Nga Dritan Hila
Tej emocioneve dhe reagimeve që solli fjalimi i Gretës në OKB, për mua më shumë u bë shkas që të hedh disa rreshta, sesi e shikoj çështjen e ambientit.
Nuk hyj tek ambientalistët e thekur, por nuk mendoj se tashmë që po i afrohemi si planet 8 miliardshit të humanoidëve, mund të livadhisim e shfrytezojmë natyrën pa kriter.
Nuk ndaj kendveshtrim katastrofik të ambientalistëve të sotëm, përndryshe siç thotë një nga shkencëtarët më të mëdhenj të ambientit Jarred Diamond, nuk do kisha bërë fëmijë. Dhe as une nuk do kisha sjellë në jetë një vajzë. Por nuk mendoj se tashmë produktet tona, plehrat apo vazhdimësia e rracës njerëzore mund t’i lihen rastësisë.
Dëshiroj të jep një shpjegim për ambientalistët dhe kauzen e tyre, aq sa mund të jepet në pak rreshta, pasi më shumë sesa çështje biologësh dhe inxhinierësh, ky është problem ekonomik.
Më pamje shkencore, ambientalizmi, siç shfaqet sot, është një derivat i populizmit që e kanë përqafuar liberalët dhe të majtët. Më shumë sesa mbështetur në shkencë duke marre disa të dhëna prej saj, spekulon me shkencën.
Gjithsesi futemi në temë.
Që të ruash standartin e jetesës së një popullsie të caktuar apo ta rrisësh këtë standart, duhet të shtosh prodhimin. Njëkohësisht duhet të përballosh plakjen e popullsisë por jo vetëm kaq. Me rritjen e moshës rriten në mënyrë eksponenciale shpenzimet për mjekësinë.
Statistikisht, që një shoqëri të ruaje standartin e jetesës, një çift duhet të ketë një raport lindjeje 2 me 2.1 në rang kombëtar. Pra në çdo 10 çifte që lindin dy fëmijë, njëri duhet të lindë tre.
Por në shoqeritë e zhvilluara as që bëhet fjalë. Jemi diku poshtë 1.8 fëmijë për çift.
Momentalisht është zgjidhur nëpërmjet emigracionit. Duan apo jo, në këtë stad të teknologjisë, perëndimi do vazhdojë të thithë emigrantë.
Aq më i nevojshëm bëhet numri i lartë i fëmijëve në vendet e prapambetura, ku fuqia e krahut është baza motorike e ekonomisë; apo në ato që synojne zhvillimin por nuk kanë ende teknologjitë e nevojshme. Shembull është Turqia, ku hera herës udheheqësi i saj bën thirrje për rritjen e lindjeve. Dhe nuk i do për ushtarë, por më shumë si krahë pune.
Vetë Kina e njohur për politikat e saj infanticide, ka rilejuar lindjen e pakontrolluar. Për mos folur për Indinë dhe Afrikën.
Rritja e popullsisë sjell rritjen e konsumit. Rritja e konsumit sjell rritjen e shfrytëzimit të lëndëve të para dhe shtimin e mbeturinave që duhet të përpunohen.
Mund të ishte rrugë për ruajtjen e mjedisit siç pretendon Greta, dhe sponsoret e saj reduktimi i CO2 në atmosferë, por siç thote Fareed Zakharia, që vetëm si i djathtë nuk njihet, “perpiqu t’i shpjegosh një indiani apo kinezi se pse nuk duhet të prodhojë çelik, i cili kërkon karbon që ndot ambientin, që të kete edhe ai një makinë si çdo amerikan”.
Atëherë si dilet nga ky rreth vicioz, ku rritja e nivelit të jetesës kërkon rritjen e popullsisë dhe rritja e popullsisë kërkon rritjen e produkteve bujqësore, dhe shfrytezimin intesiv të rezervave natyrore që fundja nuk janë pa limit. Dhe këto prodhojnë mbeturina që helmojne ujin dhe tokën, mbeturina që sa vënë dhe shumohen. Personalisht, me zë frika sa shishe plastike dhe mbeturina ushqimore prodhon në ditë vetëm familja ime me tre veta!
Ka një zgjidhje. Është teknologjia. Ose më saktë robotizimi i saj. Vetëm robotizimi i industrisë, shërbimeve dhe jetës së përditeshme, do të sjellë që shoqëria mos të ketë nevojë për shumim të popullsisë. Robotët në fabrika; robotët në pastrimin e qyteteve; robotet në spitale; robotët kudo ku kërkohet fuqi e pakualifikuar, mund të sjellë frenimin e rritjes së popullsisë dhe njekohësisht rritjen e mirëqënies.
Ndaj rritja e standartit dhe eksportimi i teknologjive moderne në vendet e botës së trete, do të sjellë uljen e lindshmërisë edhe aty, duke sjellë që planetit t’i ulet presioni nga humanët. Kur mendon që në vitin 1900 ishim 1.5 miliardë dhe për pak vite do shkojmë 8 miliardë, të zë frika. Kjo e bën urgjente investimin në teknologji.
Ndaj ambientalistët në vend se të protestonin per nje kauzë qorre si ndotja globale, do bënin mirë të kërkonin me këmbengulje rritjen drastike të buxheteve për arsimin dhe kërkimin shkencor.
Dhe gjithashtu, por kjo sa për kuriozitet, të kërkonin uljen e numrit të lopëve dhe gjedhëve të trasha, të cilat jo vetëm zënë sipërfaqet më të medha të tokave bujqësore me ushqimin e tyre, por janë edhe kontribueset më të mëdha neë planet për zmadhimin e vrimës së Ozonit. Sepse gazrat e tyre, prodhojnë më shumë metan sesa gjithë fabrikat e botës. Ndaj fjalimi i Gretës do kishte sens nëse kërkontë të paktën uljen e numrit të lopëve dhe njerezve që konsumojnë byfteket. Nese nuk ka kërkuar këtë, i kam kursyer vetes kohë që nuk e dëgjova./dritare.net
Mua me ze frika me shume kur lexoj kshu artikujsh pa sens. Vertet i keni kursyer kohe vetes duke mos degjuar Greten por mua kush ma rijep kohen qe shpenzova per te lexuar kte pacavure? Vija logjike e diskursit eshte tipike e nje instikti egoist qe kerkon te gjej zgjidhje me kushtin e vetem qe mireqenia e tij te mos cenohet. Sigurisht qe problemi eshte teresisht politik dhe ekonomik por afatet jane bere teper shtrenguese. Nese do vazhdojme kte lojen kukafshehti si planet, shanset per mbijetese (te jo me larg se 3 brezave me pas) jane po aq te larta sa te hidhesh nga tarraca e pallatit me shpresen se po te pret nje trampoline gjigande. Ku i dihet? Per sa kohe ka i probabilitet te vogel, le te ngrofemi te oxhaku dhe te presim te vij ajo dite.
Shkrim idiot I Hilës I tipit te njohur tashme në Shqiperi – si shkrim pordhac e pseudo-intellectual.
Hila nuk merr mundimin te shpjegoje sesi robotizimi do te zgjidh ndotjen e planetit dhe mbipopullimin!!!!!!
Apo hajde se po them diçka edhe unë qe te duket disi kunder rrymës dhe e veçantë.
Edhe qendrimi I turpshëm kundër kesaj vajze kurajoze që has në median dhe forumet e molepsura shqiptare tregon nivelin skandaloz/prehistorik qe ekziston në Shqiperi dhe mes shqiptareve në pergjithesi lidhur me çdo debat te rendesishem qe shqeteson boten sot. Jo me kot shqiptaret në amerike dhe europe Jane nder grupet me konservatore dhe antiprogresiste qe mund të hasesh- shumica e shqiptareve p.sh mbeshtesin paturpesisht Trumpin dhe ekstremin e dhathtë në Europe – edhe kur kjo ju prek interesat e tyre baze ekonomike dhe te se drejtes. Emigrant shqiptar qe s’kane dokumenta por qe mbeshtesin me pathos qendrimet kunder emigranteve te qeverise Trump eshte një nga keta shembuj- vetem sepse ata urrejne me shume emigrantet e ngjashem me ta por qe Jane Latin apo te ndonje ngjyre tjeter. Dhe kjo mund të shojegohet veç me injorancen e thelle- injorance qe na e paraqet ketu edhe pseudo-intellektuali Hila
Cke me shqiptaret?
Latinet në 2016 votuan masivisht pro Trumpit dhe e di perse?
Sepse qeverite amerikane para Trumpit kane perkrahur pikerisht ata lidere në Ameriken Latine,qe I kane bere keta te emigrojne.
E njejta gje me Portorikanet qe votuan masivisht pro republikaneve në zgjedhjet ne Florida.
Shqiptaret qe kane votuar per Trumpin,kane votuar njesoj si gjithe amerikanet e tjere.
Shqiptaret nuk jane me emigrante,por jane te gjithe te sistemuar me dokumenta.
Keshtu qe mos na bej moral ti .
Shqiptaret do te votojne per ke tju doje qefi dhe xhepi i tyre.
Ti Qenke idiot mor dallkauk. Emogrant nuk të bejne dokumetat mor kafshe ri-pertypse. Eshte e turpshme që si emigrant pastaj të kerkosh tu heqesh kete të drejte të tjereve. Verem ultra-right racistet mendojne e flasin si ty.
Sa per ate se kush ka votuar per Trump – me mire pyet Putinin dhe “deplorable” si ty!! so long o Lope
So long o Lope
ketij kaushit D Hilacakut ja shkruan rudina artikujt se vet smerr vesh fare
eh mer taj ,
sikur te keshen dit kopanet shqipcare ,
se Bota ka pas arrit ne superprodhime
dhe mundej prej kohesh te perballonte me gjithcka
cdo artikull ushqimore e veshmbathje edhe nji popullsi sa dyfishi i asaj qe
ka kjo bote sot !
Vetem me ato tonelata qe kalben magazinave sot e asgjesohen ose hidhen posht
si gjasme te skaduara ose dala jasht afati ,
ka aq shume sa te jetonte nji planete tjeter ,
me lope dhe bajga stanit .
Ata qe medoje per te radhmen e femijeve te tyre mendoje me seriozishte
ne Kauzen Ambjentale e uk merren me nji femije e xhestet e saja
Greta eshte me probleme mendore dhe po perdoret nga fuqi te medha per te kontrolluar popullaten dele.
Sa mbrapa qe jeni ju analistat e albanistanit
Jo detar eshte autiste jo me sindroma te tjera. Por ti si njeri shume i lexuar duhet ta dije kete gje.
Ajo eshte biles inteligjente mbi normalen.
Nuk e di pse merret ajo vajze si referim, edhe pse kishte te drejte !! Mosha e saj nuk ka pjekuri intelektuale me perceptu boten per rreth. Ajo ishte vetem aktore qe per cudi aktroi shume mire.
Me sa duket te mungon ty aftësia intelektuale,
Persa i përket asaj, e percepton qe çke me të.
Gjithmone nga ana e titullit mendova se si kaqe hapur media e majte ( e Sorros) ne Shqipereri diskretiton Greten. Sigurisht se shpejti Gretes do i dali boja, do ja pijne lengun duke e shtrydhur si lejmon. Keshtu shfrytezohen te gjithe te famshmit e majte. Por artikulli nqs e e lexon me vemendje e jep spjegimin. Paveresisht nga gjoja statistikat qe kane pak kuptim propaganga e majte vazhdon. Jo vetem qe mbeshtet te gjitha ato qe do Greta por futet me thelle. Kur permend cifutin liberal Jared Diamond me lavderime si njeri te famshem ohhh boy…. loja vazhdon. Por ama kur permend edhe Fareed Zakaria liberalin me te zellshem me programin e tij ne CNN Global Public Square (GPS) propaganda komuniste , e perseris propaganda komuniste vazhdon gjithashtu. Qellimi eshte te shkaterrojne jo vetem civilizimin perendimor por edhe industrine e vendeve me te zhvilluara te perendimit. Pa kulure apo industri civilizimi evropian smund te ekzistoje. Tani lufta kunder rraces evropiane eshte ne 2 fronte, kulture dhe industri.
Nje analize e sakte nga Dritan Hila. Ndodhemi para nje megamashtrimi te papare. Ngrohja globale! Eshte e vertete qe temperaturat jane ngritur 1 ose 2 grade, por kjo nuk eshte hera e pare ne historine Tokes. Kemi te bejme me cikle kozmike, me aktivitetin diellor etj etj. Edhe Njeriu ka dhene “kontributin” e tij. Megjithate zgjidhja nuk vjen nga ajo qe proklamojne ekologjistet : te ndalojme progresin dhe perparimin! Te mos udhetojme me avion, te mos ngasim veturat etj etj! Ide te çmendura. Dritan Hila pohon nje te vertete te njohur: Venien dore ne rritjen e tmerrshme te popullsise se botes si faktori kyç i prishjes se ekuilibrave natyrorë. Nga 1.5 miliarde ne 7,5 miliarde brenda nje shekulli, kjo eshte çmenduria!
E dimë pse bërtiti Greta? Si nuk e dimë, Greta do kar. Tani, merret me mënd, rroçkë do ishte më mirë. Por me aq sa pamë, bilja nuk bënë punë!
Është fëmije o te hëngërt mortja!
Mua t’më hajë mortja Simba? Pse, çfarë thash unë që ta meritojë një mallkim kaq të rëndë? Ju thoni është fëmijë. Dakord, por të lutem, vëreje me kujdes foton e saj. A nuk flet fotoja si për një grua që i ka kaluar të dyzetat? Po ju, vertetë nuk mund ta vini re gjëndjen e saj të thellë depresive? Dhe pse e gjitha kjo? Sepse vajza nuk merret me problemet e moshës së saj. Ato për të cilat ajo foli me aq pasion flasin për një kapërxim marramëndës të detyrave që i kërkohen. Atëhere, përse të mos mendohet,! pa më të voglin paragjykim, se zonjushës në fjalë gjëndja ku ndodhet ja kërkon si nevojë të përballet me atë të flamsur akt të lashtë dhe të vjetër sa bota, që do ti siguronin qetësinë e nevojshme shpirtërore, duke i prurë me këtë rast edhe mëndjen në vënd?
Ty mortja nuk te ha me, se te paska harruar, s’do merret me ty. Sa per informacion, jo ne te gjitha vendet ekziston ky frustrimi seksual qe mbizoteron tek shqiptaret dhe qe ja turbullon mendimet. Une e kuptoj qe ty te shkon gjuha ku dhemb dhembi, por ja qe vendet evropiane e sidomos ato skandinave nuk kane komplekse te ketij lloji. Femijet mesohen qe ne vegjeli se te duash e te kesh nje shok apo shoqe nuk eshte tmerr dhe as nuk denohesh pse dashuron, qofte edhe 12 vjec. Kete ta them sepse jetoj ne nje vend te tille dhe e shoh realitetin dhe marredheniet fizike ndermjet te rinjve s’jane ndonje gje qe u mungon. Thene kjo dalim te problemet e moshes se vajzes. Cilat jane problemet e moshes se saj? Kukullat? Filmat vizatimore? Dallaveret? Ne shume shtete njerezit votojne nga mosha 16 vjec. Pse qenka kjo 16-vjecare ndryshe kur perpiqet te ndryshoje te ardhmen e saj? Pse e paragjykon nga fytyra ti nje vajze 16 vjecare. Do ishte me i vlefshem mendimi i saj po te kishte fytyren e nje supermodeleje? C’i keni keto budalliqe qe dhisni nga mendja? Me vjen turp qe te kushtova kaq vemendje me kete koment, sepse ti carin e paske te ngulitur ne tru dhe s’besoj se te ben derman gje.
E mor Tan !???
Lopet japin qumesht e mish mor Tan.
Nuk kane lidhje me Vrimen e Ozonit or Tan.
Jeni me te vertete KAZAN qe prodhoni me shume METAN se pordhet e lopeve.
Më vjen keq Z. Hila, po e keni thjeshtuar aq shumë këtë punë saaaaa…
thjesht duket që nuk jeni profesionist i fushës.
Shkrim me vlerë.
Për sa i përket Gretës. Kush ka lexuar Faustine e Gëtes, duhet ti kujtohet personazhi i Gretës (Gretchen) që nuk ia shiti shpirtin djallit.
Duke u kthyer te Greta e sotshme, dora apo mendja që ka gjetur dhe vënë në lëvizje një 15-vjeçare (mosha po aq sa Greta tek Fausti) e cila lufton të shpëtojë njerëzimin (pra nuk ia fal shpirtin djallit), meriton një çmim Oscar të veçantë!
Mendohuni o njerëz, mendohuni…
E ktheve te verteten me koke poshte. Gretchen e Gertes ishte besimtare pra kishte mbeshtejen e zotit. Kejo ishte frika e Memfistofilit per te manipuluar Gretchen per Faust. Kejo ishte loje dashuri qe ishte normale per nje vajze si thua ti 15 vjece. Por a eshte normale per nje vaze 15 vjece te dale perpara shkencetareve dhe tu japi leksione udheheqesve boterore. Gerta jote eshte ateise nga ana e Zotit por besimtare ne fene e ‘mjedisit”. Jo vetem kaqe por ka edhe profeci se ne 11 vite bota do zhduket nqs se ne sbejme gje. Parrulla e saj eshte ” shtepia po digjet” . Prit edhe pak ti shikosh fundin tragjik te Gretes gjeniale. Te kujtohet gjnialja pakestineze 15 vjecare me emerin Malala Yousafzai qe mori cmimin Nobel . Ku eshte sot? Ne kosh te plerave.
Po more humanoid po. Nuk te ofendoi njeçike kkjo shprehje e Dritanit. Apo dhe ti fjalorin e kufizuar me 100 fjale e ke
t’ia vesh fajin lopeve per ngrohjen globale pse pjerdhin duhet te jesh RR.K me kategori te shtate. Me kete logjiken e ketij koqes i bie qe ngrohja globale te kete filluar 200 milione vjet me pare, ne kohen e dinosaurve qe dhisnin e pirdhnin shumefish me teper sesa lopet e shkreta!
Respekte vetem per nik-un qe ke zgjedh. Maje e mos e nderro
O Hile. Nga kjo mania per te perdor fjale te huaja ia fut kot fare e ben fafa si ke ai shkrimi per dystopine.
Po hap o vlla fjalorin online te mesosh kuptimin e fjaleve qe perdor. E mos i menso shqiptaret i joranta si vetja jote.
Shkruan 8 miliarde humanoide, or trap, kur humanoid ka nje kuptim te qarte dhe nuk tregon qeniet njerezore. Shko hap fjalorin e turperohu njeçike per gafen qe ke bere
Rani nje nga te dyja: ise ti e kobsideron veten allasoj e s ben pjese ke humanet po ke humanoidet. Atehere fol per veten lali, e mos na derdellit kot ne. Me vjen te gajasem kur mendoj se nje humanoid si ty ka riprodhu nje femije humanoid. Hahaha
E dyta, kaq banale te dujet ty termi njerez? Kaq neveri ke ti per njerezimin apo keto fjale jsne teper te vogla per nje mendjemadh si ty. Human/njeri nuk mjafton per delirin tend, edhte shume pak. Keshtu qe domosdo dhe shkruan gomarlleqe e pohon se je humanoid.
Dmth ke vetem pamjen njerezore, por i bie te jesh prodhim artificial si robot, kukull seksi, manekin, etj etj. E une kam bindje te patundur qe ti i tille je. Nje humanoid. Kushedi sa i lumtur duhet te ndihesh!!!