Dështojnë përpjekjet e Bashës për të përçarë grupin e Rudina Hajdarit, zbulohen lëvizjet e reja

15 Tetor 2019, 11:13Kronika TEMA

Pas përpjekjes së kryedemokratit Lulzim Basha për të përçarë grupin që mbështet deputeten Rudina Hajdari, brenda grupit demokrat parlamentar nuk ka qetësi.

Mes deputetëve të opozitës së re ka ende paqartësi se kush është kryetari.

Një pjesë  e deputetëve njohin Rudina Hajdarin si drejtuese e të tjerë Korab Litën.

Në një prononcim për Top Channel deputeti Halit Valteri nënkryetar i grupit i cili hodhi edhe firmën mbi dokumentin që njeh Korab Litën si kryetar sqaron se gjithçka është një keqkuptim e që do sqarohet të enjten në seancë plenare.

Ai i qëndron vendimit për tu tërhequr nëse Kuvendi njeh Korab Litën për kryetar duke paralajmëruar për Top Channel se të tjerë deputetë të Kuvendit do i bashkohen grupit demokrat me kryetare Rudina Hajdarin, të enjten në seancë plenare.

“Grupi do zgjerohet me deputet te rinj, Rudina është kryetare, gjithçka do sqarohet të enjten”, tha Valteri për Top Channel.

Menjëherë pasi deklaroi këtë, një deputet i ri i Kuvendit firmosi shkresën për tu bërë pjesë e grupit parlamentar demokrat. Top cCannel mëson se ai  është Krenar Rryçi.

Top Channel pyeti edhe Korabl Litën. Ai preferoi të mos japë detaje.

Deputeti demokrat Alban Zeneli konfirmoi për Top Channel mbledhjen e grupit ku është marrë vendimi.

Ai tha se zonja Hajdari është në dijeni të mbledhjes madje edhe ai vetë ishte një nga kandidaturat për kryetar.

2 komente në “Dështojnë përpjekjet e Bashës për të përçarë grupin e Rudina Hajdarit, zbulohen lëvizjet e reja”

  1. me emer says:

    Ky eshte nje revanshizem per hir te parase , nuk ka lidhje as me programin e P.D.-se apo c`do lloj force politike qofte . Keto jane pasoja te politikes se gabuar qe behet ne vendin tone ne raste krizash parlamentare .Ne raste te tilla , shpallen zgjedhje te parakoheshme ku natyrisht forcat politike deklarojne me pare pjesemarjen e tyre . Menyra se si eshte veprruar e tipit ” beni si them une ” eshte anti demokratike , bile e rrezikeshme . “Memecet ” duhet te flasin pamvaresisht se kujt force politike i takojne . Vendi ka rrene ne duart e “idjoteve ” interesaxhinj qe mund te bejne c`do gje . Shpetimi i vendit dhe vendosja e plote e demokracise eshte rindertimi i sistemit te drejtesise , denimi i elementit te koorruptuar kushdo qofte , zgjedhje te ndereshme parlamentare ne nje kohe sa me te shpejte . Nuk duam qe vendi i jone te quhet i mallkuar , pasi nje grusht mafiozesh duan te drejtojne .

  2. Cipini says:

    Deshperimet e Lul Bythes nuk kane fund! Vazhdo Lulo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje