Ish-ministri i PD merr në mbrojtje Ilir Metën: Vlerësimet për zgjedhjet nuk janë kompetencë e "Venecias"

30 Shtator 2019, 15:29Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka komentuar draft raportin e publikuar në media të Komisionit të Venecias lidhur me Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Halimi ka sqaruar në “Ora News” procedurën që ndiqet me opinionet e Komisionit të Venecias. Ai tha se dokumenti nuk është përfundimtar, por vetëm draft.

Sipas tij, në të kaluarën ka ndodhur që një opinion i Venecias është ndryshuar, në detaje të veçanta, në miratimin përfundimtar që i bëhet në Komision.

“Dokumenti u ka ardhur palëve për njohje, sipas rregullave të Komisionit të Venecias. Zakonisht nuk publikohet, siç ndodhi këtë herë.

Më pas drafti diskutohet në Komisionin e Venecias, ku komisionerët e miratojnë si raport që vlen jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për raste të tjera.

Gjatë miratimit ka pasur raste kur pika të ndryshme të raporteve, detaje, apo kontekste të caktuara mund të ndryshohen”, tha Halimi.

Ish-ministri shtoi se pjesa ku jepen vlerësime për votimet e 30 qershorit është diçka që ka dalë jashtë kompetencave të misionit të vëzhguesve.

“Për zgjedhjet janë institucione të tjera ndërkombëtarë që përgjigjen.

Nuk besoj se në raportin përfundimtar Venecia do lërë frazat që lidhen me zgjedhjet, që edhe kur i fiton 1 parti vetëm në garë, quhen demokratike”,- tha Halimi.

5 komente në “Ish-ministri i PD merr në mbrojtje Ilir Metën: Vlerësimet për zgjedhjet nuk janë kompetencë e “Venecias””

  1. Kali says:

    Gjalle eshte ky mut.Ku ishe or hale.Ku je o kryetar i grupit hetimor parlamentar per 21 jenarin.Do vije dita qe te hetohesh edhe ti o shtup haleje.

  2. Sandri says:

    HALIMI ME TRAPI NE TEK PD.
    ERDHI SI SHKERDHATE
    IKU SI SHKERDHATE
    DHE BEN KOMENTE SI SHKERDHATE
    ME NJE FJALE :
    IK PIRDHU O SHKERDHATE

  3. M says:

    Si mbas Halimit- nuk quhen demokratike kur i fiton njera pale
    – quhen demokratike kur fitojne te dy palet ( se na qenka Bostan dhe duhet te ndahet ne pjese)
    Kur i fiton njera pale dhe tjetra i bojkoton quhen SUPER DEMOKRATIKE.

  4. zaimi says:

    O Halim ti sdi shkrim e kendim pse ste vune minister per arsim.Je kokrra e legenit o myqe,svlen per asgje dhe pd-ja te perzuri se ishte hafije i Metes

  5. dulla says:

    Gjalle qeka ky hajduti…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje