FOTOT: Acari mbërthen SHBA, mbi 120 cm borë në zonat perëndimore

30 Shtator 2019, 19:04Bota TEMA
FOTOT: Acari mbërthen SHBA, mbi 120 cm borë në zonat

Është fillimi i vjeshtës por në pjesë të Amerikës Perëndimore duket si mesi i dimrit. Mbi 120 cm borë ra në disa zona, duke sjellë mbylljen e autostradave dhe aksidente të shumta rrugore.

Në Montanën e mbuluar nga një shtresë bore 60 cm të trashë,  u shpall gjendja e emergjencës. Mbrëmjen e së dielës temperaturat u ulën në -6.6 gradë celsius, një vlerë rekord kjo për muajin shtator.

Reshje të dendura bore pati edhe në Kaliforni, Nevada, Oregon dhe Idaho. Ekspertët thonë se bora në disa pjesë të rajonit nuk është e pazakontë në muajin shtator, por ajo që befason është sasia e saj.

1 komente në “FOTOT: Acari mbërthen SHBA, mbi 120 cm borë në zonat perëndimore”

  1. Emigranti says:

    Mos ja fusni pordhes se une jetoje ketu ne Amerike dhe keto dite nuk ka rene asnje grimce bore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje