Ish-kryetifozi i Plisave të Prishtinës, Albert Kastrati, mbeti i habitur nga festimet e skuadrës së Shqipërisë U-21 pas fitores kundër Kosovës, duke thënë se festimet ishin pa lidhje, përkundër që shtoi se ai e përkrah Kombëtaren e Shqipërisë e jo atë të Kosovës.
Shqipëria U21 i shkaktoi humbjen e dytë radhazi kombëtares U21 të Kosovës, duke ia vështirësuar punët për ta siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian të vitit 2021.
Takim i zhvilluar mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Elbasan Arena” u mbyll në favor të kuqezinjve me shifrat 2-1. Golat për skuadrën e Bushit u shënuan nga Shaqir Tafa dhe Arbnor Mucollit, ndërsa për Kosovën realizoi Blendi Baftiu.
Por, pas përfundimit të ndeshjes një video e publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit që shfaqte festën e shfrenuar të lojtarëve, e cila ka sjellë mjaft pakënaqësi.
Albert Kastrati në një koment shkruan se ky gëzim i postuar nga FSHF ka si qëllim përçarjen e tifozëve.
“Për çka po gëzoheni kështu që i keni mposht shqiptarët? Po më duket shumë pa lidhje ky gëzim, i cili bën veç përçarje, marre për ju që e menaxhoni këtë faqe dhe bëni kësi video”, komentoi Kastrati në postimin e FSHF-së.
“Unë asnjëherë nuk e kam shikuar Kosovën por vetëm Shqipërinë, sepse Kosova është zemra e Shqipërisë, por kjo video nuk më pëlqeu. Po më duket që federatat tona duan të na përçajnë, por nuk do t’ua lejojmë”.
Per inat te rese me vdekt djali thote nje fjale e urte e vjeter shqiptare.Edhe me sa duket kjo paska kuptim ,nese jemi te ndare e perqare fajin e kemi edhe vet ne jo vetem te huajte.Ata djelmoshe qe kane luajtur mbreme jane shqiptare te nje trungu,te nje gjaku,besa dalin edhe kusherinje mes vete shume prej tyre nuk kane asnje faj qe Federatat tona tashme shtyhen secila per vete sepse kur hyn ne mes paraja prish edhe vellezerit e le me larg.Turpi nuk ka brire,nese ka nje lloj inati dhe pakenaqesie ato duhet debatuar si mes vellezerve mes vete,me debate normale ,me argumente te shikohet si ne te ardhmen sepse politika dhe politikanet shume here shikojne interesin e tyre me shume se ate kombetar.Nuk eshte e vertete se kemi fituar me keto dy Federata ,por rrethanat historike ndikojne kurse i menquri analizon dhe sjell ndonje opinion te bazuar mbi interesin e pergjithshem te futbollit dhe sportit ne teresi si komb,jo si dy shtete .Nese ne te ardhmen e afert mund te ndodhe bashkimi kur dihet se keto shtete po bashkohen ne europe pse te mos gjykojme me koka te ftohta pa hatermbetje e mendje madhesi.I madhe eshte ai qe edhe kur fiton uron tjetrin per respekt e sidomos ne rastin tone.Euforia e triumfatorit eshte e rrezikshme shume sidomos per popuj te vegjel andaj uluni punoni,bashkepunoni dhe gjeni zgjidhje sepse ndarja politike andej dhe kendej kufirit po arrin rezultat,kjo po shihet edhe ne sport dhe ne qdo sfere te jetes sepse populli shqiptar ne te dy anet eshte lodhur me politike te poshter.Na duhet ndryshim i madhe ne te dy anet sepse kombi shqiptar nuk eshte i perqare aspak ,na bashkon gjuha,gjaku dhe simbolet e perbashketa e shume pak ka qe na ndan ndoshta vetem politika miope andej e kendej kufirit tashme simbolik…Shqiperi mos harro KOSOVA ESHTE ZEMRA E SHQIPERISE……..
Po ca gezojne keta injorante te qelbur–Keta jane nje turp
-Kudo qe shkojne e lozin ne Europe, rifen si goamri ne duhan , diskretitohen fare
Ndersa aty po gezojne per nje fitore koti , ne nje ndeshje kunder Shqiptareve
Sa te shpifur duken ne keto foto duke gezuar si katundare te qelbur , se moren nje fitore
Keta qenkan ekip muti , ju dhjefsha turnjte –Bajga te qelbura qe rifeni ne Europe, me rezultate skandaloze
Shume e drejte ajo cfare konstaton e trajton zoti Albert Kastrati dhe komentuesi “Prishtinasi” .
Por federatave sikunder edhe pushtetareve te te dy aneve shqiptare, iu jane errur syte nga
paraja! Turp ,turp si sjellin perçarje mes nesh! Kosova eshte Shqiperi dhe Shqiperia Kosove.
Or ju cipeplasur qe nuk dini çfare eshte dashuria per atdheun, dhe çfare eshte vllazeria.
harram te gjitha çfare fitoni!
Mos u trishto aspak o Kastrat: Shikoje me thjeshte.Eshte loje.Eshte sport,dhe fituesi feston.Kur loz ”Skenderbeu ” me ”Partizanin” a nuk feston njera kur fiton ?,pamvaresisht se jane te dyja skuadrat shqiptare. Prandaj qetesohu dhe merre me shtruar Po u grindem per keto vaj medet.Tjeter gje kur ne mes eshte nje vend i trete.
ku asht problemi ktu? normal festojn edhe skuadrat shqiptare ne shqiperi kur luajne dhe fitojne kunder njera tjetres si kudo ne bote,dhe ne kosove luajne ekipet shqiptare ndermjet tyre ndonjera fiton,feston dhe eshte ok gjithe jane shqiptare kjo nuk ka te beje me patriotizmin etj etj hipokrizi
kjo nuk duhej te ndodhte, do ishte kuptimplote qe takimi te mbyllej me perqafime vllazerore dhe respekte per njeritjetrin
Po mirë, ore, nuk pashë kurrfarë fyerje a diçka të keqe ne festmin e fitores. Edhe kur luan lagjja me një lagje në një fshat të një fisi, ai që fiton gëzohet e feston. Mos e bëni të madhe. Ju përshendes!
Ka shume te drejte z.Krasniqi.
Kujtoni legjendarin Muhamet Ali, kur pas fitores shkonte ne kendin e kundershtarit te mundur dhe qante bashke me te.
Shqiperia dhe Kosova do ndeshen shpesh, deri – me deshiren e Zotit dhe vullnetin e politikaneve- te bashkohen ne nje shtet dhe te kene nje perfaqesuese, nje kampionat.
Sigurisht dikush do fitoje, por duhet shprehur simpati per vellain e mundur.
Ka shume te drejte z.Krasniqi.
Kujtoni legjendarin Muhamet Ali, kur pas fitores shkonte ne kendin e kundershtarit te mundur dhe qante bashke me te.
Une as dua ta shoh videon me festimet por me aq sa lexoj dhe kuptoj nuk ishte kaq e domosdoshme nje festim i tille a thua se fituan kampionatin boteror por jane te rinj dhe fluturojne me pras ne bythe a thua kushedi se c’kane bere. Edhe tifozat e Kosoves ofendohen ne kete meryre.Nuk eshte etike mendoj.
KASTRATI ,KE TE DREJTE.PORE SOTE KANE NDRYSHUAR SHUME GJERA.KANE NDRYSHUAR KUSHTET E FUTBOLLIT.PRESIDENTET NUKE MARRIN ME BUKE ME VETI ,PORE MILIARDAT.GABIMET NUKE VIJNE NGA DREJTUESIT PORE NGA VETE LOJTARET.KOMBETARJA E KOSOVES PO NUKE PREZANTOHESHIN ME KOSOVEN ,JAME I SIGURTE SE DO TE LUANIN PER SHQIPRINE.MEQENSE CDO GJE ESHTE BISNES ,OSE ME MIRE TE PAGUAR ESHTE NJESOJE QE TE PAGUASH DIKE PER TE VRARE NJE TE AFERT TE FAMILJES .PRANDAJ EDHE PSE ESHTE SPORTE ,KEMI TE BEJME ME MERCENARE.KETU NUKE KA VENDE PER LEVDATA .ME KUJTOHET XHERDAN SHAQIRI QE DONTE TE LUANTE ME KOMBETAREN SHQIPTARE ,PORE DUHEJ TE PAGUANTE DUKEN 100 000EURO.