Paraqitjet pozitive, gati rinovimi për teknikun Edi Reja, ja kur do të firmoset kontrata e re

16 Tetor 2019, 18:12Sport TEMA

U ul në pankinë në një moment të vështirë, por aventura e Edi Reja në drejtim të kombëtares së Shqipërisë do të vazhdojë më gjatë nga sa ishte parashikuar.

Dyshimet e fundit u rrëzuan nga Armand Duka menjëherë pas fitores kundër Moldavisë. Pas zhgënjimit të madh me Kristian Panuçin, presidenti i Federatës është bindur se ka bërë zgjedhjen e duhur edhe për të ardhmen.

Në fakt, kjo ishte përgjigja ndaj trajnerit, që më parë kishte shfaqur hapur dëshirën e tij për të vazhduar punën në kombëtaren e Shqipërisë. Me palët në sinkron, tashmë mbetet vetëm firmosja e kontratës së re dhe kjo pritet të ndodhë shumë shpejt.

Burime të “Balkanweb” në Federatën Shqiptare të Futbollit bëjnë me dije se Duka dhe Reja do të takohen për të formalizuar marrëveshjen përpara ndeshjeve të nëntorit, që do të mbyllin edhe eliminatoret e Euro 2020.

Rinovimi përshpejtohet edhe për faktin se ka pak detaje për t’u sheshuar në kontratën e re. E lehtë do të jetë gjetja e gjuhës së përbashkët sa i përket financave, ndërsa kohëzgjatja është e përcaktuar, deri në fund të eliminatoreve të Botërorit 2022.

Në mes është edhe aventura në edicionin e dytë të Ligës Kombeve. Rinovimi i Edi Reja duket si zgjidhja më e mirë për kombëtaren, e cila ka nisur një process rinovimi dhe dora e teknikut italian është e dukshme.

2 komente në “Paraqitjet pozitive, gati rinovimi për teknikun Edi Reja, ja kur do të firmoset kontrata e re”

  1. Raimond vlonjati says:

    Ky esht trajneri me i mire qe ka ardhur ne Shqiperi

    Esht i shkelqyer

  2. Tifozi kuq e zi says:

    Brravo i urojm pun te mbar EDI REJAS trajneri me i mir ITALIAN qe kemi patur ndonjeher e meriton rinovimin dhe duhet te kryqezojm gishtat ta firmosi ate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje