A ka nevojë Edi Rama për sytë e Albin Kurtit (…e anasjelltas)?

13 Tetor 2019, 20:33Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Ka pasur një kuriozitet në rritje për mënyrën sesi fituesit e rinj politikë të zgjedhjeve kosovare, do ta prisnin udhëtimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Novi Sad të Serbisë, për të nënshkruar, së bashku me presidenti serb Vuçiç dhe kryeministrin maqedon Zaev, atë që tashmë njihet si Shengeni ballkanik. Një marrëveshje mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të lehtësuar qarkullimin e mallrave, njerëzve, kapitaleve dhe shërbimeve. Takimi trepalësh zhvillohej ndërkohë që Kosova vazhdonte të numëronte votat e një procesi që do të sjellë, me gjasë, jo thjesht një rotacion politik, por edhe një erë ndryshimi në politikën kosovare.

Reagimet e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, dy krerëve politikë të bashkëqeverisjes së ardhshme, e konfirmuan skepticizmin kosovar. “…ne po shohim që jo vetëm që Serbia po e pengon Kosovën, por edhe Shqipëria e injoron atë në këtë rast. Është absolutisht e gabuar që Shqipëria të pranojë të arrijë një marrëveshje në të cilën Kosova nuk është pjesëmarrëse, madje si shtet i pavarur”, u shpreh Vjosa Osmani. Kurse Albin Kurti e zhvilloi edhe më tej idenë e një konsultimi paraprak mes Tiranës e Prishtinës në këtë rast, duke shtuar se do të donte që Shqipëria ta shihte Serbinë me sytë e Kosovës.

Ka pak gjasa që në deklaratat e mësipërme të ketë luajtur rol fakti që krerët politikë në fjalë janë në mesin e një negociate delikate për qeverinë e ardhshme, e për pasojë edhe deklarimet e tyre janë rrethanore dhe kalimtare. Idea se politika e jashtme e Shqipërisë duhet të ketë një pikë rëndese gjithnjë e më të spostuar në aksin e interesave të Kosovës, po ze vend në mënyrë progresive me kalimin e viteve.

Por Kosova sot është një shtet i pavarur. Ajo ka nevojë të krijojë profilin e vet ndërkombëtar. Ka me patjetër nevojë për ndihmën dhe mbështetjen e Shqipërisë, si më i pari aleat i natyrshëm, në një rajon të mbushur me armiq ose miq hipokritë. E ndërkohë që termi “armik” ka nisur të ridimensionohet në dy dekadat e fundit, kjo ka ndodhur edhe prej faktit se sot kemi një shtet të dytë shqiptar në Ballkan, i cili po kërkon të konsolidohet së brendshmi dhe të afirmohet së jashtmi.

Roli i shtetit amë në këtë proces është jetik për kosovarët, po dy shtetet s’kanë pse të kijojnë një klon të njëri-tjetrit. Kosova s’ka nevojë për sytë e Shqipërisë dhe as Shqipëria për sytë e Kosovës. Janë mirë në rolet e tyre komplementare, s’kanë pse të krijojnë mbivendosje e t’i shkelin këmbët njëra-tjetrës. Jo gjithnjë bashkimi bën fuqinë.

Shqipëria është një shtet me mbi 100 vjet jetë, me lidhje e marrëdhënie të vjetra diplomatike me një komunitet të gjerë shtetesh afër dhe larg pjesës së diellit që i ka rënë për hise. Ashtu siç ka ndodhur me emërimin e një shefi diplomacie nga Kosova, apo me fillimin e integrimit të sistemeve diplomatike mes dy kryeqyteteve, Shqipëria po përpiqet ta luajë rolin që i takon në afirmimin e Kosovës, shtimin e njohjeve dhe integrimin e saj në bashkësinë ndërkombëtare të shteteve.

Por kur Albin  Kurti thotë se ai dhe kryeministri shqiptar duhet të përdorin vetëm një palë sy për të parë Serbinë, duket se qartë se mbi logjikën, fiton emocioni patriotik. Pasi avancimi i Shqipërisë në integrimin rajonal, siç po ndodh edhe me Shengenin ballkanik, ka vetëm impakt pozitiv edhe për Kosovën. Integrimi i Shqipërisë dhe i Kosovës duhet të jetë sfida, jo vetëizolimi i të dyjave, për hir të humoreve, paragjykimeve dhe izmave çfarëdo të së shkuarës apo të tashmes.

Katër sy janë më mirë se dy. Kosova dhe Shqipëria duhet të ruajnë origjinalitetin dhe veçanësinë që i bën të dallueshme në botë, gjithnjë duke pasur në plan të parë dhe duke ruajtur fort komunikimin dhe bashkërendimin mes tyre. Precedenti i korrikut, kur qeveria shqiptare u tërhoq nga Samiti i CEEP në Sarajevë për shkak të mungesës së Kosovës në tryezë, ishte një gabim që s’ka pse të përsëritet. Shtetet e përgjegjshme nuk dezertojnë, ato dialogojnë. Dhe Shqipëria e Kosova i kanë të gjitha mundësitë për të qenë të tilla.

19 komente në “A ka nevojë Edi Rama për sytë e Albin Kurtit (…e anasjelltas)?”

  1. Kuq e zi says:

    Or pallosh je nje popull i ndare ne pese pjese ku shqiperia kater pjeset e tjera ka detyren ti konsideroje te vetat sa i perket polotikes se jashtme dhe nje nga keto pjese eshte kosova
    Te besh nje analize e cila ve ne dyshim dramen,ralitetin dhe te ardhmen e kombit shqiptar sepse na humb politikisht agai i radhes ne shqiperi te ben jo pallosh por tradhtar
    Nje pyetje kam per ismail qemalin tone
    A po i mbron shqiperia shqiptaret e kosoves ashtu si po mbron vucic serbet e kosoves?
    Sa per jugosllavine e re ate nuk e kundershtoi vetem kosova por edhe mali i zi dhe bosnja pra te gjith ish republikat e jugosllavise kur ata po ne cduam?
    E vetmja pergjigje ngel lista e monopolisteve

    1. Shqipetari says:

      Qe je nje injorant, padyshim me 5 diploma (vitri, krist e uF), as qe diskutohet. Tani or pall Ka*i Astir, ajo qe thuhet eshte se me pordhen e nacionalizmit pa breke nuk behet gje. Ky qe do te ruaj pushtetin e vet, Ja tha ne Beograd se Pa njohur Realitetin Kosove, nuk do beni me tutje, Ja tha dhe ne OKB or çeçen, dhe sa vende e njohin Kosoven Sot prej Rramushit e Vesel ect, dhe nga Shqiperia, sa u terhoqen nga Njohja prej Rambos KryeKa*r te Kosoves?! Pra i Diplomuar i k*rit, nuk behe politika Pa Breke. Loja eshte kush eshte me “fair”, me “paqedashes”, or vlla nga halli çeçenn……

    2. ddi says:

      Shume me vend Kuq e zi.
      Je puro shqiptar sigurisht!!!

  2. Vjosani says:

    Kuq e zi, je nje cope idioti, o patriot i plevitosur. Lexoje mire dhe perpiqu te kuptosh ndonje gje nga nje analize kaq logjike. Dhe po keshtu meso pak shqip e vur ndonje pike a presje gjekundi o analfabet i noterizuar.

  3. Sokol says:

    Bravo. Analize me mendje te qete, e ftohte dhe pa emocione.
    Bravo e prape per racionalitetin.

  4. zbrisni ne Tokë says:

    Ka ardhe koha qe njerezit te kuptojne qe jeten e tyre e ndertojne vete dhe jo shteti apo kombi. Eshte kapitalizem dhe si i tille seicili oer vete, zoti per te gjithe. Iku patriotizmi se ka ikur ne fillim familja shqiptare qe eshte shperfytyruar me ligj e me kanun dhe faktisht si e shohim e jo me dy shtete qe nga njera ana duhet te mbahen tek patriotizmi dhe nga ana tjeter i vogli i thote te madhit: shiko punen tende se tonat i rregullojme vete. Edhe ajo shprehja e as femres Osmani mu duk fare bajate dhe pa asnje sens serioziteti te nje personaliteti politk, mu duke sikur ka dale nga goja e ndonje idioti dhe pa kulture. Idea per levizje njerezish dhe mallrash pa pengesa eshte nje mendje e mençur se koha nuk pret. Kemi 28 vjet ne sistemin hibrid te demokracise me mutacionet e tij dhe iku nje brez njerzish qe s’e gezuan lirine, perveç lirise se thashethemeve dhe sharjeve te njeri tjetrit. Behun serioze dhe vendoseni mendjen ne pune per njeresit e jo per maskarenjete si deri tani. Nxitojen realizimin e atij mendimi qe tu sherbeni popujve.

  5. Ilia Toli says:

    Albin Kurti i kërkoi Serbisë 22 miliardë dollarë se është i bukur dhe special. Po t’ia japë, d’i kërkojë Beogradin. Po t’ia japë, do kërkojë nga Karpatet në Venecia dhe gjithshka në jug. Kjo gjithmonë se shqiptarët janë specialë, gjenij të keqkuptuar, të drejtë, të zgjuar, të besës, trima, të ndershëm.

    Bosnia, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi s’i kërkuan dëmshpërblime Serbisë, vetëm kosovarët i kërkojnë. Unë këtë e shpjegoj shumë thjeshtë me natyrën grabitqare të shqiptarit.

  6. maga says:

    Analize teresisht e gabuar qe buron nga formimi internacionalist. Perse duhet te kete dy shtete shqiptare?? Ku i gjetet keto modele??
    Duhet ndjekur modeli fis( krahine)-shtet,apo komb-shtet?? Ti skender ,ashtu si merua,qenke per krahine-shtet. Po mire,pse 2 shtete. Te bejme çdo krahine nga nje shtet.
    Ta bejme shqiperine si siria thua ti ,jo shtetet evropiane. Prandaj shqiperise i duhet nje si kurti se ju internacionalistet e shkaterruat kete vend. Kosova eshte shtet i perkohshem ,derisa ti bashkangjitet trungut ame.

  7. ta says:

    tema duhet te ruaje etiken c’jane ato gjera te pista qe i lejon ne komente.

  8. ana says:

    Te nisesh negociatat per nje shengen Ballkaniik eshte nje gje shume e mire qe sjell zhvillim dhe afrim te popujve. Kjo nisem duhet perkrahur edhe nga Bosnja dhe Kosova. Kush mendon apo enderon qe Shqiperia eshte te themi SHBA qe te ushtroje hegjemonizem ne Ballkan ka trute e gomarit.

  9. Sokrati says:

    Edi Rama nuk ka nevoje per sy por per mend.

  10. REMARKU says:

    Nje shkrim i sakte,Minxhozi eshte nje analit inteligjent ,bukur.

  11. Skender Davçe Mingj says:

    Nje analize alla shqiptaro-turko-sllave.
    Nuk paske kuptuar asnje gje çfare deshen ti thone Albini e Kurti

  12. beni says:

    Si Albin Kurti edhe Haradinaj kta nje fytyren kanee ate te orientalizmit!
    Kosove duhet t’a drejtoj nje katolik e them me plot gojë?
    Orientalizmi nuk integrohet dot e ja shtien fain Edvin Ramës qe po mundohet t’a nxjerr Shqiperinë nga kthetrat e nacionalizmit oriental ekstrem!
    Kta orjentale si ne Kosovë e Shqipëri apo Maqedoni shtien mbas pushtetit e jo mbas popullit!
    Kta jan vete ekstremiste e fundamentale e ja u hedhin fain Serbis apo krishterimit qe jan teresisht ne nje kulture te hershme se ajo e sjellje me nga osmanllinjte fanatike e zevzeke,hajdutet e grabitqare,hundmedhenj deri ku s’mban!

  13. Timi says:

    Kjo që thotë Minxhozi është korrekte po të kishe fqinjë Suedinë apo Holandën por jo Serbinë. Në Ballkan fiton ai që është më “shkerdhate” e jo se kush është më fair. Serbët e greket po të munden do na zhdukin nga faqja e dheut. Serbia bllokon interkoneksionin me Shqipërinë dhe i thotë Rames ti heqim barrierat. Hipokritë.

  14. popull says:

    Një analizë e shkëlqyer z.Minxhozi. Kosova do bëjë mirë t’i bashkohet kësaj tryeze se është në të mirën e saj dhe të gjithë rajonit.Këtyre politikanëve të Kosovës ( jo të gjithë ) nuk ju merret vesh se çfarë kërkojnë nga Shqipëria, se kur z.Rama fliste për çështjen e Kosovës dhe dialogun me Serbinë, ata thoshin që jemi shtet i pavarur dhe nuk kërkojmë ndihmë nga askush qoftë kjo dhe Shqipëria dhe ndërhyrje në politikën e tyre. Por harrojnë ata se ishte kjo Shqipëri që pati të njëjtët sy kur bëri të pamundurën për njohjen e shtetit të Kosovës dhe ja ka arritur qëllimit.

  15. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    nje pyetje kisha, kush eshte shteti me bolemadh ne ballkanin perendimor per momentin? Ky shengeni ballkanik eshte me shume nje ribashkim i jugosllavise plus shqiperine. Kot nuk thone qe Tito ishte njeri i madh e largpames, por edhe xhaxhi Veri jo me pak. Xhaxhi Veri parashikoi shperberjen e jugosllavise por Tito tha I Have a Dream dhe mesa duket naltegjatesia e tij po ia ben endrren realitet. Sllavet dhe Shqiptaret mund te bashkejetojne me njeri-tjetrin aq sa mund te bashkejetoje ujku me qengjin..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール 通販

    ai 搭載 ラブドール アリエルとエリアンケビン(更新)どこでどのようにダッチワイフを隠すか?2021年のトップMILFシリコーンダッチワイフ最も賢明なダッチワイフは何ですか?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje