74-vjeçari Destan Dangëllia, një ish persekutuar politik, pinjoll i një familjeje të madhe me disa të burgosur e të internuar gjatë diktaturës, do të diplomohet këtë fundviti në Universitetin Bujqësor të Kamzës.
Ai rrëfen për Report TV, disa nga motivet e shkollimit në profilin e Agro-Mjedisit, ndërkohë që ka dalë edhe në pension..
“Për motive politike mua nuk mu dha e drejta se babi im ka bërë burg politik në vitet 51-55. Por ka një gjë interesante se mamaja ime ka nxjerrë kursantet e pra,ë që u mësonte grave të para shkrim e këndim. Babanë e futën ën burg, mamnë e hoqën nga puna dhe e caktuan në koperativ.
Duke u rritur ndjeja një përgjegjësi të madhe ndaj prindërve, ndaj mamës, familjes dhe i kisha vënë detyrë vetes, studioja dhe rezultat të lartë dhe gjimnazin e mbarova. Në 36 nxënës të gjithë morën bursë, vetëm unë jo”, tha ai.
Destan Dangëllia është i biri i Demir Dangëllisë dhe kushëriri i Sami Dangëllisë, që e kaluan jetën në kalvarin e burgjeve dhe internimeve. Destani, një rebel i papërmbajtur gjatë komunizmit, ruan sot si gjërat më të shenjta reliket e regjimit deri në përmbysjen e tij.
Ato janë: ena me të cilën ushqehej në burg Sami Dangëllia; sopata me të cilën goditi klonin Destani, për të kaluar kufirin; dhe më e fundit relike, gishti i vogël i dorës së shtatores së diktatorit, kur mori pjesë në rrëzimin e saj në vitin 1991.
“Unë isha kryetar i seksionit demokratik në fshat, anëtar i kryesisë i Partisë Demokratike në rrethe. Mua më erdhi një udhëzim, që në datën 20 tre anëtar të grupit të seksionit duhet të vinin në Korçë, unë mësova nga burime të brendshme që bëhej fjalë për të rrëzuar në mënyrë të organizuar monumentin e Enverit në Korçë, unë tre dërgova në Korçë, ndërsa për vete shkova në Tiranë. Gjitha ai bust 11 m për tre orë u bë copa-copa i gjithi.
Në kohën që e mora me këta pedagogë dhe po shkoja përpjetë vjen Azemi dhe më bie nga krahët “presim tani të na vijnë nga Korça”, u shpreh Dangëllia për Report TV.
E ka ndihmuar shumë lëvizjen demokratike në fillimet e saj, së bashku me Azem Hajdarin, por Dangëllia sot është i zhgënjyer nga Partia Demokratike dhe nga lideri kryesor i saj, Sali Berisha:
“Azemi ka qenë një demokrat i lindur, ishte shumë trim dhe nuk e çante kokën për asnjë dhe ndoshta dhe kjo nuk i pëlqeu liderëve të Partisë Demokratike. Prandaj ndodhi dhe ajo që ndodhi me Azemin në citin 1998.
Në vitin 1996 kam qenë në zyrë me Azemin, unë kisha problemin se mua më kishin hequr imunitetin në 1994, po unë në 1996 piva kafe dhe i thashë që më ka ndodhur kështu dhe më tha mua ‘o destan po përse nuk më the mua’.
Unë i thashë ‘partia më ka hequr dhe më ka thënë shprehimisht, e kam mbajturtë fshehtë, por do ta them sot ‘ai kërkon të më heq qafe mua, jo ty. Por ti të kishe ardhur tek unë’ dhe fjalën e kishte botërisht për Sali Berishën”, rrëfen Dangëllia.
Destan Dangëllia reliket e diktaturës pret t’i dorëzojë në Muzeun Kombëtar. Ndërkohë, me dijet që ka marrë studenti i parë shqiptar i moshës 74-vjeçare, ka vendosur t’i shërbejë biznesit të tij dhe mbrojtjes së mjedisit.
Kjo tregon se te gjithe anetaret e PD jane koqe por jo te gjithe koqet vazhdojne te jene anetare te PD!
Na çatë bythën me këto shkrime, merhumet e Meros…!!! Çfarë dipllome do të marrë ai Destani juaj, kur nuk di të shkruaj një fjali të saktë nga ana ortografike-sintaksore…!!! Lexojini dhe njëherë ato që thotë dhe do të bindeni për këto që them… Turp e faqe e zezë, ku është katandisur shqipja nga “intelektualët” e sotëm…! Në njëqint komente të lexuesve të “Temës”, zor se mund të gjesh një a dy, të shkruara saktë nga ana gjuhësore…!
Po 30 vjet pluralizem me universitete te shquera kushe pengoi kete heroin e madh te dipllomohej.
Duket se ka rrjedhur e tregon perralla.
Njerez kontradiktor qe nuk dine cfare te flasin e te sajojne…
Tv qe marin trushplar vetem te mbushin emisionet ose tallen me keta qe ti nxjerin bojen dhjerokrateve.
Me te vertet qe ky komb nxjer budallenj dhe te cmendur qe nga sferat e larta e deri poshte.
Ne fakt te ter pencionistet qe kan fmit jasht shtetit mund te dipllomohen , fmit e tyre duhet te bejn pak sakrific per shkollimin e prinderve dhe gjysherve te tyre me te ardhura financiare , se te ter kan munci ta blen nje dipllom siç e kan bler te ter deputetet tan dhe gjyqtaret tan , pse jo pse te rrin me pencion te vogel , muncia egziston , sot me para mund te dipllomohen dhe pleqt e shpis pensionistave dhe e dirigjojn vet institucionin e vet , çar kan me shum deputetet.
Turp, nje mire here turp ky kari gjoja demokrat, kush e pengoj tash 30 vjet si i “persekutuar “te marre diplomen e shkolles se larte
Turp je ti qe ske respekt per te moshuarit,
Kthehu ne shpellen tende dhe rri aty.
niveli i komentuesve ne kete teme te temes eshte perfaqesues i nevelit kulturor te shqiptareve ne shqiperi. ne vend qe te thone nje fjale te mire per nje njeri qe ka deshire te edukohet, e shajne dhe e ofendojne. popull injorant qe me pare shkon ne jupiter se ne europe.
Kush e njeh mirë nuk thotë asnjë fjalë të mirë për të.E takova në Bilisht pas shumë vjetësh dhe dikush më pa.Pak më von më thotë:ku e njeh atë Destanin ti?Kam qënë në shkollë Bilisht i them.Njeriu më maskara nuk ka.Spiuni më i madh i Menkulasit ka qënë.E quani memend që në moshën 74 vjeçare mer diplomën?Vërtet ka që e marën por janë shkencëtarë jo si puna e Destanit që na mbjell ca plepa rrugëve.Meruni me njerëz seriozë dhe jo me plerat e P.D-së
Une nuk i njoh shpellat , jam qytetar 1000 vjeçar den baba den
undefined