Nga Mero Baze
Vetoja franceze kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, po shoqërohet me një lumë paralajmërimesh për pasojat që mund të ketë kjo për Ballkanin dhe raportet me Europën, me shpresë se mund ta lëvizë Francën nga pozicioni i saj.
Por duket se nuk do të ndodhë.
As Franca nuk do bëhet një vend i dashur për shqiptarët dhe maqedonasit, dhe as këto dy vende, nuk do bëhen anti-Perëndimore.
Por brenda Europës natyrisht diçka do të ndodhë. Do të ndodhë, pasi këto janë kushte të Francës kundër Europës, dhe jo kushte të Europës kundër Shqipërisë e Maqedonisë.
Efekti pozitiv për dy vendet është se ato kanë ndarë Europën në një shumicë dhe pakicë kundër tyre. Sot 25 vende të Bashkimit Europian, përfshi dhe drejtuesit e Bashkimit Europian, po luftojnë për Shqipërinë dhe Maqedoninë, si për një betejë të tyre.
Presidenca e BE, kancelarja Merkel, grupet parlamentare të Brukselit dhe krerët e 25 shteteve anëtare, kanë bërë kalë beteje të trye, hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
Përballë tyre, presidenti Macron, me ambicjen e një politikani që do të nënshtrojë Europën, për t’i imponuar projektin e tij, ka gjetur një pikë delikate, ku Europa i duket shumë e interesuar, për të promovuar idenë e tij. Nuk e ka kundër Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut, më shumë se sa kundër një Europe që nuk i duket e tij.
Nga ana tjetër, efekti i kësaj maratone të Europës për të hapur negociatat me dy vendet e fundit në Ballkan që nuk iu janë hapur ende, është ekspozimi i problemeve të Ballkanit.
Kryeminstri Zaev përmendi zhvlerësimin e “Marrëveshjes së Prespës”, që është medalja e arit e Maqedonisë në rrugën drejt negociatave, përmendi rrrezikun e dështimit të bisedimeve Serbi- Kosovë, si shembull i keq shpërblimi që mori Maqedonia me Greqinë, apo dhe rënien e mundshme të qeverisë.
Edi Rama nuk ka folur për rreziqe gjeopolitike apo rajonale nga Shqipëria, se në fakt nuk ka, por një dozë e re dëshpërimi pa diskutim që do t’i bëjë më keq Shqipërisë, e cila dhe ashtu është në një krizë të zgjatur politike.
Ekspozimi i këtyre rreziqeve, është një rast i mirë për Europën, për të kuptuar se çfarë mund të kthejë pas ky vendim, sidomos në Maqedoni, ku beteja politike ka qenë e pozicionuar mes forcave pro Perëndimore dhe atyre pro ruse.
Dhe akoma më shumë, një shuplakë për gjithë ata që qortojnë SHBA pse merret me problemin Serbi- Kosovë më shumë se Europa. Ndërkohë që SHBA ka emëruar brenda muajit, dy të dërguar specialë për Ballkanin, Europa është ndarë 25 me 2, kundër një procesi bisedimesh, i cili në fakt duhet të ishte automatik pas marrjes së statusit vend kandidat për në BE.
Me këtë ndarje të Europës, asnjë marrëveshje në Ballkan nuk ecën dot përpara pa SHBA. Ndaj më shumë se sa një boshllëk që mund të mbushet nga Rusia apo Kina, Ballkani Perëndimor është një vend që do të besojë më shumë tek SHBA dhe vendimet e saj.
Pafuqia e Europës për t’u bashkuar rreth një vendimi, për problemet e veta, do të ulë pritshmëritë e Europës në këtë rajon, por nuk do të ndryshojë orientimin perëndimor të tyre.
Në fund të fundit, vendimet e mëdha në Ballkan i ka marrë SHBA, pasi siç ka thënë Kisingeri, “kur ke punë me SHBA i bie një telefoni, ndërsa në Europë nuk di kujt t’i telefonosh”.
Dhe faktet provuan që SHBA bënë shtet Maqedoninë, ata bënë “Dejtonin”, pasi holandezët i lanë boshnjakët në Srebenicë në dorë të kasapëve duke pirë wisky, ata bënë Kosovën shtet të pavarur, përkundër përçarjes europiane në këtë pikë.
Po të ishte për Europën, Rusia e Kina do ta kishin marrë me kohë Ballkanin. Ndaj nuk duhet mbivlerësuar boshllëku që lë Europa në Ballkan. Boshllëku Perëndimor nuk mund të mbushet me “mall lindor”.
Çfarë është perëndimore në Ballkan, do mbetet perëndimore, edhe pse jo doemos europiane. E ka lënë me kohë këtë boshllëk Europa, por për fat e ka mbushur SHBA.
E ka fajin Brigita qe ja ka shfytyruar trurin djaloshit Makron.
Pas viteve ne 90-te ne Europe eshte ri-kthyer sindroma e Racizmit Religjoz,
Kjo sindrome ka qne emotua kryesore per 1 mije vjet ne Mesjete , dhe me ardhjen e Demorkacise ne Europe, kjo sindrome u zbut dhe po binte shume
Mirepo pas viteve 90-te , kji sindrome u ngjall serish.
Dhe kjo duket kur BE e la Bosnjen me qellim qe te mbytej ne gjak nga Serbia , dhe po ashtu do e kishin lene edhe Kosoven, por fati jone qe Amerikanet u zgjuan.
Dhe duhet thene se eshte Amerika qe ja “mban doren” BE-se kunder popullsive myslymane te Europes, se po te mos ishte Amerika BE do na bente gjemen, duke mdersyer Serbine dhe Greqine te na copetonin fare.
Ndaj edhe kjo puna e futjes sone ne BE, eshte nje dicka e pamundur fare, tani qe EU ecen me moton e Racizmit religjoz
Dhe e thane politkanet angleze , qe “Shqiperia do futet ne BE kur kryesine e BE ta kete Turqia ”
APo edhe kur para nje viti me duket Zonja Merkel, ju tha atyre ne BE”Po le tua japim negociatat, kjo nuk do te thote qe do futen ne BE,
se futja ne BE kerkon me shume se 20 vjet….
Dmth BE as qe na ka ne radar fare neve, mos flasim pastaj per Kosoven e Bosnjen
Biles per shkakun tone BE po djeg edhe Maqedonine, sepse po ta fuste Maqedonine vecuar nga ne, do binte ne sy per keq fare,
Ndaj ne duhet ta shikojme te verteten ne sy, te mos bejme njeriun “self-deluded” se i bejme dem vetes, dhe e trajtojme veten si leshko,
por ta shikjme te verteten ne sy., edhe ta diskretitojme me sa te mundemi kete politike me 2 standarde te BE.
Ata po fusin Serbine qe eshte nje shtet kriminal, dhe nuk i hapin negociatat per Shqiperine qe esht vend i Natos.
Nje gje duhet te keni parasysh o shqiptare:….”Nuk luftohet nje genjeshter , me nje genjeshter tjeter,duke genjyer veten ”
Kjo eshte si puna e marteses : Nusja nuk te do mor vella, ndaj nuk ke si ben martesen.
Lere varja fare, Mundohu te regullosh mireqenine e popullit tend duke i ulur taksat dhe ngritur rogat njerezve te varfer
Dhe shyqyr zotit qe je ne Nato dhe nuk te sulmojn, se ndryshe nje sot e dinte cdo na ndodhte
Sa me shume kalon koha , aq me shume justifikohet politikka qe Enver Hoxha ka ndjekur ndaj Europes
Per here te pare jam plotesisht dakort me ty Rajmond. I ke rene kokes.
Nuk ka rrezik Rus, sepse tani Rusia eshte aleat (padron) i Turkut. Po te ishte me Grekun do ishte i keq … hahahaaaa
Kjo esht ne favor te gjith elites politike ne tirane qe nuk e do integrimin..i pari rama. Mjer populli.
Po Mero,po ne qofte se del Nje Trump tjeter,qe Sipas politikes se tij,nuk ka shume interes Amerika ne Ballkan e te ben naften si ja u beri Kurdeve ne Siri?Kujt duhet tu besojme? Deri Tani interesat Amerikane Kane qene ne perputhje me tonat, por Me Trump ne pushtet,ç’do gje qe ishte e qarte me pare,nuk eshte me.As Amerikanet vete, nuk jane te sigurte per venendime e Marta nga Trump nga darke ne mengjes.
Mero ne nje fare mase e ke gabim analizen.influenca lindore pa dyshim do te shtohet ne gjithe ballkanin.mbase jo e vetme por shume me teper se nese do vazhdonte normalisht procesi i antaresimit qe nga neser me nje Jo shtyhet pa fund.
Shqiperia ka ardhur koha qe duke i u drejtuar SHBA si Mike reale per gjate me shume se 1 shekulli, te kerkoj status te pavarur, si Svicera. Me princip jo Per inate te Europes. Por mbi vajzen e nje analize qe mendoj se Shqiperia e ka kete vecori dhe mentality pavaresie. Per shkak te konjuktturave te vendeve Europeane, Shqiperia eshte demtuar gjithnje.
Shqiptaret pastaj jane perball projektit te madh te Bashkimit ne nje shtet, si nje komb. Gjykoj se futja e Shqiperise e zbehe kete model klasik te organizimit te Kombeve!
??????????????????????????????????????????
Cfare flet o Mero?
Si zakonisht shpejtove qe te lustrosesh portretin e ndotur te shefit tend Edi Rama!
Edi Rama ka 6 vjet qe qeveris si mbret,dhe nuk ka bere asnje centimeter perparim drejt BE-se.
Vec ne shitjen e droges ka ecur Shqiperia,nen drejtimin e Rames.
As nje cope date per negociatat nuk po merr dot,jo me te plotesoje kapitujt.
Kjo eshte e verteta dhe jo lajkat e tua.
Mackron eshte tradicionalist ne politike: eshte kunder shqiptareve te Shqiperise dhe Maqedonise,
sepse pas amerikaneve ne jemi miq trdicinale te Gjermanise; se dyti, Mackron eshte perfqesues i aristokracise franceze,
qe nuk i duan te varferit ne tavoline; ndryshe Merkel vjen nga nje familje e thjeshte. Tradicionalisht Franc ka perkrahur serbet ne Ballkan dhe do qe ne t’i bashkohemi Europes si pjese e Jugosllavise se re, pa kroacine dhe Sllovenine, por me Shqiperine dhe padyshim me Kosoven dhe Maqedonine ish-jugosllave. Gjithsesi, ne shqiptaret vuajme sindromen e Ali Pasha Tepelenes dhe Karamahmut Pashe Bushatlliut, te cilet menduan per lavdine e vet dhe jo te krijonin Shtetin e Shqiperise, si sot kreret e politikes ne Kosove dhe Shqiperi.
Hajt se me per hajer do dali.
Do bashkohena me Ameriken.
Shqiprija do quhet New Alabama.
Do kemi New Tiron.
Karaburuni do quhet New Kalifornija
Lana River do behet i lundrushem pasi do sjellim uj pri amerike
Do kemi Skenderbeg Skuer
Bulevard Avenju
Durres City
Kavaja Vilixh
Bathore Estejt
Dhe emrat e shqiptarve.
Xhon Katunari
Xhorxh Hajnori
Majkell Pidhnori
Zhaklin Kurvnorja
Kristjan Muhameti
Brjus Rrogozhina
Willjam Teneqexhiu
Uoren beqiri
Kevin Dyrmishi
Marlen Haxhiu
Do kemi Mac Donalc dhe Mek Dyrmish
Rruga shkoder sarand do quhet west hajuei.
Nji permendore ptej druni do i ngrehet hilbilit sal brrisha n trapoja taun.
Bravo! Mero dhe ca idiote te tjere ndoshta mendojne qe Shqiperia eshte diku ne karaibe dhe mund te zgjedhe te bashkohet me ameriken si porto riko! O njerez fati yne i vetem eshte BE -ja. Alternativat jane, kaos, izolim, hajdutllek deri ne degradim nga politikanet, province turke po nga ato me te prapambeturat e me rradhe. Mos shihni endrra ne diell, po bejini presion politikaneve ta marrin seriozisht BE e mos tallin bythen me atlete dhe citjane
Une çunit do i vej emrin Maocedun!
Fajin e ka gjatoshi i jone qe ben demagogun dhe fjali poetike por aspak pune.
Europa eshte dinake por eshte edhe e mencur.
Po te anketosh shqiptaret nese e mirton vendi hapjen e negociatave, rreth 80% jane te bindur qe nuk e meriton se nuk ka shtet, ka krim dhe droge, ka PPP dhe tendera hajdutosje, ka pallate te larta te Velias qe pastrojn paran e droges, drejtesia nuk egziston as ne dukje as ne realitet dhe as ne letra, shendetesia per toke, partite politike jane vec banda kapjeje pushteti dhe prone.
Por shqiptaret thone qe duhet te pranohemi jo se e meritojme por cfare kane me shume Bullgaria, Rumania, etc.
Sa per Ameriken, ashtu eshte dhe ka qene, e kemi pasur mbeshtetjen, por me cfare Trumpi beri me Kurdet, nuk ka me bes te ai. Ai eshte trap por qe punon per Americanet. Ekonomia me e mire eshte ajo e Trumpit. Ai nuk do tja di nese Rama dhe Thaci falin toke te Kosoves, per sa kohe nuk preken interesa Amerikane. Clinton ishte ndryshe, i korruptuar ne maximum, por kishte njefare morali ne ambjentin e jashtem.
Mero mbase nuk e ke vene re por SHBA drejtohet nga nje kelysh i Putinit. Edhe atij te derguarit te SHBA per Kosoven mos ju gezo shume se nuk eshte cudi qe ti ofroje Kosoves te njejten gje qe Trump u ofroi kurdeve.Tradheti dhe braktisje te plote .
Po sepse Makaronja nuk e konsideron rrezik ate rus, se ka shekuj qe ia ka dhene ballkanin asaj.
o mero , te lutem kete shkrim dergojani atij te frances, e kam me gjithment.
Ka nji problem se mero di vetem pak flamandisht, dhe ate e ka mesuar ashtu cobance.
Ka nji problem se mero di vetem pak flamandisht, dhe ate e ka mesuar ashtu cobance..
undefined
Eshte nje analize brilante. Jo vetem analitike por dhe e shprehur me kujdes duke respektuar interesat shqiptare.
Praktikosht nuk mund ti heqesh asnje presje. Megjithate une si amator qe jam, me lejohet te ece edhe ne derrase te kalbur.
Ajo qe nuk thote propaganda perendimore dhe vecanerishte miqte e Shqiperise, se vendin e Evropes, ne Ballkanin Perendimor do e zere Kina, Turqia apo Kina eshte ne te njejten linje me politiken e vjeter kur Evropa dhe Amerika ishin miqe te medhenj. Momentalisht, me arrdhjen ne pushtet te Trampit, politika e jashtme amerikane i eshte kethyer interesave amerikane. Verehet nje carje e madhe ne interest gjeopolitike te Amerikes dhe te Evropes. Kjo eshte politike e madhe por vetem kujtoj se si Trampi I kerkon Evropes te kontriboje me shume . Ai e vuri Merkel me shpatulla per muri duke I thene se hiqesh si mike me Ameriken por kontratat e energjise i ben me Rusin.. Ne menyre te hapur ai tha se me kollaj merrem vesh me Putinin se me Merkel. Trampi nuk i ka keto nga koka e tij. Analistet dhe studjuesit e politikave globale e kane paralajmeruar ate per politiken me dy fytyra te Evropes. Trampi si bisnesment qe eshte nuk dallohet per politike te holle, por per llogari te thelle….
Kohet kane ndryshuar dhe me sa duket Gjermania dhe Franca si motoret e Evropes kane ndryshuar politiken e jashtme. Ne konkurence me Ameriken ata po mundohen te flirtrojne me Rusin dhe Kinen. Keto ndryshime jane akoma te padukshme per shumicen e vendeve evropiane, pandaj dhe ata nervozohen me politiken Franceze duke menduar qe Francae e ka me Kinen, Turqine apo me Rusin. Ajo ne te vertete nuk e ka Kinen apo Rusin. Ajo e ka me Ameriken, por akoma nuk flet hapur per rrezikun amerikan qe i kanoset Evropes. Ketu qendron dhe keqekuptimi midis saj dhe shumices se vendeve Evropiane.
Ajo qe permenndni ju zoti Mero per meritat e Amerikes ne Ballakn, eshte e vertete edhe per shumicen e vendeve te tjera te Evropes. Pikerisht ketu qendron dhe frika e Francezit te dale kunder Amerikes.
Nga ana tjeter eshte pak e besueshme qe Franca dhe Gjermania jane te percara ne kete pike. Eshte Merkel qe me shume ndjehet e rrezikuar nga Tramp se sa Makron. Ajo qe quhet Evrope e shpejtesive te ndryshme po kethehet ne Evropen e te privilegjuarve dhe te tjeret qe duhet tu nenshtrohen te privilegjuarve. Per te arritur kete Merkel dhe Makron luajne politiken e “policit te mire” dhe “policit te keq”. kur ne telb ata kane te njejtat qellime.
Mbasi Merkel i dha goditje vdekjeprurese bisedimeve midis Serbise dhe Kosoves, sot po na japin edhe neve nje goditje vdekjeprurese. Nga ana tjeter ata flirtrojne me Vucic. Ndryshe eshte Amerika qe e ka vene Vucic me shpatulla per muri dhe po e ben te flasi me vehte. Ne kete pike si Evropa dhe Amerika mundohen te kene ne anen e tyre Rusin. Evropa nepermjet Serbit dhe Amerika nepermjet Shqiptareve, mundohen te bien dakort me Rusin se si ta zgjidhin problemin. Praktikisht zgjidhja e problemit eshte kunder Evropes sepse hap probleme te tjera ne Evrope. Ne kete kontekst ne dhe Serbi jemi thjeshte “demi koleteral” i politikes se te medhenjeve. Edhe qendrimi negativ i Evropes per hapjen e negociatave me ne dhe Maqedhonine behet ne kete kontekst. Jo me kot Makron thote qe ne nuk na duhet nje Bullgari…tjeter. Ketu problemi i vertete eshte se Evropes nuk u duhet influence Amerikane ne gjirin e saj….
Nga ana praktike eshte e veshtire per ne cte bejme. Ndersa Saliu, Mona dhe Iliri e kane te thjeshte, Rama e ka te veshtire. Opozita jo vetem si injorante qe eshte por edhe si opozite ne hall gezohet me fatkeqesine tone sepse te kane rastin shajne Ramen, pra te bejne politiken :fshati digjet. kurva krihet.
Rama nuk di cte bej. Ne jemi Evropiane. Rama flet se ne duam te martohemi me Evropen. Evropa nga ana tjeter eshte kurve e vjeter. Rama e hengri njehere sapunin per djath kur kritikoi Trampin, duke u bere vegel e Evropes. Tani ai nuk di cte beje. Me sa duket duhet te kaperxeje zhaben dhe te spjegoje popullit Shqiptar ato qe nuk kupton, megjithese hiqet si lojtar i mbaruar shahu. Per te miren tone le te shpresojme qe ne fund ai do dale fitimtar. Per te realizuar kete i duhet nje mendje e qarte. Lajkat nuk shkojne ne Evrope.
Edhe po gabove ska problem se debat po ben. Ndikimin rus opo kinez se kupton tani po ka po pas 10 vjetesh ajo mund te kuptohet. Nuk te ndikon askush ti u afrohesh se te shtyn dialektika e ekonomik. Shiko falimentim in e gjigandit turisik. Shuma e paguar ishte dyfishi I borxhit shteteror qe kerkoi.Shiko projetin hekurudhor te portit te Pireut
deshtoi ne nje vend ku ku humbi 25% te prodhimit nga kriza. Sepse vendos dhe Brukseli per investime dhe kur shikon investime toksike vendos veton. Ty kush do te mbroj askush.
Po ky francezi teoricien I madh se mos ka ndonje eksperience ne politike Reformo vendin tend me pare e beju gati te presesh kurdet e sirianet e arabet qe te kane pushtuar Francen qe te paska zene frika nga shqiptaret Vendet evropiane me qenshin budallenj te lejojne tu imponohet Makroni kur duhet te vendosin se bashku Ku ka kaq kohe me kete reformim kur do e beje apo kur ti mbaroje mandati ??!!! Ku eshte nje budallallek I madh se vetem keto dy vende na pengokan reformimin alla francez te Europes kur kane brenda me keq se ne
Rrofsh o ” Kallaman,,
O Kallam..po me Dyrmishin c’pate o ditezi…
!
“KALLAMAN” ????????
MERO PSE GJITHE SHQIPËRIA TE THERRASIN MERO GELBAZA ,APO SE KE LEPIR BYTHEN E SALI BERISHES DHE EDI RAMES DHE JA KE FUTUR KARIN NE BYTH TAULANT BALLES DHE TOM DOSHIT E ELVIS ROSHIT
Të lumtë, Mero. Një analizë e shkëlqyer. Në Europë po marrin revansh forcat çintegruese dhe Makroni ka marrë flamurin e armiqve të BE-së.
Brilant Mero si gjithnje maja e gazetarise!Problemi qe Makron sot ka eshte sepse nga dita ne dite Frances po i iken nga dora Europa ,kjo me rezimin e dy kanidaturave per komisionere duke ia prishur planin Makronit!Hapja e negociatave per te nuk eshte se i kane permbushur apo jo kriteret e vena Shqiperia dhe Makedonia por se neser ai bene nje bilanc qe mund ti shtohen votat kunder vendimeve te saj se siç dihet Franca ka qendruar e ftohet ndaj tyre e gjithnje e ngrohet me ata qe e ka patur per kollaj te beje pazare!Mos te harrojme futjen e Greqise ne Europe me shifra te genjeshtra te ekonomise duke pare jo kriteret por interesat fale zemergjiersise se Gjermanise qe nuk vuri veton per te por iu bashkangjit po-se e çka per Makronin ku ndoshta nuk kishte lindur eshte si e pa ditur!Franca hapi negociatat me nje shtet si Serbia ,qe ka bere gjenocid ndaj popullit te Kosoves e ku ma do mendja duhet te ishte kriteri i pare per mos hapje negociatash e megjithate pertypi gjithçka dhe ia hapi deren derrave qe ndoshta per nga parametrat vijne pas Makedonise e Shqiperise!Pra e thene ndryshe Makroni ka hallin e kartonave neser se sa te failjes Europiane ku siç duken bathet i ka mbetur ne krah vetem Holanda qe afrohet shume me ta !!!!!!!!!!Ndaj krenohuni qe Makron itha jo hapjes se negociatave pasi tashme ndoshta i kemi hequrr nje barre tejet te rende me vete krizen qe ka sot e gjithe Franca me reformat e tij,ku po shkateron gjithçka sociale !Mas ketaj Makron mund ta kete me te lehte ne leksionet e tij te pafryteshme per tu marre me Shqiperine e shqipetaret perballe popullit Francez deri ne 15 apo 22 Mars kur te kete perfunduar gjithça e ndoshta se bashku me to edhe ethet e Makronit !Francezet ne revolucion i prene koken Mbretit por bene nje gabim te madh sepse pallatet e Mbretit i lane e i gezojne sot ata qe quhet president te radhes duke udhehequr si ata por pa emertimin “mbret”!
Brilant Zoti Mero !!!!!!!!!!!
?
Le koqen e namit ore! Nuk thua deshtoi qeveria shqiptare por deshtoi Europa!
Ed Ram Shalgjati duhet te dije dicka, what goes around comes around. Ne per Europen jemi si ata studentet protestues te fundvitit te kaluar, te cilet Shalgjati i etiketoi si ngeles te cilet nuk meritonin t’ju plotesoheshin kerkesat. Shqiperia eshte si ata ngelesat qe i luten zyshes per nji note 5 qe te shkojne per vjeshte e mos perserisin vitin me shpresen se ne vjeshte ose do mesojne ose do perpiqen t’ja thyejn zemren zyshes serish me lutje kombinuar me kercenime te tipit po nuk me kalove ke per ta pa ti se ke do sjell une (Rusin, Kinezin etj). Franca eshte si ajo zysha e rrepte ndersa Gjermania si ajo zysha qe per ca interesa te vetat ne ballkan i thote Frances, he mi ne ti kaloje se ja i ka bo shalgjati detyrat, ja shifja fletoren bosh se bukur e ka mush me vizatime, ( kur ne fakt mrena duhet te kishte formula ekonomie, drejtesie etj). E Franca tani qe ka ne dore te firmosi nje PO per nje vend qe nuk e meriton por qe per te i eshte futur mik kolegu i vet me i mire, mendon ta shfrytezoje rastin per te rregulluar disa mangesi ne rregulloren e funksionimit te BE-se, sepse jo-ja e Frances nuk vjen ngaqe Shalgjati i ka bere detyrat, jo sepse perndryshe nuk do kishte argument por jo-ja e Frances vjen ngaqe Shalgjati ka lene shume pa bere ose thene me mire i ka bere gjerat rrumpalle, ka vene catine pa hedhur themelet me shpresen se BE-ja do ja konsideroje te kryer. Shalgjati e do nje PO per te shpetuar fytyren e tij, per te shpetuar qeverisjen dhe ne funksion te luftes se tij te brendshme politike per pushtet, Shalgjati e di shume mire se nuk e meriton, e di shume mire se ku rreh Macron por Shalgjati po perdor propaganden per ta kthyer dhimbjen ne force dhe humbjen ne fitore. Nuk ka si shpjegohet ndryshe justifikimi qe perdor duke na thene qe Europa se ka me ne por me vehten e saj problemin, kur Macron e tha qarte qe Europes i duhet nje sistem i ri ne lidhje me procesin e zgjerimit qe mos bejme gabimet qe beme me pranimin e bullgarise, rumanise apo kroacise, pra ne thelb Macron po thote qe kur vende si kroacia, bullgaria apo rumania nuk duheshin pranuar se nuk ishin gati si mund te pranosh shqiperine, e cila nga ana e saj perdor argumentin se ca kane me shume se ne keto vende. Pra Macron thote qe ishte gabim pranimi i tre vendeve te mesiperme dhe qe te mos bejme te njejtin gabim fillimisht duhet reformuar e rishikuar procedura e procesit te zgjerimit e me pas pasi shqiperia, maqedonia te kene treguar gjate kesaj kohe seriozitet, vazhdueshmeri e qendrueshmeri ne reformat e ndermarra (e jo ti bejne punet me dinakerine ballkanase), vetem ath mund te celet drita jeshile per hapjen e negociatave. Macron eshte me i sakti dhe realisti ne kete aspekt nderkohe qe Merkel po parapelqen te tregohet pragmatiste dhe konformiste per arsye qe i di ajo, gjithsesi fakti qe ngelet eshte qe Shalgjati eshte prapa me plotesimin e detyrave dhe mos ma shesi ne dengla me plotesime kushtesh pasi 10 kushte ia vuri vetem Gjermania pa fol per Francen qe ka edhe ajo nje dyzine kushtesh te tjera.
O sit back end relax(qe x e shkruan ks) pse e shikon Ramen nga shalet? ….
Qe Edi ka gabime kjo nuk mohohet. Gabimet e tij jane kryesisht te voneses ne burgosjen e Sales. Vonese ne shkarkimin e Ilirit. Vonese ne SPAK, etj, etj qe vijne era kompromisi me te keqen. Po te ishte se Sala dhe Iliri si dhe shume te tjere do kishim marre ate qe meritojne, Shqiperia do ishte ndryshe.
E keqja jote o Relax eshte se ti i shikon gjerat me syte e Sales dhe perqendrohesh vetem ne gabimet e Rames. Problemi eshte shume kompleks. Ne rradhe te pare Shqiperia dhe Maqedhonia nuk eshte se do behen Evrope neser, por tu jepet drite jeshile sot per te bere me shume neser. Kete nuk beri Makroni. Ai la pa fund driten e kuqe per ne dhe kjo me shume ka te beje me te se me ne.
A e di ti Relaks qe Franca, Italia, Amerika kane rajone (2 miljonshe) me gjendje me te keqe se ne, si nga ana ekonomike, ashtu dhe nga ana e sigurise dhe droges, ku dhe policia ka urdher te mos futet naten ne keto rajone? Sipas teje do ishte me vend qe ate qe ben Makroni me ne ta bente ne rradhe te pare per keto rajone te Frances. Le ti shpalle ato rajone jo franceze. Le ti shpalli Marokene apo si ti doje bytha. Ai nuk e ben kete se eshte Francez dhe e do Francen. Ketu fle lepuri. Ai urren Shqiptaret dhe Shqiperine. A e di ti Relaxs qe Franca nuk eshte e tera Paris? Shqiperia eshte shume e vogel per te destabilizuar Francen apo Evropen. Ka shkaqe te shumta qe kush e di ku flene, qe Makron ngul kembe si gomari. Neqoftese Makroni dhe Sala kane te drejte, cmendim ke ti dhe Sala per vendet e tjera me ne krye Gjermanine qe jane pro? Spjegona ketu qe Gjermania dhe 25 vende te tjera jane budallenj. I zgjuar je ti dhe Sala! Prandaj o Relax(me ks), eshte mire te flasesh si ne forum dhe jo si ne rradhen per te marre shperblim nga Sala. Me njerez si ti, qe dashurojne Salen para Shqiperise, vertet qe ne nuk e meritojme te jemi pjese e civilizimit evropian. Lavdi zotit qe ju jeni pakice!
Shqiperia eshte ne Europe e jo nje loder ne duart e ameriqenve
“%”》
Kam pershtypjen Mero qe Shqiperia po te beje kerkese per tu pranuar ne familjen e shteteve te SHBA si shtet i 51 i saj besoj se do te pranohemi!Nuk ka asgje te keqe qe ne te varemi nga ata ,pasi per ata i kemi bere te gjitha detyrat dhe njekohesisht per ne jane gjendur kurdohere ne momentet me delikate per ne!Ndaj le tu bejme nje kerkese atyre dhe jam i bindur qe jo vetem gjithçka do shkoje ne rregull por kerkush nuk do te luaj me me fatet e Shqiperise duke u tallur me pafuqine tone!Ti premtojme edhe ne Europianeve qe do tua liberalizojme vizat si borxh qe ua kemi por me nje kusht se mos na dynden edhe ata siç pretendojne per ne sot se u paskemi rene ne qafe !Pra nuk na njohin si Europiane por si Afrikane!Jam i bindur qe do kerkoje Europa te futet ne familjen tone pasketaj!Te mbledhim 2 milion firma e tia dergojme SHBA per te na quajtur shteti i 51 i tyre!Kjo eshte pergjigjia qe mud e duhet te marrin kllounet e politikes Europiane qe familjen e shikojne me dy standarte duke poshteruar e ofenduar popuj qe jane me te lashte se historite e tyre,paçka copetimeve te te gjithe historive njerezore!
I papranueshem termi deshtoi Europa ,kur gjysem shteti shqiptar lengon pa ligjshmeri,pa perf.reformen ne drejtesi ,pa gjykate kushtetuese,pa opozite etj.etj. Qeveria deshtoi komplet ne plotesimin e kushteve dhe asnje lloj propagande nuk mund te shperndahet si pluhur ne ne syte e shqiptareve e qe shohin me larg se qeveria.Vetem nje perpjekje e lehte e qeverise per ligjin e pronave ,te pakten te kthimit te tokes bujqesere te dorezuar ne koperative ku ekzistojne documentat,brenda dites do te rrezonte nje pjese te madhe te murit te korrupsionit , duke dhene nje
mundesi per oksigjenit politik..Pd ,Ps pa nderprje punuan qe te poshterojne shqiptaret.Tashti le te fillojne atje ku e lane duke perveshur menget mjeshtrat te tipit e korrupsionit dhe dokumentave fallso te tipit Gjiknuri etj te krijojne kompani fantazma per xhvatjen e metejshem per cfare ka mbetur akoma duke terhequr zvarre politikbersit e te dy kraheve kush te grabis
me shume…