Shqipëria ia doli në mbrëmjen e djeshme të merrte fitoren përballë Moldavisë teksa i mposhti pa probleme në transfertë me rezultatin 0-4.
Megjithatë, keqardhja shkon për ndeshjen me Turqinë, pasi ishte vendimtare në rast se Kombëtarja do të merrte maksimumin.
Por, në fund kuqezinjtë u ndëshkuan prej një mosmarrëveshje në mbrojtje dhe shpresat për kualifikimin u venitën.
Gjithsesi, paraqitja ndaj Turqisë ishte në nivel të lartë, ndërsa këtë e ka theksuar edhe tekniku Edi Reja në fjalën e tij në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes me Andorrën.
74-vjeçari u shpreh se në ndeshjen ndaj Turqisë, kuqezinjtë treguan se kush janë dhe se merita kryesore është e tyre dhe jo atij.
Trajneri italian ka keqardhje edhe për pikët e lëna rrugës në eliminatore, pa llogaritur Francën e cila ka tjetër nivel. Por, i përgëzon djemtë për lojën e treguar, duke shtuar se kanë vlera të rëndësishme.
Nuk do kualifikoheshim ne Europian edhe sikur te fitonim ndaj Turqise po c eshte me e keqja eshte se ne nuk meritojme te luajme ne Europian
Kush i shkruan keto budallalleqe ….me Andoren…
Edhe francezet kishin te drejte kur i ngateronin me Andoren …kudo behet mish- mash…
PO zoti Reja ! Ju kini plotsishte te drejte. Po te kishim fituar ,apo barazuar me Turqine do kualifikoheshim per ne euro 2020. Po e di si i themi ne ketu ne Shqiperi ? Po te kishte tezja pak bibilush i therrisnin daje e jo teze. ndersa halles i therrisnim xhaxha. Keto gjera nuk behen me neqoftese,por me gjendjen reale. Mos u mburr me nje skuader te dobet si Moldavija. Faktikisht e ke lugen bosh,ndaj mos thuaj se u ngope.
Kot su bera gazetar,Leku ecen cfaredo te shkruash.S ke nevoje per talent dhe as per shkolle….Ja psh gazetaret e temes e bene ndeshjen me Andorren.Une mund te shkruaj per finalen e boterorit 1946-Shqiperi-Brazil qe u fitua me rezultatin 7:0.Besoj do ngjalle kuriozitet ?