Macron synon diçka tjetër (dhe shembulli i Turqisë, që presidenti francez duhet ta ketë parasysh)

18 Tetor 2019, 17:44Politika TEMA

Nga Bernd Riegert

Zhgënjimi në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri është i madh. E kjo është e kuptueshme. Sipas Komisionit të BE-së, Parlamentit të BE-së dhe Presidentit të Këshillit të BE-së Donald Tusk të dy vendet nga Ballkani Perëndimor i kanë përmbushur kushtet për të filluar bisedimet e antarësimit me BE-në. Që nga viti 2003 vendeve të Ballkanit jashtë BE-së u është dhënë perspektiva për në BE.

Që nga 2009 Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kriteret formale, e që nga 2018 e njëjta gje vlen edhe për Shqipërinë. Pasi Maqedonia e Veriut tani e zgjidhi e grindjen për emrin e shtetit me Greqinë, Shkupi mendonte, se në këtë samit do të funksiononte.

Vetëm një president, francezi Emmanuel Macron, mbajti qendrimin e refuzimittotal. Ai tha jo për kandidatët dhe jo për procesin e antarësimit në përgjithësi. Dy të tjerë, kryeministri holandez dhe kryeministri danez, u fshehën pas hijes së tij dhe i refuzuan bisediemt me Shqipërinë.

Vetoja e pakuptueshme e Macron-it e zhyt BE-në jo vetëm në Ballkan, por edhe në Bruksel në një krizë të dyfishte të besimit. Ç’vlerë kanë premtimet e BE-së, nëse pavarësisht reformave të zbatuara dhe të gjtiha përpjekjeve në fund kandidatëve nuk u ofrohet gjë?

Për çfarë i ekzaminojnë ekspertët në Komisionin e BE-së – gjithësesi i kritikuar – për vite me radhë këto vende në çdo organizëm, kur në fund mjaftonnjë jo nga Parisi për t’i zhvleftësuar të gjitha rezultatet e ekzaminimit?

Presidentja e re e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, që shprehet për antarësimin e vendeve të Ballkanit, do ta ketë këtej e tutje të vështirë me rezistencën franceze. Në këtë drejtim nuk ndihmon as fakti, që Macron-i fillimisht ia siguroi asaj këtë post dhe tani ndihet i fyer, që kandidatja e tij franceze për Komisionin e BE-së dështoi. Macron është i indinjaur prej Brukselit. As përpjekjet e kancelares Angela Merkel, që është për zgjerimin e BE-së, për ta bindur Macron-in nuk ndihmuan.

Macron synon diçka tjetër

Kredibiliteti i BE-së dhe pasojat në shtetet e Ballkanit, pra zhgënjimi dhe zbehja e vullnetit për reforma, duket se nuk janë fort të rëndësishme për presidentin francez kundrejt argumentave të politikës së brendshme, që ai thekson.

Natyrisht ai ka në kurriz një opozitë populiste të djathtë, që nuk do të emigrantë në Francë dhe lufton kundër BE-së. Por për këtë arsye nuk duhet të minohet politika e përbashkët e BE-së. Edhe në Gjermani populistët e djathtë e kritikojnë kursin e zgjerimit. Por deri tani kjo nuk e ka steputr kancelaren.

Argumenti i Macron-it, se Shqipëria nuk mund të fillojë bisediemt e antarësimit, pasi shumë shqiptarë kërkojnë azil në Francë, gjithashtu nuk qendron.

Më 2018 vetëm 74 shqiptarëve iu dha e drejta e azilit në Francë. 8000 aplikimet e tjera kanë të bëjnë me migrantë ekonomikë, që mund të kthehen. Çështja është, se përse kushtet ekonomike në Shqipëri janë kaq keq, sa që kaq shumë njerëz duan të largohen.

Procesi i antarësimit, që me siguri mund të zgjasaë dhjetë vjet apo edhe më shumë, mund të shfrytëzohet për ta bërë edhe më të aftë këtë vet dhe për ta afruar tek standardet e BE-së.

Kjo nuk nënkupton që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të hynin menjëherë në BE dhe se menjëherë do të vlente lëvizja e lirë e krahut të punës. Përkundrazi.

BE ka mësuar nga gabimet gjatë pranimit të Bullgarisë, Rumanisë dhe në nëj farë mënyre edhe bisediemt e nisura me Turqinë.

Sot procedurat janë bërë edhe më të ndërlikuara e më rixhide. Një përshtatje e mëtejshme e normave, sikurse kërkon me të drejtë presidenti francez,  realizohet gjatë bisedimeve dhe jo përpara.

Procesi i antarësimit asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është një procedurë e ngrutë vetëm e përmbushjes së kritereve, por një proces ku reagohet ndajzhvillimeve në vendet në antarësim.

Shembulli më i mirë janë bisedimet që vazhdojnë prej 14 vjetësh me Turqinë, që për shkak të devijimeve autokratike të presidentit Recep Tayyip Erdogan praktisht ato janë pezulluar.

Pa perspëktivën për të hyrë dikur në BE, paqja mes vendeve në Ballkan rrezikohet. Influenca e Rusisë, Kinës dhe Turqisë mund të rritet. Këtë nuk mund ta dëshirojë as presidenti francez.

Argumentat e Francës janë të dobëta. Emmanuel Macron duhet ta rimendojë veton e tij, në qoftëse se nuk do që të tregohet si populist.  Shansi tjetër është në samitin e dhjetorit.

11 komente në “Macron synon diçka tjetër (dhe shembulli i Turqisë, që presidenti francez duhet ta ketë parasysh)”

  1. Vlesh says:

    Nuk besoj se se ka gabuar Anglia qe e la ndertesen e KE.
    Nuk besoj qe gaboi Gjermania de zgjuar ( mendjet e zgjuara te se ciles bene boten : Usa).
    Nuk gabuan 25 vende te Europes!
    Nuk gaboi administrata e Ke!
    Luli bq po flete brockulla tani se ka punuar shume gjasme, per Integrimin!
    Model hipokrizise!
    Gabimi i Qeverise qendron ne faktin qe nuk nxiti ngritjen e SPAK! Dhe ky tip and kompani te filloj seancat!

  2. ndrea says:

    BURRI I PLAKES…. PO TE ISH KAQ I ZGJUAR NUK DO ISH MARTU ME GJYSHEN….

    1. Cone says:

      Eshte martuar me gjyshen se eshte b..wire e digjighe franca.

  3. la fronce says:

    Argumentat e frances jane vetem gjeopolitike asgje me shume ajo keshtu po mbeshtet serbin dhe rusin ne programet e tyre ne ballkan as me pak e as me shume franca moderne eshte ajo e vitit 1913 aspak me shume …

  4. Fatmir Lohja says:

    Aka mundesi te ecin punet e Europes se Bashkuar,kur per nje veto te dikujt nuk merren vendime!?Ne politike ka shumice e pakice, te cilat me vendimet e tyre i sheshojne kapricot e individeve.

  5. REZI says:

    Franca gjithnjë ka mbështeur serbin. Nuk e di pse s’u dëgjua zëri i shumë shqiptarëve që janë integruar në shoqërinë franceze për ti thënë këtij Macron-it se ka më shumë shqiptarë në Francë që kontribojnë si shumë francezë për shoqërinë ku jetojnë…Kur nuk guxojmë të shprehemi për atë që mendojmë, do të thotë se kemi frikë, pra shoqëria e kapitalit ta mbyll gojën. Se c’mu kujtua thëniet e një prifti gjatë sundimit hitlerian në Gjermani: kur erdhën nazistët dhe morrën komunistët, nuk u ndjeva se nuk isha komunist. Kur erdhën dhe morrën sindikalistët, nuk u ndjeva, s’jam sindikalist thashë. Kur erdhën e morrën cifutët, s’u ndjeva, s’jam cifut thashë, kur erdhën më morrën mua, s’kish mbetur njeri pas meje. Të qënit indiferent është më i rrezikshëm në këtë botë kapitali, është fabula.

  6. o tourkos nuk ka vend ne Evrope..... says:

    nuk ka vend ne Evrope per nje shtet turk,kete duhet ta kuptoni/pranoni ,Turkye eshte nje shembull rreal………gezuar ramazonin!

  7. Marku says:

    Franca qurravece e llastuar dhe frikacake e ka lirine te dhuruar nga te tjeret si dhe shtepine ja ndertuan te tjeret . Shtetet shqipetare duhet te punojne shume ne luften kunder korrupsionit te mbrendeshem si dhe te rrisin kapacitetet ushtarake te dy ushtrive shqipetare . Franca dhe holanda Jane albanofobe ndersa tirana zyrtare eshte antishqipetare . Kjo shpjegohet me faktin se shteti 106 vjecare shqipetare
    asnjehere nuk e ngriti zerin per te drejtat e kombit shqipetare . Departamenti amerikan I shtetit doli me nje deklarata kunder frances , shume kryeministra dhe presidente te shume shteteve progresive dolen me deklarata kunder ketij vendimi te turpshem te frances boshe , por vetem tirana zyrtare nuk e beri nje deklarate drejtuar ketij neofashiste macron.

  8. BK says:

    Vetoja e Frances, nuk ka lidhje as me azilantet shqiptare ne France, as me reformat ne Shqiperi, por me interesat e Rusise dhe Serbise.
    Gjate vizites se Makron ne France, ai shpalli Serbine aleatin strategjik te Frances ne Ballkan.
    Po per tu antaresuar ne NATO, i permbushnim kriteret ne shqiptaret ?
    Presidenti Makron, ka dale hapur kunder SH.B.A – se dhe kerkon te organizoje nje mbrojtje europiane pa kontributin e Amerikes, me sakte, ne te ardhmen do te kerkoje shperberjen e NATOS. qe do te thote se ne kete bllok te ri ushtarak europian, do te perfshihet dhe Rusia.
    Deklarata e tij se Europa i di kufijte e saj, ka parasysh pikerisht perfshirjen e Rusise.

  9. Kosta says:

    Francezi Macron, nuk beri gje tjeter, vecse ben perpjekje per te ritur influencen ruse ne Ballkan duke u sherbyer Moskes si kale rroje ne BE. Nuk ka si shpjegohet ndryshe kur pikerisht sot Macron refuzoi dy vendet e Ballkanit per BE, po sot k/ministri rus ben visiten ne ballkan, Serbi duke u ekzaltuar qe Shqiperise e Maqedonise se Veriut, me veton e Macro, ju mbyllen portat e BE. Kjo eshte politika e qelbur e mese 100 bitesh e Frances ndaj Shqiperise.

  10. rexha 10 says:

    Makron synon djegjen e ballkanit ,duke e futur gati ne lufte .Kete e bene per interesat SERBI_FRANCE.Nganjehere politikes duhet tia beshe sice veproi RAMUSH HARADINAJ.SHAQIPRIA DUHET TE BASHKOHET SI NJE KOMBE I VETEM ,PASTAJ TE KERKOJE QE EUROPA TI PRANOJE.
    ESHTE SHUME E SIGURTE SE PRAPE FRANCA NUKE DO TE JETE DAKORTE PER BASHKIMIN SHQIPTARE.PORE ME E KEQJA ESHTE SE POPULLI SHQIPTARE KA KUNDER QEVERITARET QE I KANE QEVERISUR TASHE 30 VJETE.AGJENTURAT E HUAJA KANE SHTIRE NE DORE TE GJITHE KRIMINELAT QEVERITARE,QE PER HIRE TE INTERESAVE PERSONALE DUAN QE EDHE TA SHESIN ATE VENDE. SALIU DONE ME I SHITE NJE PJESE DETE EDHE JUGOSLLAVISE ,SICE E BERI ME GREQINE.KURSE VUCIC DONE QE TE MARRI VLOREN ,SE VETEM KESHTU BEHET MIKE ME SHQIPTARET.
    PRANDAJ POPULLI NGELE GJITHMONE MEGISHTIN NE GOJE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje