Tirana së shpejti me një pistë garash sportive: Krijohet Auto-Moto Parku i parë shqiptar

28 Shtator 2019, 09:27Sociale TEMA

Tirana do të ketë pas pak kohësh një pistë garash shpejtësie.

Kjo njoftohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Sipas DPSHTRR, në sektorin e automotorizimit do të investohet edhe për një park me pistë testimi e eventesh ngarjeje sportive, një zonë e dedikuar për aktivitetet auto-moto në kushte më të sigurta e me infrastrukturë adapte.

Auto-Moto Parku i parë shqiptar, profesional e zyrtar pritet të hapet në zonën e Rinasit.

“Komuniteti i të apasionuarve për xhiro të shpejta, minigara, drags e drifts, show e festa apo panaire e festivale auto-moto meriton hapësirat e duhura të ushtrimit që s’garantohen dot pa ndihmën e shtetit!

Kjo nismë është marrë kryesisht për sigurinë rrugore pasi talentet e rinj që kanë pasion këtë fushë nuk kanë rrugët  si alternativë të vetme”, bën me dije Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor.

1 komente në “Tirana së shpejti me një pistë garash sportive: Krijohet Auto-Moto Parku i parë shqiptar”

  1. Taraboshi says:

    Shume bukur.Te gjitha i keni vene te terezi si tramvain neper Tirane .Hekurudhen Tirane Durres Rinas Stacionin e trenit.Ku jemi i vetmi kryeqytet ne bote qe nuk ka tramvaj.as stacion treni.Ku shtetet e tjera kane edhe 2 shekuj qe e kane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje