“10 mijë dollarë në lloto”: KPA nuk i jep të drejtë prokurorit, e shkarkon nga detyra

14 Tetor 2019, 19:59Kronika TEMA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot që të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që shkarkoi nga detyra prokurorin Artur Selmanin.

Vendimi është marrë nga trupi gjykues i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz, anëtarë.

Pas filtrimit të trefishtë që i bëri vetting-u, prokurori në organin qendror të akuzës u vu në vështirësi pas gjetjeve të DSIK që konstatojnë se 10 vite më parë në llotaritë sportive, prokurori ka fituar 10 mijë dollarë.

Një histori të cilën prokurori e konsideroi në seancën e KPK-së si pjesë e të kaluarës, por që, sipas komisionerëve, mund të jetë cenuar integriteti.

Prokurori Selmanaj kërkoi falje për një çështje që, sipas tij, nuk ndalohej me ligj dhe që sidoqoftë nuk kishte arsye pse ta vendoste në zonën e rrezikut, pasi, sipas tij, gjatë 30 viteve në detyrë ai i ka dhënë drejtësisë.

Për këtë shkak ai solli në kujtesë dosje të forta të hetuara në vite të ndryshme që prej 1997 deri tek skandali i pasaportave apo hetimi i Lulzim Bashës.

3 komente në ““10 mijë dollarë në lloto”: KPA nuk i jep të drejtë prokurorit, e shkarkon nga detyra”

  1. Guri says:

    Ça burri legen, ne vend tju thot njerezve si i lozte ndeshjet qe te kapim dhe ne ndo nje gje. Une kam dal ruar qethur nga llotot, e jo me 10 mij euro plus sic thot ky palla

  2. Roberto says:

    BUDALLA ! Nuk ka sens te thuash qe i fitova 10.000 $ ne lloto,pra qenke bixhozci dhe si i tille nuk duhet te jesh ne ate detyre sepse dihet fati i bixhizcinjve qe kane shitur shtepi e katandi dhe ne rastin tend do kerkosh te gjesh burime financiare ne kurriz te te tjerve duke marre rrushfet apo duke premtuar e genjyer etj etj etj. Artur Selmani je i shkarkuar o debil.

  3. H says:

    Se mos ti ka dhuruar vjerra dhe nuk mban mend ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje