Tryeza për Reformën Zgjedhore, Spiropali: Ne jemi të gatshëm për dialog, por jo për pazare me opozitën

2 Tetor 2019, 21:33Politika TEMA

Ministrja Elisa Spiropali shprehet se Partia Socialiste është e gatshme për dialog me opozitën jashtëparlamentare përsa i përket Reformës Zgjedhore.

E ftuar në RTV Ora, Spiropali tha se mazhoranca ëhstë e gatshme të ulet në çdo tryezë për të diskutuar, por jo për të bërë pazare me opozitën.

“Ne të gjithë si faktorë politik duhet të jemi në një mendje dhe në një drejtim për këtën proces. 

Të kemi interesin kombëtar të parin pastaj analizat partiake. 

Ne jemi të gatshëm të ulemi në çdo tryezë, të diskutojmë, të mos bëjmë deklarata politike por të gjejmë zgjidhje, ama brenda Kushtetutës dhe ligjshmërisë dhe aspak jashtë kornizave.

Nuk duam dhe nuk do të bëjmë pazar me ta.

Për ne nuk ka kthim pas në reformën në drejtësi, që ka qenë një nga kërkesat e artikuluara nga Basha. 

E vetmja gjë që mund të bëjmë është reforma zgjedhore dhe këtë duam ta bëjmë bashkarisht. 

Më tolerancë dhe konsensus se kaq nuk besoj se ka ushtruar ndonjë qeveri më parë”, tha Elisa Spiropali.

1 komente në “Tryeza për Reformën Zgjedhore, Spiropali: Ne jemi të gatshëm për dialog, por jo për pazare me opozitën”

  1. Jugu says:

    Kush te mesoj ty Skenderbeu apo Meroja. Me shume konsultohesh me Meron kur del ne media tani se me Skenderbeun.
    Pazaret me ke i ben Basha me veten apo me Ramen tend? Kur i fali miliona euro nga leket e taksa paguesve per pallatin ne Vlore nuk ishte pazar i Rames dhe a e ka fajin Rama per te apo i falet atij se eshte Skenderbeu. Rama duhet te largohet sa me pare per te miren e vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje