Nga Artan Lame
Sot Dritan Hila më kish nderuar dyfish, se më kish begenisur në një shkrim të tijin dhe, ca më shumë akoma, se ma kish vënë emrin në një sërë me Kolonjën.
Përpiqesha një herë t’i shpjegonja një mikut se nga shkon udha për në Qytezën time të Kolonjës dhe ja thonja kështu:
Po ja, për të vajtur në Qytezë, si të ngjitësh Qafën e Qarrit, do lesh më nj’anë Helmësin e byrazerëve Nazarko, Shpëtim e Mentor bashkë.
Pastaj vazhdo udhën dhe, në krahun tjetër përtej duket Lubonja e Fatosit.
Përballë saj, në krahun tjetër të pllajës, duket Vodica e Gramoz Pashkos së ndjerë.
Vazhdo udhën tek kthen, e do dalësh përtej Qafzezit të Dajlan beut, një mëndje-allçaku me nam në fillim të ‘900-ës.
Përtej, do lesh në të mëngjër Blushin e Benit, fshat që pleqtë qëmoti e përdornin për të thënë “sherrxhi Blushi”.
Ca minuta më pas, mbi pllajë do duket Luarasi i Petro Ninit me nam.
Sakaq do kthesh në të djathtë dhe, pas ca minutash, do të të dalë përpara Qyteza e Nolit të Madh dhe… e imja.
Të gjitha këta, në vetëm 20 minuta me makinë.
Lere mos e ngá – më tha miku im, që i shpjegoja me sytë e lëngëzuar – tani e mora vesh, tërë kararsëzët e këtij vëndi ardhkan nga ajo qoshe e Kolonjës!
Duke udhetuar ne tren, qellon nje LAB dhe nje fusharak ne te njejten kupé.
E pyet LABI – fusharakun, se i biri kujt ishte.
Fusharaku i pergjigjet qe motren e madhe e kam martuar me nje kryetar komitet, motre e vogel me nje sekretar partie, etj broçkulla te ketije lloji.
LABI u merzit dhe i thote fusharakut, po te pyes kush te ka q….. te tëmë, e jo kush te q… motrat e tua.
Keshtu edhe D.Hila, na nxori qe mungontw ne muzein e Ersekes, burri i halles se tije.
Tamam si fusharaku me LABIN.
Hahaha. Rrofsh lali
Bote shqiptare. I lezetshem Artani.
Pse i quan kararasëz o Lame, këta persona?
Me sa duket nuk e di saktë kuptimin e fjalës kararasëz.
Karar, fjalë turke, që në shqip do të thotë masë. Kararsëz besoj se ka kuptim për ata njerëz që nuk e kanë sensin e masës për gjëra të ndryshme. Psh, si puna e kripës në gjellë kur thuhet: ‘Gjella me kripë, dhe kripa me karar’.
Shkrim pikant dhe i lexetshem..
Cfare do te thuash me kete? Qe kolonja ka nxjere burra te “zgjuar”? Akoma me krahinizma ju ne Shqiperi? E gjithe Shqiperia nuk eshte as sa gjysma e nje qyteti ne SHBA dhe ju vazhdoni me keto tema akoma.
I shkreti Lame sa patetik qe eshte. keta fshataret komuniste nuk ndryshojne dot brez pas brezi. po mire more artan lame, po te gjithe legenat komuniste qe nga nazarkot e deri te blushet i ke vene ne fillim dhe pastaj u kujtove per Nolin e Luarasin. alamet personalitetesh paska nxjerre kjo krahina jote(perjashto 2 te fundit dhe keta mbi 100 vite me pare). nazarkot. po te cmendur o burre paska nxjerre. pastaj kur te ka nxjerre ty ajo krahine, akame turp per te. lamja bertet kur saliu prish ndonje godine te vjeter, ndersa kur i prish rama e mbyll sqepin dhe nuk guxon te ndihet. ja cfare ka nxjerre kolonja. po ketu nuk eshte puna te kolonja po te lame-govata.
p.s.-o lame leri kto idiotesi dhe shiko e ruaju nga pergjimi per vendin bosh te ministrit. e pra ti nuk ndryshon as nga damjani(termet, termet) qe eshte nga bregu e as nga pjerin ndreu(te votosh hapur, hapuuuur…) qe eshte nga mirdita. e shikon pra qe nuk eshte pune krahine por njeriu pa karakter.