Nga sulmet e Rusisë në Siri kanë humbur jetën 6.686 civilë

29 Shtator 2019, 14:11Bota TEMA

Nga intervenimi i Rusisë në Siri, aleati më i madh i regjimit të Bashar al-Assadit, kaluan katër vite. Nga sulmet e Rusisë, humbën jetën 6.686 civilë, ndërsa miliona mbetën pa shtëpi.

Një nga pikat më të rëndësishme që ktheu rrjedhën e luftës civile në Siri, që filloi në vitin 2011, në favor të regjimit të Asadit, ishte intervenimi ushtarak i Rusisë.

Me arsyetimin e luftimit me organizatën terroriste DEASH, më 30 shtator 2015 Rusia filloi sulme ajrore në Siri, ndërsa mbështetjen ndaj regjimit e zgjeroi me kalimin e kohës.

Regjimi i Asadit ktheu përsëri pjesën e madhe të zonave që i kishte humbur kundrejt opozitarëve me ndihmën e forcave speciale ruse dhe mercenarëve.

Ndikimi i pranisë ushtarake të Rusisë për herë të parë në mënyrë të dukshme u vërejt në fund të vitit 2016 kur qendra e qytetit të Halepit kaloi nën duart e regjimit.

Atë kohë pjesa lindore e qendrës së qytetit e cila ishte nën kontrollën e opozitarëve ushtarakë, kishin kaluar në duart e regjimit pas sulmeve intensive të regjimit dhe Rusisë.

Forcat e regjimit, ashtu si në Halep, edhe rajonet nën kontrollin e opozitarëve në kryeqytetin Damask dhe në qytetet Homs, Daraa dhe Kuneytra, i rifituan me ndihmën e rusëve.

Sipas matjeve të AA-së në hartat, regjimi i Asadit arriti të sundojë rreth 60 për qind të territorit në vend.

– Vdiqën civilë, u zhvendosën, u shkatërruan vendbanimet

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) në raportin special të përgatitur për Anadolu Agency (AA) në lidhje me intervenimin e Rusisë, njoftoi se që nga 30 shtatori i vitit 2015, nga sulmet e Rusisë kanë humbur jetën të paktën 6.686 civilë prej të cilëve 908 gra, 1.928 fëmijë.

Burimet lokalet tërheqin vëmendjen se kjo shifër përfshin vetëm ato që janë identifikuar, ndërsa bilanci i vërtetë është shumë më i madh.

Në vitin e parë të intervenimit rus humbën jetën 3.734 civilë, në vitin e dyte 1.547 civilë, në vitin e tretë 958 ndërsa në vitin e katërt 447 civilë.

Avionët luftarakë 201 herë shënjestruan shkollat, 190 herë qendrat shëndetësore, 56 herë tregjet, ndërsa gjithsej 1.083 herë vendet e banuara.

Në sulmet e regjimit të mbështetur nga Rusia, 3,3 milionë civilë u zhvendosën.

Në raportin të cilën sulmet me të paktën pesë viktima ishin kualifikuar si “masakra”, Rusia në Siri brenda katër viteve kreu 335 masakra.

– Intervenoi edhe nga toka

Rusia, në rajonet të cilat regjimi i kishte rrethuar dhe zhvillonte bombardime intensive, zhvilloi negociata me përfaqësues të opozitarëve në emër të regjimit.

Në këtë kuadër, opozitarët ushtarakë u tërhoqën nga rajonet të cilat i kontrollonin si Halepi, Damasku, Homsi, Daraa dhe Kuneytra, ndërsa me pjesën më të madhe të civilëve që jetonin nën mbikëqyrjen e tyre u zhvendosën në pjesët veriore të vendit.

Rusia në periudhën e fundit, e mbështeti regjimin e Asadit, që shkel marrëveshjet e Astanas në Idlib duke zhvilluar opoeracione tokësore, me ushtarët e saj.

Në këtë mënyrë shumë vendbanime në jug të Zonës së Deeskalimit të Idlibit kaluan nën kontrollën e regjimit.

1 komente në “Nga sulmet e Rusisë në Siri kanë humbur jetën 6.686 civilë”

  1. Spartakos Thrakiotis says:

    Sa propagandë e fëlliqur anti Ruse dhe anti realiste. “Për çdo gjë të keqe që ndodh në botë fajtore është Russia”Përse nuk na flasin për “Pranverën Arabe” kush e organizojë? në Irak, Libi, Siri dhe Egjipt që nuk u doli siç kishin hartuar ata. Kush ka interesa në pasurite nëntokësore (nafta) që kanë këto vende? Russia gjeti rastin kur u cenua Siria aleat i Moskës që në epokën e BRSS, pasi u kërkoi ndihmë presidenti I ligjshëm i Sirisë futi këmbët dhe nuk i lëvizë me qe aty askush. Sa për vrasjet e e njerëzve të thjeshtë dhe të pa armatosur “aksidente” që i quajnë disa, dhe jo krime lufte simbas tyre,ato që janë kryer nga ushtria e Rusisë janë të ndëshkueshme ndërsa ato që bëri NATO në ne Kosove dhe Serbi kur bombardonte zetora, autobusë, kamiona me të cilat udhëtonin njerëz që të shpëtojnë nga lufta janë të justifikueshme dhe të pa dënueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje