Arrestimi i ish-kreut të Kadastrës Durrës, reagon Erion Braçe: Krim që i ka marrë lirinë një njeriu prej 4 ditësh, s'ka lidhje me grabitje tokash

5 Tetor 2019, 12:56Politika TEMA

Në një deklaratë për shtyp, zëvendëskryeministri Erion Braçe foli mbi rastin e kreut të kadastrës në Durrës, Liridon Pula dhe pjesëmarrjen e tij në seancën gjyqësore për masën e ndalimit të këtij të fundit.

“Dje isha prezent në një proces gjyqësor ndaj një punonjësit të shtetit. Është detyra ime të dëgjoj akuzën dhe mbrojtjen për këtë punonjës. 

Akuza nuk është fare ajo që ka servirur për mediat prokurori. Nuk ka lidhje fare me çështjen e ish-drejtorit të ALUIZN. 

Nuk ka lidhje me grabitje tokash në Gjirin e Lalzit. Kallëzimin e ka bërë një njeri anonim pa lidhje, as investitori, as pronari. Kallëzimi i është drejtuar specifikisht këtij prokurori. 

Në asnjë rresht kallëzuesi nuk përmend drejtorine ASHK në Durrës. Prokurori ia fshehu këtë kallëzim dje gjykatës.

 Prokurori gënjeu kur tha se në objekete “Lura 3” nuk janë vënë kufizime. Prokuroria mashtroi gjykatën dhe për çështjen e transaksioneve. Ky është një krim që i ka marrë lirinë prej 4 ditësh një shtetasi”, deklaroi ai.

Më tej shtoi:

“Nuk kam asnjë lidhje gjaku me drejtorin e AKSH në Durrës. “Talebani” politik që bëri këtë akuzë ndaj meje do të përballet me drejtësinë”, tha Braçe.

5 komente në “Arrestimi i ish-kreut të Kadastrës Durrës, reagon Erion Braçe: Krim që i ka marrë lirinë një njeriu prej 4 ditësh, s’ka lidhje me grabitje tokash”

  1. Xhilali says:

    B B , Bravo Braçe

  2. edi nga surreli says:

    eshte apo jo fajtor zoteria nuk e dime, po ti chyn ne kte mesele

  3. Kuq e zi says:

    E di sa ju pret barku per punojsit e shtetit por flitet sikur jeni gjak
    Nqs eshte e vertete mylle halen se duke e mbrojtur politikisht dhe sulmon drejtsine me shume e demton sesa e ndihmon
    Ti nuk ke tager te kundershtosh se kush akuzon e kush gjykon se po te ishte ashtu do mbronit tahirin

  4. USA says:

    Ju beheni mbojtes i dod lures I saliut dhe likes ????

  5. Ajet Delaj says:

    Nuk mendoj se i hyne njeriu ne pune opinioni juaj. Me duket se keni ngaterruar detyren me nje perfaqesues OJQeje .
    Nese flet edhe nje here atehere Kryeministeri duhet tju shkarkoje per nderhurje ne punet e nje pushteti tjeter qe nuk i perket ekzekutivit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje