Rama përcjell lajmin e mirë për dy vjeçarin: Jashtë rrezikut për jetën, vijon trajtimi

30 Shtator 2019, 16:51Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një lajm shumë të mirë, teksa njofton se dy vjeçari i cili pas një aksidenti të rëndë i rrezikohej jeta, tashmë është jashtë rrezikut dhe në gjendje të stabilizuar.

Në një postim në Facebopok, Rama njofton se pas kujdesit intensiv të mjekëve në QSUT, Aroni i vogël ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po vijon trajtimin.

Mrekullitë ndodhin ?? Po, një mrekulli është çfarë ka ndodhur me Aronin e vogël 2-vjeçar?

Pas përpjekjeve në kufijtë e të pamundurës së ekipeve mjekësore të Traumës, Djegie-Plastikës, Kirurgjisë Infantile dhe pastaj në Reanimacionin e QSUT-së, sot vogëlushi ka dalë nga rreziku për jetën, pas një aksidenti që sipas çdo gjase, ishte vdekjeprurës?

Rekuperimi mbetet i vështirë, por Ogerta dhe mjekët do ta ndjekin hap pas hapi ecurinë e Aronit, për çdo kurë të specializuar e ndihmë që do të ketë nevojë, 24 orë në 24?

#ShëndetësiaqëDuam?‍⚕️❤️??‍⚕️
#ShqipëriaqëDuam??☀️“, shkruan Rama.

1 komente në “Rama përcjell lajmin e mirë për dy vjeçarin: Jashtë rrezikut për jetën, vijon trajtimi”

  1. Aldi says:

    Mire kryeminister por qeka be dhe doktor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje