërisht në Ballkanin jugor, në veçanti Shqipëri, Maqedoni, Greqi dhe Bullgari.
Pema që ka shoqëruar ndër mijëra vjeçarë zhvillimin e popujve që banojnë këtë zonë qysh nga fillimi i qytetërimit, sot po zhduket nga një parazit që godet vetëm këtë specie, por edhe nga zjarret, ndërtimi pa kriter dhe turizmi masiv.
Gjithmonë sipas studimit, rreth 600 specie bimësh janë zhdukur në Europë gjatë 250 viteve të fundit.
Në gjendje më të mirë nuk janë as gjallesat e tjera. Gjysma e gëmushave dhe 25% e molusqeve janë edhe ato të rrezikuara seriozisht.
NE SHQIPERI JANE ZHDUKUR PEME FRUTORE SHUM TE PREFERUARA NGA PUBLIKU SI DARDHET QE FLITESHIN ME EMRAT, SHOLLJE, BISHTEL, KUQEL, GUSHTJARE EDHE QERSHIA ESHTE RRALUAR. ATY JANE ZHDUKUR EDHE BAGETI TE IMTA SI DELJA E DHIA E VENDIT JAN ZEVENDESUAR ME DELEN RUDE E DHI NUK DIHET NGA I KAN SJELL POR QUMESHTI DHE MISHI NUK KANE SHIJEN E ATYRE TE VENDIT.
Kush e ka thene qe geshtenja e eger eshte geshtenja e kalit?.Kjo eshte nje idiotesi.Geshtenja e eger quhet Castanea sativa ndersa ajo e kalit Aesculus hipocastanum dhe vjen nga India.Ne Shqiperi eshte bime ekzotike ndersa geshtenja e eger ka nje zone te tere fitoklimatike ne vendin tone qe quhet zona castanetum.Hidhini nje sy librave para se te shkruani ose pyesni ekspertet e fushes nese ka ende ndonje.
Edhe nje sqarim:Tek ne bima e jetes quhet Rrapi(platanus orientalis) dhe bima e vdekjes quhet Selvia(cupresus sempervirens).Nen hijen e nje rrapi mund te mblidhen 200 burra dhe gara ne kuvend nderkohe qe nen hijen e selvise(ciparizes)vetem nje vete ne varr.Nderkohe aresyeja perse mbillet selvia ne varreza eshte sepse nuk ka rrenje anesore qe te demtoje varrin por vetem boshtore.