Tërmeti ‘i mirë’ na paralajmëroi, të veprojmë, se nesër mund të jetë shumë vonë

30 Shtator 2019, 19:26Blog TEMA

Nga Fatmir Xhafaj*

I nderuar zoti kryetar,

Të nderuar kolegë,

Është një gjë shumë pozitive çelja sot e kësaj praktike të re parlamentare, për zhvillimin e një seance dedikuar posaçërisht problemeve të qytetarëve dhe komuniteteve të zonave elektorale. Le të shpresojmë se kjo do të shndërrohet në një praktikë të shëndetshme dhe të dobishme parlamentare.

Tërmete me intensitet të konsiderueshëm goditën një pjesë të vendit, ku bën pjesë edhe qarku i Tiranës deputet i së cilës unë jam dhe më specifikisht edhe Njësia Administrative nr.10 e bashkisë Tiranë ku ushtroj drejtëpërsëdrejti veprimtarinë përfaqësuese. Pavarësisht se dëmet materiale të shkaktuara në këtë njësi janë më të vogla se ato të shkaktuara në pjesën tjetër të territorit përsëri përbëjnë shqetësim për personat që janë përballur me to. Ndaj po ndjek me interes masat e marra nga qeveria dhe institucionet vendore për ti adresuar në kohë dhe me përgjegjësi reale problematikat e krijuara në zonën time elektorale.

Qytetarët kanë vlerësuar shumë pozitivisht reagimin e qeverisë dhe vecanërisht të organeve të qeverisjes vendore në Tiranë. Tashmë ata presin të shohin realisht eleminimin e pasojave siç edhe është premtuar. E vlerësoj të domodoshme një transparencë shumë më të mirë dhe më serioze lidhur me pasojat reale të tërmetit në shkallë vendi si një përgjegjësi ndaj qytetarëve, por edhe si një pasqyrë serioze përball inflacionit të fjalës online, por dhe mundësisë së abuzimit. Mendoj se jemi në kohë ta bëjmë seriozisht këtë gjë nëse duam të jemi serioz me njerëzit, por edhe me përgjegjsitë tona publike.

Gjatë orëve dhe ditëve të tërmetit dhe në javën post-tërmet na ndodhën gjëra shumë të çuditshme. Patëm momente ku ndjemë kufirin e jetës reale, frikën dhe shqetësimin për familjarët, pamë dhimbje në sytë e atyre që dëmi i shkaktuar ju prishi qetësinë e jetës së përditshme. E lehtësoj shumë këtë moment të natyrshëm shqetësimi njerëzor solidariteti i shfaqur, por edhe angazhimi i fortë dhe i përgjegjshëm i institucioneve tona shtetërore.

Po ishim edhe original si shqiptar. Gjatë kësaj jave pamë të shfaqej edhe marrëzia e zakonshme politike për të bërë politikë me tërmetin dhe ca më keq akoma çmenduria e një pjese të vogël të medias për ti shërbyer padronit politik apo edhe për të bërë pazar klikimesh në tregun mediatik. Ka ardhur koha që përmes fuqisë së ligjit akte të tilla të ndëshkohen. Kjo është përgjegjësi ndaj njerëzve, por edhe një mësim i mirë për përgjegjësinë ndaj të vërtetës, si detyrim me interes publik.

Dikush e quajti këtë një tërmet “i mire” me ne. Ishim vërtet me fat.Po nuk duhet të mbetet këtu. Do të ishte një gabim fatal. Është momenti për një reflektim serioz dhe të përgjegjshëm. Tërmetin ashtu si edhe shumë fatkeqësi të tjera natyrore nuk mund ti parashikojmë, por dëmet e mëdha mund ti parandalojmë.

Qeveria do ti bënte një shërbim të mirë vendit nëse në reflektim të kësaj cfarë përjetuam dhe nevojës për tu përballur me to të përgatiste dhe bënte shumë shpejt publike një strategji të qartë reflektimi të shoqëruar me një plan serioz veprimi.

Më së paku është domosdoshmëri nevoja për dokumentimin shkencor të dëmeve, azhornimin e hartës sizmike të vendit, ndërmarrja e një analize shkencore për të përcaktuar zonat problematike që sjellin risqe të mëdha nga tërmetet, për shkak të ndërtimeve të paligjshme ashtu si edhe për digat, urat dhe rezervuarët, shtesat e kateve dhe objekteve pa cilësi të legalizuara pa kriter etj të tilla.

Kemi të domodoshme për të ringritur apo fuqizuar institucionet shkencore të këtyre fushave, përmirësimin cilësisht të kuadrit ligjor dhe institucional për rregullat e ndërtimit, kontrollin e ndërtimeve, përgjegjësitë ligjore përkatëse që ndalojnë dhe ndëshkojnë ndërtues të papërgjegjshëm, leje të paligjshme, mungesën e hapësirës për situatat e emergjencës, por edhe për miratimin e protokolleve të reagimit të njerëzve në fatkeqësi të tilla si dhe komunikimin publik me ta në raste fatkeqësish natyrore.

Ky tërmet “i mire” na paralajmëroj. Ne duhet tashmë të veprojmë. Nesër mund të jetë shumë vonë.

*Fjala e mbajtur sot në Kuvend

1 komente në “Tërmeti ‘i mirë’ na paralajmëroi, të veprojmë, se nesër mund të jetë shumë vonë”

  1. Flutura says:

    O Xhafe,
    Kur ishe mimister i brendshem nuk pate mundesi te mesoje se a ishte transparente qeveria ne lidhje me emergjencat, a ishte i mjaftueshem buxheti i caktuar apo duhej rritur me tej, te beje propozime ne qeveri e te nis te te ngeleshin per tani keto sugjerime qe ben ne kuvend sot.
    Mos e beni si puna e lopes me qumeshtin, se bijen ne zero kredencialet e siguruara nen siglen e PS. Je dukur shume me serioz dhe i pergjegjshem me perpara, nuk ju ka faj PS as ty e as Ditmirit. Mblidhni mendjen sa nuk eshte vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje