Rrëfimi me lot në sy i Jorgo Papingjit, poeti i mirënjohur me titull presidencial, por nuk merr pension: Ndosha e japin pas vdekjes

11 Tetor 2019, 20:42Kulturë TEMA

Prej 8 vitesh “Mjeshtër i Madh”, autori i qindra teksteve muzikore dhe jo vetëm, Jorgo Papingji ende nuk e ka marrë pensionin që i takon.

I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, Papingji e renditi këtë moment të jetës së tij si një peng dhe se ende askush nuk i ka shpjeguar se ku shkon pensioni i veçantë që i takon atij prej 8 vitesh që nga marrja e titullit.

Mes emocionesh dhe përulësisë të një artisti të madh ai tregon:

“Unë nuk e kam kuptuar asnjëherë pse më ka ngelur peng. Ka lidhje me vlerësimin e punës sime, jo me vlerësimin formal se i kam marrë të gjitha, çmime, vlerësime, letra, fleta nderi, fleta lavdërimi.

Nuk e kam kuptuar asnjëherë, kam tetë vite që kam marrë titullin “Mjeshtër i Madh” dhe gjatë këtyre tetë viteve nuk ka dalë ende vendimi që unë të marr pensionin e veçantë”.

Artisti Jorgo Papingji shprehet:

“Unë nuk e di dhe nuk besoj që jepet pas vdekjes.

Në një moshë që jam unë do ta kisha marrë atë pensionin.

Nuk e di arsyen, cila është mënyra e vlerësimit, kush e pengon këtë gjë!

Dua të them që më jepet apo nuk më jepet pensioni i veçantë unë pensionin e marr në çdo takim me njerëzit, në çdo tavolinë që rri me njerëzit, në çdo rrugë që kaloj, me mijëra përshëndetje nga njerëzit e thjeshtë dhe të natyrshëm edhe nganjëherë ku bie rasti ju them që nuk e kam marrë pensionin, më thonë: “Ti se ke marrë pensionin! Si ka mundësi..”- përfundoi Papingji.

Duket e pabesueshme që një artist, një mjeshtër i muzikës si Jorgo Papingji të jetë lënë në harresë në shkresat e institucioneve, megjithatë ai nuk ka hezituar t’i drejtojë një lutje të gjithë atyre që mund të jenë në dijeni të kësaj procedure.

“ I lutem atij që e ka në dorë këtë punë, të më thotë çfarë duhet të bëj unë tjetër akoma, për të arritur të marr pensionin”, është shprehur mes emocioneve ai.

27 komente në “Rrëfimi me lot në sy i Jorgo Papingjit, poeti i mirënjohur me titull presidencial, por nuk merr pension: Ndosha e japin pas vdekjes”

  1. Jorgo says:

    ti pension merr o njeri si gjithe te tjeret, kush te tha se zotrise sate qe eshte vrare ne bythe gjithe jeten i takoka pension i vecante?!!!
    dava ligavecesh helmues

    1. Raimond vlonjati says:

      Pension i vecante i takon ketij , se ky i ka dhene Kultures shqiptare me shume se kushdo tjeter

    2. vang says:

      pse e ul vehten keshtu o Jorgo

  2. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    fatkeqesi Giorgo te jetosh ne nje shtet arab…………

    1. Toni says:

      Pensionin ja marrin ato qe i kane duart akullore si te Vangjush Dakos.

    2. huri says:

      Edhe unë jaminxhinjer, ka punuar në minierën e Bulqizës e MinistriInd. Miniera Tiranë, por nuk marr pension. E kam punuar e i ka dhanë këtij dreq vendi miliona dollarë dikur…

    3. Leshteriku says:

      Mos qaj jorgo se pensioni e merr ka te tjera qe marrin gjysem pensioni

  3. Bambi says:

    Po normal, titujt e tu nuk funksionojne Profesor Papingji.
    Ato me letra fallco, ato funksionojne. Si p.sh. doktoratura e Mona Meta (alias Kokmadhi)
    E thot ajo kenga: Intelektualet do shesin misra se Nastradinet na u bene Ministra.
    Mos u merzit, se kur te vdesesh do te vijne te gjithe plehrat politikane ne shtepi dhe do derdhin lote krokodili.

  4. Baton DR says:

    Ne spo ja japim Çiljetës që e kemi edhe në KOP…u bone ti pfff

  5. u ben fshataret maloket
    miljonere sepse dhujua Shqiperine ,
    sepse vrane shqiptaret ,
    shkaterruan cdo kulture qytetare e cdo Vlere ,
    dhe nji nder Poetet me te shquar te Muzikes Shqiptare
    nuk i eshte lidhur nji Pesion i merituar per ate qe i ka dhen asaj shoqerie ,
    kultures muzikes shqiptare .

    AHh ju a shkerdhefsha malokun fshatrin klatuarin
    qe shkaterruan Shqiperine o Shtet Shkerdhate !

  6. Gingi says:

    Nje nga kujtimet me te bukuria te femijrise sime. Papingji ne shkolle qe na fliste per Poesine.musiken.te bukuren.
    Faleminderit poet ndoshta je nje nga formuesit e mi si njeri.

  7. Jep says:

    Kush t te japi pension keta politikan??
    Po t ishe ndonje kompozitor apo kengetar tallavash po qe te takonte se e mbush popullin plot gezim.

  8. Koli says:

    Shkruaji “bashkeqeverisjes” se Rames dhe per 10 vjet do marresh pergjigje!

  9. Shqiptar says:

    Oooo shtet,po vlersojini artistet se i kemi me pikatore..!

  10. aleko says:

    Sa turp!.. Po ku ha turp ky shtet rrempalle I pamoralshem..

  11. Roberto says:

    Respekte per JOrgo Papingjjin.Une shpresoj qe ky “gabim” te korrigjohet shume shpejt sepse Jorgo eshte nje figure e dashur me krijimet e tija poetike sidomos ne fushen e muzikes.

  12. alphade says:

    Nuk mbetet pension per Papingjin se “pension te posacem, Ramushi
    .do ja jepte dipllomatit te “shumevuajtur” ekonomikisht, zotit PEKA,i cili
    e ngriti lumturine e tij mbi fatkeqesine e te tjereve duke qene nje zagar
    i bindur i vakabondit-gangster Serreqit hodhi ne rrugen e madhe te
    varferise koleget e tij nen etiketen e “demokratit” dhe “antidemokratit”
    sikur secili nga ata ta kishin shkruar ne balle cili ishte demokrat dhe cili
    JO ?! Ky racist e krahinist i ndyre,sebashku me dy-tre kukaj qe dje i benin
    “temenate” Berishes dhe sot po keta i bejne temenate Rames,kryeminister,
    duke bredhur neper bote me pasaporta diplomatike edhe femijet e tyre
    tashme burra qe sipas lugjit nuk i takon dhe kukajve nuk i hyn gjemb ne
    .kembe dhe qeveria-shteti as qe merr mundimin t’i beje ketyre diplomateve
    dalkaverexhinj nje kritike publike…qofte edhe per sy e faqe..,! Turpi botes !

  13. mjeshtër i vogël says:

    Sa për atë tillën Mjeshtër i Modh mos u mbaj, o zoti Papingji, se e kanë me qindra. Dhe, sa di unë, nuk ka një rregull që kush merr Mjeshtër i Modh merr dhe pensionin e modh. Ke sa të duash me këtë titull, edhe nga RTVSH, që nuk e gëzojnë këtë pension. Juve mund t’ju ngiste nga shkalla e kontributit që mund të keni dhënë. Por pensionin tuaj e të shumë të tjerëve, të cilëve u takon dhe s’e kanë marrë, e kanë përlarë ca “artistë” të lëpirjes e të manipulimit. Kështu e mori një “krijuese” duke i kapur të gjithë me rradhë, të majtë e të djathtë, derisa gjeti “personin e duhur në momentin e duhur”, duke i shkuar në shtëpi. Pra nuk është titulli që keni, por duhet të gjeni ku dhe si të trokisni. “Trokitja” e kësaj here në TV, do Zoti bën punë.

  14. Si presidentet,i nderuar papingji,qe jane leshi ashtu dhe titujt e tyre prej leshi jane.te me degjosh mua ate titull vare te dera e wc dhe perdore,por kujdes se edhe ate punen qe behet aty nuk ta kryen si duhet.

  15. Drejtesi says:

    Mos e vrot mendjen or mik, ti je ne histori per mire.

  16. Politikane kurva says:

    Deputetet kane rendesi . Ata duhet te marrin 3 milion leke pension. Te gjithe te tjeret jemi zombie.
    Ministra, deputete, kryebashkiake, sidomos kryekari i bashkise se tiranes, ju uroj me shpirt: tju zere kanceri sa me shpejt.

  17. asd says:

    Po cfare poeti ore Papingji? Vjersha si ato te tuat nuk kane emocionuar askend pervec Enverit dhe Foto Camit. Pyeti njerezit ne se kujton dikush vetem 2 vargje nga cfare ke shkruar.

    1. asd,

      po a bo zotrote noj vjersh ktu ,
      te na tregosh se kush je .

  18. Seb says:

    Robt! Jo s po na do europa, a lihen figura si ky nen meshiren e fatit? Si popull i degjeneruar kemi nevoje me shume se çdo gje intelektuale te mirefillte siq esht ky Zotria.

  19. Anti-Rryma says:

    E di Jorgo se kush e ka ne dore dhenien e pensionit, por nuk e thot dot: Krieministri. Me sa duket, Jorgo nuk ia ka lepire bithen atij.

  20. Kiri says:

    O ed e ke len ket popull pa pensione dhe ato qe jep ashtu i merr ke vu plot taksa vend e pa vend populli nuk voto mo per ty.

  21. Elba says:

    Respekt Z.Papingji.Intelektual I vertete.Pensionet jane teper te ulta ne Shqiperi.Cdo gje eshte nen nivelin e kohes se Komunizmit.Kjo eshte nje e vertete e hidhur.Zagaret Politikane punuan per vete.Por ata kanedhe miq.Pensionet e tyre I kane rregulluar per bukuri.Kontributi I tyre eshte Zero.Ish Kryetare Partish Fiktive,Sekretare,Dallkauke,pelivane,qe kthejne gunen nga fryen era.Ish Ministra,Drejtore Drejtorie,Llapaqene dhe sot e kesaj dite me perkedheli,i thone Isha.Emri tyre do te harrohet shpejt.Ju Z.Papingji jeni Poet,Profesor.Mbi te gjitha Njeri.Uroj jete te gjate,me gjithe shpirt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje