Negociatat dhe ca lakenj të paturpshëm që falenderojnë Macronin

19 Tetor 2019, 14:14Blog TEMA

Nga Elisa Spiropali 

Ka një keqardhje dhe zemërim të kuptueshëm mbarëkombëtar dhe mbarëevropian lidhur me mungesën e vendimit të Këshillit Evropian për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Supergruaja e Evropës, Angela Merkel, e cila udhëhoqi personalisht frontin pro Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, siguroi se Gjermania do insistojë të bëhet më e mira në raport me dy vendet ballkanike.

Kryeministri i Italisë Conte foli për historinë otomane dhe komuniste si dy përcaktuese fatkeqe të ndarjes së rajonit nga Evropa dhe e quajti vendimin e djeshëm një gabim historik. Ishte prekesë ta dëgjoje kryeministrin e Italisë mike duke na bërë të rindjejmë mallin tonë të kahershëm për Evropën.

Duke na kujtuar se miqtë e vjetër nuk harrohen kurrë, Kancelarja në detyrë e Austrisë Bierlein deklaroi hapur dhe qartë mbështetjen për të dyja vendet duke shprehur njëkohësisht zhgënjimin me mungesën e vendimit dhe dritëshkurtësinë e dëshmuar të përgjegjësve të këtij akti të gabuar.

Reagimi i fortë i Departamentit Amerikan të Shtetit shprehu zhgënjimin mbi këtë vendim të padrejtë duke provuar kështu se Amerika do vazhdojë të jetë gjithmonë aleatja jonë strategjike për të zbrapsur cilëndo forcë që do i duket se me këtë rast u bë deti kos dhe do mundohet të përfitojë.

Reagime vazhdojne varg, Eduard Kukan, një i djathtë i dëshmuar i Parlamentit Evropian, njohës i mirë i Shqipërisë dhe ndërlikimeve tona politike, shprehu neverinë dhe indinjatën për atë që e quajti sabotim dhe papërgjegjshmëri të Francës dhe Macron për procesin e zgjerimit. Presidenti i Këshillit Tusk bëri luftë deri në fund dhe vazhdon t’i japë inkurajim Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut se rrugëtimi ynë i përbashkët vazhdon. Presidentja e zgjedhur e Komisionit, gjermanja Ursula von der Leyen, Presidenti aktual Juncker e konsideruan gabim historik mbajtjen pezull të dy vendeve, Komisioneri Hahn shkoi me larg duke deklaruar se të dy vendet i mbajtën premtimet e tyre, ndërsa Këshilli dështoi për shkak të problemeve të brendshme.

Prekëse të shohësh sa shumë mbështetës në BE dhe jashtë saj ka sot Shqipëria që është më pranë se kurrë kapërcimit të keqkuptimeve historike me Evropën. E në gjithë këtë solidaritet mbarëevropian, pse jo dhe mbarëbotëror, nuk ka si të mos të vijë keq për një grusht shqiptarësh të papërgjegjshëm si Berisha, Basha, ca lakenj mediatikë dhe ca gënjeshtarë patologjikë të pandershëm dhe të paturpshëm që falenderojnë Macron dhe sulmojnë Komisionin Evropian për mbështetjen, duke fyer dhe lënduar në këtë mënyrë pa asnjë përgjegjshmëri dhe asnjë drojë inteligjencën dhe ndjeshmërinë patriotike të çdo shqiptari.

Pavarësisht nga këta shejtanbudallenj qesharakë, ne do vazhdojmë të bëjmë detyrat tona dhe nuk do të ndalemi derisa ta shohim Shqipërinë të çliruar nga këta të pafe e të paatdhe, dhe sigurisht do ta realizojmë ëndrrën kombëtare të shqiptarëve për t’u kthyer në familjan tonë natyrale, Evropën.

16 komente në “Negociatat dhe ca lakenj të paturpshëm që falenderojnë Macronin”

  1. Kim été says:

    Franca ja arriti qëllimit për largimin tonë nga BE., por më thoni se me cilin shtet s’është prishur. Me Amerikën u ndanë për 11 shtatorin 2001, me Rusin për dy anijet luftarake Mistral dhe me Kinën për spiunim industrial.

  2. undefined says:

    Endrra e shqiptareve eshte te ndertohet nje Shtet i ……Drejtesise….pa korrupsion nje Shtet…me vlera demokratike….dhe mireqenie sociale….dhe jo patjeter tu lepihet europianeve per hapje negociatash apo pranim ne BE…..te bejm pike se pari detyrat tona…dhe jo detyrat qe na i kushtezojn te tjeret…..kaq e thjeshte eshte….

  3. likja says:

    Po baxhellen Monike ku e le?

  4. tropoja 12ae says:

    nuk eshte zemerim mbarekometare jo mos ja fut pirdhes,krahason ti polonine sllovakine me francen holanden danimarken?pra 3 shtete me peshe ne BE dhe me demokraci e ekonomi per t’u patur zili ,plus qe azilantet jane ne france jo ne letoni as çeki kshu qe gjithesekush ka shtepine e vet,po ju pse nuk pranoni asnje deshtim,asnje gabim si ka mundesi ju te pa gabueshem ju keni bere gjitha reformat? gjermania eshte lider ne BE por ama holanda dhe franca jane lodhur me shqipo sepse ju pisat e qeverise ketu nuk u krijoni kushte te jetojne e punojne ne vendin e tyre,jepni doreheqje dhe ju ndiqni shembullin e zaev,se te kishit bere reformat nuk ua vendos kush kufirin re thana,plehra e shpopulluat shqioerine gjate qeverisjes tuaj

  5. Loni says:

    Elisa korrupsionin nuk na e solli Franca….ate e bejne pushtetaret…..eshte e vertete qe shikohet kudo….si visheshit apo udhetonit ne opozite dhe si jeni sot

    Ne te vertete shumices se vendeve u erdhi keq per3Maqedonine per ne e kishim sa per hipokrizi….

  6. Anton says:

    Jane gjakprishur!!!

  7. shqiptari says:

    Po ti moj vogelushe si pjese e kesaj shumice ne pushtet, a ndjen ndonje fije pergjegjesie per kete deshtim ?

    Sigurisht, jam i ndergjegjshem se ti je vetem nje pjesez e e vockel e ketij problemi qe po gangrenizon kete vend prej 30 vjetesh.

    DHE TANI BOLL ME KETO PATRIOTIZMA FALLCO !!!!!!!!!!!!!!!!!!!! NGA TY E NGA ATA QE JANE NE OPOZITE !!!!!!!!!!!!!!!!

    ÇFARE KENI BERE JU PER TE MBAJTUR SHQIPTARET NE SHQIPERI ? I KENI PARE SI ENDEN NEPER ÇADRA NE FRANCE E VETEM NE SHQIPERI NUK DUAN TE KTHEHEN ? TE PAKTEN HESHT, QEPE, MBYLLE GOJEN KUR JE PJESE E PROBLEMIT ! KI PERULESINE T’I KERKOSH GABIMET FILLIMISHT TEK VETJA E PASTAJ TEK TE TJERET ! TE TE VIJE TURP, T’JU VIJE TURP PER GJENDJEN KU E KENI KATANDISUR SHQIPERINE JU DHE ATA QE KANE QENE NE KRYE TE SAJ KETO 30 VJET !!!!!!!!

  8. Kola says:

    Nje prononcim i panevojshem, madje i.demshem i Ministres.

  9. Kola says:

    Dakord me komentin e Shqiptar-it.

  10. Sit back and relaks■●▪dhduru%^* says:

    E mbylli vajtimin me me fund spirdhopalli? me debile te tilla si perfaqesuesja me e denje debilizmit social une i them Macronit rrofsh plako qe i the debileve si kjo se ku e kane vendin. debile si kjo qe kujtojne se ne europe futesh me variantin hajt se njof une njonen apo njonin qe do e fusim mik ke Macroni, debile si kjo qe kujtojne se europa eshte shqiperi ku dipllomat, vendet e punes blihen dhe kjo apo shume si kjo perfshire dhe shefin e ksaj kujtojne se ne europe futesh duke blere komisionere apo raporte komisioneresh, duke shperblyer ambasadore apo ambasadore te BE. Une uroj Franca ti qendroje vendimit, te beje nje Union te forte, konkurues e te pakorruptueshem pasi vetem nje Union i tille na ben ne me te mire. Megjithate te presim e te shohim se cka ne koke Macron ne lidhje me rikonceptimin e zgjerimit te Europes. Sa per reagime te tipit spirdhopalli sa me pak te jene aq me mire pasi tregojne nivelin e ulet dhe papjekurine intelektuale te klases politike qe na drejton, te tilla reagime jane foshnjarake, diletante. Me njerez si Tao Palla dhe Liza spirdhopalla nuk shkohet ne europe, eshte turp…

  11. Gri says:

    Ajo e Lsi dhe ai oponionit sa s’po shperthenin prej gezimit qe Shqiperise nuk po i hapeshin negociatat!

  12. Nafija e kohes tone says:

    Kjo e shkreta eshte komplet krize.

  13. Don says:

    Z.Spiropal duhet te jeni me racionale. Njerezit reagojne vet dhe kane sy e veshe te kuptojne antishqiptaret qe ferkojne duart per bllokimin e hapjes se negociatave te Shqiperise nga Franca. Duke u marre me kete retorike pa buke provokohet vetem lufte thashethemesh dhe konfuzion.
    Ju per te qene serioze duhet ti spjegoni popullit perse po e sabotoni krijimin e institucioneve te reja te drejtesise SPAK dhe BKH.Natyrisht nuk ju fajesoj ju por forcen tuaj politike pra maxhorancen. Ky sabotim eshte tradheti kombetare qe do ta shkruaje historia. Rama nuk e do zbatimin e kesaj reforme dhe kerkon ta mbyse me duart e Genti Ibrahimit dhe Etilda Gjonajt. Ky eshte problemi me ulerites sot. A ke kellqe ta ngresh si problem dhe te jesh e besueshme??! Ne se po beje dhe do te lartesohesh. Por kam frike se juve ju ka lidhur gjuhen Edi Rama dhe nuk mund te hapni gojen.
    Nje tjeter problem skandaloz qe ben kryeministri Rama eshte marreveshja Serbi MV Shqiperi. Kjo o eshte idiotesi kryeministrore me pasoja historike o eshte tradhti esadiste. Kryeministri i fal me duart e veta sovranitetin e shtetit shqiptar duke shqyert portat e vendit tone per dominimin e mallrave serbe dhe krimineleve serbe ne shqiperi. Kjo ka qene endrra serbe ne shekuj dhe nuk ja ka arritur dot. Sot sovraniteti i shteteve percaktohet direkt nga dominimi ekonomik dhe tregtar i nje fuqie tjeter. Deri me tani marredheniet ekonomike Serbi Shqiperi nuk jane aspak simetrike dhe reciproke. Sot Serbia kerkon te arrije synimet e saj territoriale nemermjet ekspansionit ekonomik dhe pushtimit te tregut shqiptar me mallra serbe. Prirja e kryeministrit shqiptar per ta orientuar bashkepunimin ekonomik drejt serbise eshte e pa logjikshme, e pa studjuar dhe antikombetare. Eshte nje force e brendeshme e mallkuar esadiste qe e shtyn agenden e shvillimit ekonomik shqiptar drejt serbise. Pse duhet te harrojme kaq shpejt krimet serbe te cfarosjes ne mase dhe genocidit me shperngulje masive qe kane bere serbet kundrejt shqiptareve? Pse duhet te kemi kaq pak respekt per dinjitetin tone si komb dhe si njerez. Serbia vete habitet se si shqiptaret qe jetojne ne nje vend qe laget nga dy dete, me porte dhe pozicion gjeografik te privilegjuar ndihen inferiore ndaj shtetit kriminal serb.?? Si ka mundesi. Me mire blejme mallrat e shtrenjte italiane se sa mallrat e dyshimte serbe, sidomos ato ushqimore.
    Keto marreveshje nuk jane ne te drejten individuale te kryeministrit por i nenshtrohen diskutimeve ne komisionin parlamentar te marredhenieve me jashte dhe votohen ne kuvend. Kjo kategori marreveshjes nderkombetare nuk eshte e drejte kushtetuese e kryeministrit por e koordinimit me organet e tjera kushtetuese ne vend.

    Keto analiza shtrohen sot per zgjidhje Zonja Spiropali dhe jo debate dhe replika ironike qe nuk prodhojne benefite dhe zgjidhje te problemeve.

  14. Le lee says:

    O yll i rilindjes o hene e plot ne injorrancen e oborrit perandorak. o qender e gravitacionit politik shqiptar nje gje eshte e sigurt bashke me Ramen do harrohesh dhe ti dhe barcoletat do kene kuptim tjeter

  15. Kela says:

    Po moj bibe ministre po perse nuk thua problemet qe vertet nuk keni permbushur ju si qeveri apo si shumice parlamentare ne lidhje me reformen ne drejtesi. Pyete pak kolegen tende ministre te drejtesise perse e sabotoni dhe zvarrisni krijimin e SPAK dhe BKH? Ky ishte nje nga detyrimet qe duhej te permbusheshin perpara se te miratohej fillimi i bisedimeve per antarsim ne BE. Ku e ke !? Thate qe ne qershor do ishin te perfunduara dhe po i zvarrisni kaq poshtersisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje