Kryeministri italian: Vendimi negativ për Shqipërinë e MV është dritshkurtësi. do kishte pasoja rajonale

16 Tetor 2019, 19:29Politika TEMA

Pas vizitës së tij në Shqipëri, kryeministri i Italisë Giuseppe Conte është shprehur se “do të ishte dritëshkurtësi nga pala europiane, të vendosim për një shtyrje të mëtejshme të hapjes së negociatave, pas shtyrjes nga Këshilli Europian në qershorin e kaluar.

Në këtë fazë, sigurisht që kjo nuk shtyn detyrat që Bashkimi Europian ka vënë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Kjo deklaratë u bë nga Conte gjatë fjalës së tij para Senatit, i mbledhur në funksion të Këshillit të ardhshëm Europian.

Në vijim, Conte nënvizoi se vazhdonte të mbështeste konkluzionet që favorizojnë fillimin e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore me BE-në.

Sipas tij, një vendim tjetër do të dërgonte sinjale negative në këtë rajon.

Sipas Contes një refuzim nga ana e Bashkimit Europian do ta largonte edhe më tej Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga horizonti europian.

Ai shton se kjo lëvizje do krijonte pasoja të shumta rajonale.

“Refuzim pa dhënë as mundësinë për të kryer ”detyrat e shtëpisë “do t’i largonte ato vende nga horizonti eropian.

Nuk është për t’u shpresuar, veçanërisht duke marrë parasysh që zgjerimi është një proces që lejon shtetet anëtare të bëjnë kontrolle shumë më efektive pasi të kenë filluar negociatat e pranimit, sesa një përjashtim që do të ftohte Tiranën dhe Shkupin në dinamikën e paqëndrueshmërisë politike, me pasoja edhe në nivelin rajonal”.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte gjatë vizitës së tij në Tiranë konfirmoi mbështetjen e Italisë për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimit Europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje