Zbulohet fjalimi i fituesit të çmimit “Nobel” në varrimin e Millosheviçit

12 Tetor 2019, 19:42Kulturë TEMA

“Bota, e ashtuquajtura botë, di gjithçka mbi Jugosllavinë dhe Serbinë. Bota, e ashtuquajtura botë, di gjithçka për Sllobodan Millosheviçin.

E ashtuquajtura botë di gjithçka mbi të vërtetën…Unë nuk e di të vërtetën. Por unë shoh. Dëgjoj. Ndjej. Më kujtohet.

Prandaj jam sot këtu, afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Sllobodan Millosheviçit”, pati thënë fituesi i Nobelit të sivjetshëm të letërsisë, Peter Handke në varrimin e Milloshevicit.

Filip David, një prej shkrimtarëve më të famshëm të Beogradit, ka mbetur thellësisht i zhgënjyer nga kolegu austriak.

Ai thotë se është e pamundur ta ndash punën e Handke nga angazhimi i tij politik.  “Handke e përkrahte politikën e Milloshevicit, në një kohë kur mjaft prej nesh këtu ishin asaj linje. Për mua, kjo ishte një politikë nacionaliste tejet e dëmshme  për Serbinë.

Handke pati shkruar një pamflet, “ Drejtësi për Serbinë”, i cili ishte shembull i mënyrës së njëanshme dhe të kuptuarit shumë të keq që ai i kishte bërë politikës serbe të kohës”,  ka thënë David, i cituar nga mediat serbe.

Për mendimin tim, shtoi ai, kishte dhjetëra shkrimtarë të tjerë që e meritonin çmimin përpara Handkes. Disa zëra të tjerë në Serbi thonë se Handke është treguar naiv e nuk ka qenë shumë i informuar mbi atë që po ndodhte realisht.

2 komente në “Zbulohet fjalimi i fituesit të çmimit “Nobel” në varrimin e Millosheviçit”

  1. Nik says:

    Po shkruani pèr agjensit radiot gazetat amerikane se çfar thone per idiotin Handke por gjithashtu per dy ditè rresht gazeta italiane Repubblica kritikon komisionin pèr nobèl si dhe Peter mu,,n. Kush e njeh filip davidin???

  2. Baliu says:

    Lavdi Marrise!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje