Fatos Tarifa: Nga se rrezikohet vërtet Agron Tufa

30 Shtator 2019, 09:18Blog TEMA

Fatos Tarifa ka bërë një shkrim, për të komentuar denoncimin e Agron Tufës, që thotë se e kanë kërcënuar me vdekje.

Tarifa shkruan për Dita, se nuk kemi të bëjmë me një kërcënim real dhe se Tufa rrezikohet nga tjetër gjë.

Ja çfarë shkruan Tarifa

Lexova me vëmendje një njoftim nga z. Agron Tufa, të cilin ai e konsideron si një “kërcënim me vdekje” për të dhe për një avokatin e tij dhe që një blog, ia servir publikut po si të tillë, nën okelion: “Kërcënohet me vdekje Agron Tufa”, pa e verifikuar pretendimin e z. Tufa dhe pa mbajtur asnjë lloj qëndrimi kritik ndaj këtij “lajmi”.

Një analizë e vëmendshme e tekstit dëshmon se në mesazhin “kërcënues”, cilido qoftë autori ose autorja e tij, nuk gjen asnjë lloj kërcënimi me vdekje, që do të mund të konsiderohej, në mënyrë të justifikuar realisht i tillë, pra kërcënim për t’i marrë jetën z. Tufa apo avokatit të tij.

Gjuha e përdorur në atë mesazh, të cilin Tufa nuk na thotë nëse është anonim apo ka një autor të deklaruar, është shumë e ashpër dhe e padobishme në kuadër të debatit mbi një çështje shumë të rëndësishme në kohën tonë, siç është qëndrimi ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, ndaj vlerave të saj të pamohueshme, dhe ndaj atyre dhjetëra mijëra dëshmorëve që dhanë jetën (dhe veteranëve të sotëm që e rrezikuan jetën) e tyre për çlirimin e vendit.

Gjuha e përdorur në atë mesazh është vërtet inflamatore, ofensive dhe e pakëshillueshme për këdo që dëshiron t’i kontribuojë në mënyrë konstruktive këtij debati të rëndësishëm.

Por unë, atë mesazh e lexoj si një reagim të nervozuar të një individi të izoluar, por thellësisht të indinjuar, siç janë të indinjuar një masë shumë e gjerë njerëzish, veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, bij e bija dhe familje të dëshmorëve të asaj lufte të lavdishme, si dhe mijëra njerëz mendjehapur, që e kundërshtojnë filozofinë e Tufës & Co. dhe të “institutit” që ai drejton.

Këta njerëz, ndër të cilët bën pjesë edhe autori i këtyre radhëve, djalë i një veterani të nderuar të asaj Lufte të madhe, kërkojnë të mbrojnë vlerat e pamohueshme të saj.

Nëse z. Tufa do të kishte sado pak integritet moral e profesional për të dokumentuar krimet e partizanëve shqiptarë, ai do të duhej më parë të kishte dhënë dorëheqjen nga posti që mban në krye të atij “instituti” dhe nga grada “doktor” i shkencës, “fituar” përmes vjedhjes—së provuar përtej çdo dyshimi dhe të denoncuar publikisht)—të krijimtarisë së studiuesve të tjerë, çka përbën skandalin më të madh deri më sot në jetën akademike të këtij vendi.

Një plagjiaturë 100 për qind nga individi, të cilit i është besuar të zbardhë “të vërtetat” e krimeve të komunizmit (jo të Luftës më të lavdishme të popullit tonë dhe të atyre që e bënë dhe e fituan atë luftë).

Z. Tufa duket se nuk mund të bëjë dot pa qenë në qendër të vëmendjes publike. Me çdo kusht. Edhe atëherë kur mbi të rëndojnë e bëhen publikisht të njohura e të provuara akuzat për vjedhje të pronësisë intelektuale, një krim ky i dënueshëm nga ligjet e këtij vendi.

Publikimi prej Agron Tufës i një kërcënimi “phony” me vdekje ndaj tij dhe ndaj avokatit të tij ka pikërisht këtë synim—damage control—të mund të zhvendosë vëmendjen e publikut dhe të autoriteteve nga krimi i tij intelektual te një rrezik i paqenë për të, që vjen nga një kërcënim i paqenë ndaj tij.

Që ne të vazhdojmë të merremi me z. Tufa jo si me një njeri që ka kryer një veprim të padenjë, të turpshëm, të kundërligjshëm e të dënueshëm, por si me një qytetar “në rrezik”, jeta e të cilit qenka e kërcënuar dhe, prandaj, ai duhet të mbrohet nga shteti e jo të dënohet prej tij për vjedhjen që ka kryer!

A ia vlen vallë një individ si Agron Tufa të ketë vëmendjen tonë? Autorin e këtyre radhëve dhe katër individë të tjerë të nderuar—mjekun e njohur Sabit Brokaj, deputetin socialist Spartak Braho, poetin Arben Duka dhe diplomatin Shaqir Vukaj, si dhe redaksinë e gazetës Dita— Agron Tufa i ka akuzuar për shpifje ndaj personit të tij.

Çështja është në gjyq, por gjykimi i saj nuk përbën një preokupim serioz për asnjërin prej nesh, të akuzuarit që mbrojmë Luftën e madhe Nacionalçlirimtare të popullit tonë.

E vërteta historike nuk mund të zhbëhet dhe as të mohohet nga falsifikatorë profesionistë, njerëz që fshehin plagjiarizmin e tyre, të cilët i gënjen mendja se duke denoncuar një “kërcënim me vdekje”, si ky që na servir z. Tufa, i viktimizuari, do të fitojnë ndonjëfarë simpatie në publik, ose, siç shpreson ai, publiku i gjerë do ia harrojë, ose do ia falë vjedhjen e pashoq të pronës intelektuale të të tjerëve.

Mjaft me të tilla këmbana të rreme alarmi për “kërcënime me vdekje”. Edhe pse gjuha e atij mesazhi është, siç thashë më sipër, inflamatore dhe tepër ofensive, indinjata njerëzore që duket se e ka motivuar atë nuk është kërcënim.

Cilido njeri me pak aftësi të analizojë përmbajtjen e një teksti e kupton këtë.

11 komente në “Fatos Tarifa: Nga se rrezikohet vërtet Agron Tufa”

  1. Neritan says:

    Sakte dhe qarte!
    Sikur te ishin ne kete nivel te gjitha shkrimet qe po na zene syte neper portale…!

  2. Shkodrani says:

    Kjo eshte vertet o komunist 100 karat se agron tufa ju thot te verteten ne sy ju e dini kto gjana edhe kakarisni lart e posht ju bij bushtrash qe mbani peng kte komb nga 1945 e deri me tash ju pushtat e kuq besoj se edhe pak kohe fara juaj do zhduket edhe per luften qe thoni ju a spartak kurva krye hetusi i kuq apo sabit kurva nuk e bene komunistet o pisa por populli i thjesht edhe intelktualet e ndershem e ju pisa komuniste me ndihmen e titos moret pushtetin edhe bote ata cka di historia reale e jo ato brockulla qe flisni ju shum trima partizane e balliste qe luftuan ne luften e dyte botnore me pas i vrane pas shpine u burgosen u internuan e cfare nuk pesoj ky popull nga ju e keni kurajo me fol ju per lufte ju vecse jeni pervetsues te historise por tash njerzit si ju si spartak braho sali berisha nano meta rama basha te gjith jeni kelyshat e tyre te kuq prandaj zoti vonon por nuk haron hajde tung posht pushtat e kuq rrofte demokracia reale ne eu e usa

  3. samiu says:

    Ka dal si mode ne Shqiperi qe; per te mare nje azil te sigurte ne vendet europiane apo ne Amerike, kane filluar njerezit te qellojne me kallashnikov deren e shtepise tyre ose po me kercenojne po perse, se ndoshta te ha bytha kur prek ndonjerin ne karakter apo ne familje. Nese ka nje kercenim te tille, vete ky palla Agron e di se nga i vjen, keshtu qe denoncimin mund ta beje me emer e fis. Mos te rreje mendja se po luan kukamshehti per te mare sigurine e strehimit politik. Po e ben Meta, dhe spo ja ndjejn nderkombetareve e as njerit ne bote. Ju flisni per komunizmin por veset e komunizmit i keni ne gen.

  4. ta says:

    keto shkrime jane si fleterrufete e enverit dhe nje e ngjit te tema tjetri ne gazete tjeter,jane per te kaluar kohen…….

  5. mik says:

    Autori mundohet me fsheh krimet e luftes NC nen cadren e patriotizmit.
    Ato cka autori thote per Agron Tufen nuk qendrojne. Pse, do ishte Agron Tufa aty ku asht sot sikur te ishin te verteta pretendimet e autorit ?!
    Te gjith e dime se cka ndodhi ne ate lufte dhe mbas saj, dhe kush e udhehoqi.
    Komentuesi Shkodrani i thote te gjitha me100% saktesi, pervec fjalorit qe nuk asht i nevojshem, edhe pse asht i justifikueshem.

  6. Antitrust says:

    Ik mor shkerdhat komunist islamist erdoganist shko vidh ndonje gjo ne amerike njeri ordiner

  7. VL says:

    Shkrim i dobet dhe kontradiktor, plote helm dhe vrere……imagjino! i shkruar nga nje profesor

  8. TIRONA says:

    Haram emri shkodran,agron tufa ishstudent iBRSS,tani pa moral dridhet per te gelltitur nje corbe.Por ti mos ngatero komunistet me Vojo Kushin,3 heronjt e shkodres me Perlat Rexhepin.Por ne je burre thuaj cili shkodran e vrau trendafilin e demokracise Arben Broci !

  9. Një luftë si gjithë të tjerat says:

    Ore shoku Tarifa, mund ti thuash xhaxhait ti, të kam rixha, se çfarë paska të ndryshme kjo lufta e fundit nga ato që ka bërë gjatë gjithë historisë së tij mijravjeçare ky popull? Apo e bënë të rëndësishme fakti që në të ka marrë pjesë Sevua, dhe që sot për këtë fakt mburret i biri, duke e tundur e shkundur pjesmarrjen e babajt si një çertifikatë patriotike. Por të paktën Sevua e mburr luftën, se në ’44-trën e solli në pushtet dhe e glorifikoi në mënyrë konstante, të përvitshme, për të vetmen arsye,që të qëndronte përjetsisht në pushtet. Po ky i biri përse e bënë? Apo dhe ky për të qenë dhe siguruar edhe sot të mirat që burojnë nga pushteti.
    Se sa patriotë jeni ju komunistët, këtë e di sot i madh e i vogël. Patriot pa atdhe, vetëm juve dhe myslimanët ka parë historia shoku Tarifa.Por fajtor është Edi Rama, që nuk u heq pensionin për pjesmarrje në luftë pasardhësve. Sepse pjesmarrësve direkt nuk ka pse ua heq. Tek e fundit ata pak që kanë mbetur e meritojnë deri ditën që do largohen nga kjo jetë. Ndaj mendoj, Rama duhet ta mbylli me ligj gjithçka ka lidhje me atë luftë dhe ashtu si gjithë simotrat e saj të zhvilluara në shekuj, ti përkasë historisë. E di që kjo politikisht është e vështirë, sepse atij i duhen vota, por ta bëjë zëmrën gur dhe ti jap fund kësaj marrëzie përçarse.Dhe të mos na çani më trapin me bla-bla-bla, se ju ka ngelur mëndja gjithë jetën tek dyfeku. Idiotër!

  10. Star says:

    Kush eshte ky agron qe hedh balte mbi gjithcka.
    Ky nuk e njej historine. Njeri me mllefe dhe frikacak.Duan ta vrasin !! Kush?
    Cjane keto pseudoshkrimtar politik te endokrinuar me idologji antivlera..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje