Për tifozët dhe armiqtë qesharakë të Merkel-Macron

19 Tetor 2019, 15:36Blog TEMA

Nga Astrit Patozi 

Nuk duhet ta bastardojmë kurrësesi refuzimin e BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke e trajtuar si ndeshje futbolli, ku një pjesë bëhen me Gjermaninë dhe të tjerët me Francën.

Vini re se si edhe brenda këtij tifozllëku absurd, sa të paarsyeshëm dhe qesharakë që janë! Sepse ata, që po mallkojnë Macron-in duke e sharë edhe nga gruaja, në fakt duhet t’i ishin atij shumë mirënjohës.

 Kurse të tjerët, që po e marrin në mbrojtje dhe po e mburrin pa kursim, sot duhet të kishin qenë më të mërziturit prej tij.

Me këmbënguljen e vet për të mos hapur rrugë, presidenti francez i ka bërë tërthorazi një nder qeverisë, por ka dëmtuar qartazi Shqipërinë. Sepse ka bërë të kalojnë në plan të dytë kushtet gjermane të vendosura nga Bundestagu, që e veçonin Tiranën nga Shkupi, në raportet e tyre me Brukselin.

Duke i dhënë kështu përparësi problemeve të brendshme mes të mëdhenjve të Bashkimit Europian, gjë që për shqiptarët dhe maqedonët nuk ka ndonjë vlerë të madhe.

Ndërsa Gjermania, në fakt, ka bërë të kundërtën. Sepse ajo ka vënë në pozitë të vështirë kryeministrin, por i ka dhënë një dorë Shqipërisë, që aho të mos ndëshkohej prej qeverisë së saj në rrugëtimin e vet drejt Europës.

Në rast se propozimi i zonjës Merkel do të pranohej nga Franca, do të kishte qenë më e lehtë për të dalluar njollat e errëta të qeverisjen problematike të Edi Ramës, në kontrast të fortë me atë të Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, problemi real që kemi ne sot nuk janë kundërshtitë për zgjerimin e vendeve anëtare të BE, të cilat po na mbajnë sërish larg Europës dhe vlerave të saj. Sepse ato mund të sheshohen që nesër ose edhe mund të mos zgjidhen kurrë.

Puna është se ne nuk i meritojmë negociatat edhe sikur të gjitha vendet e BE të mos kishin asnjë hall tjetër në këtë botë, por vetëm integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë.

Ndaj edhe në rastin e djeshëm ne ngjasojmë me atë studentin përsëritës, që kthehet i gëzuar në shtëpi për shkak se pedagogët e komisionit nuk janë marrë vesh me njëri-tjetrin për tezat e provimit.

A thua se e ka ndritur më përpara dhe kur dihet nga të gjithë se njësoj do të ngelte.

4 komente në “Për tifozët dhe armiqtë qesharakë të Merkel-Macron”

  1. Janig says:

    FOL O MADHTRUES
    PO GJURMET NE QARKUN E VLORES MPK O FSJIM DOY

  2. pjeter says:

    E ke gabim,madje shume te rende.Ne keto raste duhet shikuar interesi kombetar.Jui kerkoni te perfitoni,duke bere analiza qe nuk kane pershtatje.Europa eshte nje rremuje nga ana politike,edhe zotrote te ishe ,do kishe marre kete pergjigje,sepse ne per france drite shkurter nuk vlejne me shume se anbicjet personale te Makronit,sepse jemi larg Frances,sic ndezi valen e Afrikes kunder Italise,dhe tani Makron ben moralistin kunder Italise per refugjatet,por nuk ngurron te dergoje xhandaret e tij ti perndjeke edhe ne territorin italian.Franca gjithmone ka qene e dyshimte per ne shqiptaret,por asnjehere nuk ka pasur nje president kaq midioker sa Makron.E sidomos ju qe keni qeverrisur me Saliun ne krye jeni fjatoret kryesor,per korrupsionin galopant,per shkaterrimin e arsimit,te ushtrise,te prones publike,dhe natyrish te tjeret ju erdhen per,ju nuk mund te gezohem per kete refusi,sepse personifikoni te gjithe llumin e shqiptareve.Nuk e di por qendrimet e tua Patoz,me ngjajne me ate njerzit pa bole,qe nuk kane e kateterin e duhur ti thone derrit derr,por me kollajllek qe vetem ata e njohin, i thone daje,dhe zotrote del me analiza te tilla duke shpresuar qe ti nderrosh mendjen shqiptareve, me shpresen qe tja lini faturen Rames per te paguar.

  3. Loni, dashnori i dyte i Grides says:

    Jo mor bukurosh i Sali qenit… nese kupton Anglisht shko dhe lexo gjithe tweet-erat e liderve Europiane, te liderve te BE dhe teknokrateve te komisionit europian qe u moren me Shqiperine e MV Do shilosh qe njeri prej tyre shkruan qe e neveris Macronin dhe biles e quan sabotator, shume te tjere e quajne gabim historik te BE dhe shime te tjere i kerkojne falje Shqiperise dhe MV per “EU not delivered”….nuk duket si ai provimi i nxenesit perserites qe permend ti.

  4. Cudia says:

    Ti je nje idiot i lindur prandaj dhe Berisha te mori nen sqetull e te futi ne parlament. Tama sic beri edhe Luli me keta ish-parlamentaret apo dhe keta perfaqesuseit e tij qe ka tani ne parlament. Nga lista e tij kane dale. jane Patozet e rinj. Qe te lexosh me mire ne politike duhet te kuptosh vetem kaq gje. Nuk ka disa me Merkel dhe disa me Macron. Jane te gjithe me Merkel!!! Berisha, Luli, Iliri, Monika edhe ti jeni me Macron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje