FOTOT/ Turqia nis luftën, Donald Trump iu hap rrugën. Europianët të shqetësuar: SHBA po lejon një spastrim etnik

8 Tetor 2019, 11:25Bota TEMA
FOTOT/ Turqia nis luftën, Donald Trump iu hap rrugën. Europianët

Donald Trump i ka hapur rrugë pushtimit turk në Siri.

Që mbrëmjen e djeshme, në kufirin turko-sirian janë dëgjuar bombardimet e ushtrisë turke.

Kjo e fundit pretendon se po lufton terroristët kurdë, që fshihen në pjesën veriore të Sirisë.

Por udhëheqësit europianë janë të shqetësuar se SHBA po i hapë rrugë një spastrimi etnik në shkallë të gjerë, të kurdëve.

Vetë Donald Trump deklaroi se “kurdët duhet ta kuptojnë situatën”.

Vendimi i Trump ka shkaktuar debate të forta edhe në SHBA.

Administrata e presidentit Trump njoftoi të dielën se Turqia së shpejti do të fillojë të vërë në zbatim planet e saj për të ndërmarrë një ofensivë në pjesën verirore të Sirisë, një akt që shihet nga grupet kryengritëse Forcat Demoratike Siriane të udhëhequara nga kurdët, si me ndikim negativ në luftën kundër grupit Shteti Islamik.

“Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara nuk do të mbështesin dhe nuk do të jenë të përfshira në operacion. Forcat amerikane, pasi kanë mposhtur ‘kalifatin’ territorial të organizatës ISIS, nuk do të jenë më në atë zonë”, njoftoi Shtëpia e Bardhë duke cituar një telefonatë mes presidentit Donald Trump dhe presidentit Recep Tayyip Erdogan të zhvilluar të dielën.

Por, pas kritikave të forta që pasuan njoftimin e tij, duket se presidenti Trump e ndryshoi disi vendimin që ishte interpretuar si dritë e gjelbër që ushtria turke të hidhej në veprim në Sirinë e veriut.

“Siç e kam thënë me forcë më parë dhe po e ritheksoj tani, nëse Turqia nuk bën asgjë që, në interpretimin tim të pakrahasueshëm do të shihej si e papranueshme, unë do ta shkatërroj, do ta bëj pluhur ekonominë e Turqisë,” tha Trump.

Zyrtarë të Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit kanë shprehur kundërshti ndaj një veprimi të tillë nga Turqia.

“Çdo veprim ushtarak nga Turqia do të ishte shumë shqetësues pasi do të minonte interesat tona të përbashkëta për një Siri verilindore të sigurtë dhe për të mbajtur të pandryshuar mposhtjen e ISIS-it,” tha në një reagim me email për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i Pentagonit, komandant Sean Robertson.

Një zyrtar i Pentagonit, foli në kushte anonimiteti për Zërin e Amerikës, due konfirmuar se sekretari i Mbrojtjes Mike Esper ka qenë në kontakt gjatë fundjavës me ekipin e sigurisë kombëtare për të diskutuar situatën në Sirinë e veriut.

“Departamenti i Mbrojtjes ia ka bërë të qartë Turqisë, po ashtu edhe presidentit, se nuk jemi dakord me operacion nga Turqia në Sirinë e veriut,” tha ndihmës sekretari i Mbrojtjes për Çështje Publike, Jonathan Hoffman.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit u bëri jehonë këtyre shqetësimeve. “Nuk mendojmë se këto operacione do të ofrojnë një siguri më të madhe në luftën kundër ISIS-it qoftë në interes të Turqisë apo për banorët e Sirisë verilindore,” tha zyrtari.

Presidenti Trump është shprehur se mbështetja për forcat luftëtare të udhëhequra nga kurdët ka kosto tepër të lartë dhe se këto forca “paguheshin shuma shumë të mëdha si dhe furnizoheshin me pajisje. Ato kanë luftuar kundër Turqisë prej dekadash”.

Forcat Demokratike Siriane thanë se forcat amerikane janë tërhequr nga zonat kufitare me Turqinë, ndërsa akuzuan Shtetet e Bashkuara se nuk po përmbushin detyrimet në bazë të marrëveshjes amerikano-turke, që përfshinte edhe reduktimin e kapaciteteve ushtarake të forcave kurde në afërsi të kufirit për të qetësuar shqetësimet turke.

Forcat Demokratike Siriane shprehën përmes një deklerare vëndosmërinë për të mbrojtur tokën e tyre me çdo çmim:

“U bëjmë thirrje të gjithë njerëzve tanë kurdë, arabë, asir dhe sirianë që të forcojnë unitetin dhe të qëndrojnë pranë SDF në mbrojtje të tokës së tyre.”

Njësitë Mbrojtëse Popullore, ose YPG, grupi kryesor në Forcat Demokratike Siriane (SDF), shihen nga Turqia si një filial i Partisë Punëtore të Kurdistanit me bazë në Turqi. PKK ka dhjetëra vite që lufton për më shumë të drejta në zonat me shumicë kurde në Turqi.

Shtetet e Bashkuara bëjnë një dallim mes PKK dhe YPG, duke mbështetur Forcat Demokratike Siriane që mbizotërohen nga YPG në luftën kundër grupit terrorist Shteti Islamik në Siri.

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu tha se vendi i tij ka mbështetur integritetin territorial të Sirisë që një fillimi i konfliktit dhe do të vazhdojë të bëjë këtë:

“Të vendosur për të siguruar mbijetesën dhe sigurinë e Turqisë duke pastruar rajonin nga terroristët”, shkruante ai në Tuitter, “ne do të kontribojmë tek siguria, paqja dhe stabiliteti në Siri”.

Një zëdhënës për Forcat Demokratike Siriane tha para njoftimit nga Uashingtoni se çdo ndërhyrje Turke në Siri do të çonte të gjithë rajonin në një paqendrueshmëri të paparashikueshme.

“Ne i shohim këto kërcënime nga Turqia si jashtëzakonisht serioze”, tha Mustafa Bali për Zërin e Amerikës. “Druhemi se do të ketë vrasje masive kundër popullsisë tonë nëse forcat turke pushtojnë këtë pjesë të Sirisë.”(TemA)

1 komente në “FOTOT/ Turqia nis luftën, Donald Trump iu hap rrugën. Europianët të shqetësuar: SHBA po lejon një spastrim etnik”

  1. Komentuesi says:

    Nje nga poshtersit me te medha qe po bejne SHBA-kes,eshte tradhetia e shtetit te Kurdistanit dhe e ka lene ne gojen e ujqerve Turq.Trupm,eshte treguar shume ie pabese me Kurdet qe largoi forcat e siguries.Kurdet kane vite qe po luftojne per te drejtat e tyre kombetare,por deri sot si rezultat i intrigave te fuqive te medha,ai popull i pafajshen vazhdon te vuaj edhe sot.Kurdet,nuk kerkojne asgje tjeter,veç pavaresin kombetare si gjithe shtetet e tjera.BE-ja nuk duhet te pajtohet me vendimin e Trump,qe ka lene popullin Kurd te shume vuajtur,nen gryken e topave,apo avioneve Turq.Kjo eshte padrejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje