Këshilltarja e Metës: Presidenti nuk mund të shkarkohet, nuk ka bërë ndonjë gjë të rëndë

16 Tetor 2019, 11:04Politika TEMA

Ilda Zhulali, këshilltare e presidentit Ilir Meta, deklaroi për A2 se Meta nuk mund të shkarkohet, pasi kjo mund të ndodhë vetëm në kushtet e përcaktuara mirë në Kushtetutë.

“Presidenti nuk mund të shkarkohet, është akt i rëndë dhe janë të përcaktuara mirë në Kushtetutë kushtet kur duhet të ndodhë kjo gjë.

Komisioni i Venecias doli në përfundim se jo që nuk ka shkelje, por as nuk ka tejkaluar kompetencat e tij.

Nuk ka asnjë fjali ku të thuhet që “Presidenti ka shkelur Kushtetutën”.

Komisioni i Venecias e kupton që Kuvendi ka dëshirë të zjarrtë për ta shkarkuar presidentin dhe thotë që nuk mund të shkarkohet edhe nëse Kuvendi e shikon si shkelje të Kushtetutës; edhe nëse Kuvendi e konsideron të rëndë shkeljen, qëllimi që pati presidenti me veprimet e tij bëjnë që presidenti të mos mund të shkarkohet”, tha Zhulali.

Kur u pyet se si do të veprojë presidenti tani që është njoftuar se Komisioni hetimor për shkarkimin e tij do të vazhdojë punën, Zhulali u përgjigj:

“Presidenti nuk mund t’i imponohet dot vullnetit të mazhorancës për ta shkarkuar. Mazhoranca duhet të ndjekë rrugën ligjore.

Nëse komisioni hetimor do të dalë me një përfundim, do të vendosin nëse duan ta autorizojnë Kuvendin për të kërkuar shkarkimin e presidentit në Gjykatën Kushtetuese. Më pas, kjo gjykatë do të vendosë”.

Sipas këshilltares, e cila është njëkohësisht gruaja e ish-deputetit Aldo Bumçi, “Presidenti do të vazhdojë të bëjë përpjekjet për të vendosur çfarëdo ure mes palëve që ata të ulen dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre”.

5 komente në “Këshilltarja e Metës: Presidenti nuk mund të shkarkohet, nuk ka bërë ndonjë gjë të rëndë”

  1. Shqip says:

    Gruaja e Aldo Bumcit

  2. xxx says:

    keshilltarja qenka me e mire se zonja e pare

  3. serda says:

    Me trute tuaja meta do vazhdonte te merte 7% çdo biznesmeni, por koha moj tyryfyle ecen perpara e jo ne kthim mbrapa. Meta i ka djegur te gjitha kredencialet dhe ajo me evrendesishmja eshte ne lidhje me popullin, pamvarsisht se ai, do shpenzoje shume nga pasuria e tije e vene me djerse, por leket do tja hane, dhe mune kan per ti dhane.

  4. rexha 10 says:

    DO TE ISHTE SHUME E RENDE,MORI ZONJE PO TE KISHTE PLASUR KONFLIKTI.DO TU VRISNIN NJERZE .KERKONI NJE FALENDERIM TE MADHE AMERIKES QE I BLLOKOI PLANET E VRASJES SE PRESIDENTIT LOPCAR META.PO TU VRISNIN NJERZIT ,KUSHE DO MBANTE PERGJEGJSI.ESHTE SHUME E QARTE SE JUVE NUKE U GJENE GJE.KURE THOTE POPULLI : RRUFEJA NUKE BIE NE HALE:

  5. Dymi says:

    Nuk e kemi degjuar asnjehere te lexoje apo te flase. Mos eshte edhe kjo si ajo Majlinda e Lulit qe mezi shfrynte kur lexonte ne Parlament, ate qe ja kishin shkruar te tjeret?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje