Të mos sillemi sikur e kemi Europën kundër

20 Tetor 2019, 18:12Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Aleksandër Soros nuk ka thënë asgjë të re, për të mos thënë që për momentin ka thënë gjënë e gabuar. Ai ka hapur një debat të ri rreth asaj që ai e quan si “sindromi i Albanofobisë” tek disa vende evropiane. 

Nuk është ndonjë zbulim i ri dhe as ndonjë zhvillim i shmangshëm. “Albanofobia” është një perceptim racist për ne, i krijuar nga izolimi ynë prej Europës dhe dështimet tona në histori. Ky fenomen ka prodhuar dhe të kundërtën e vet në Shqipëri, që janë “eurofobët”, të cilët shpjegojnë çdo dështim të Shqipërisë dhe të tyre me Europën “plakë”.

“Albanofobia” ka qenë përdorur si tezë dhe nga Sali Berisha në vitin 2011 e më pas në Samitin e Munihut, pasi dështoi të avanconte kërkesën për statusin e vendit kandidat për anëtar të BE, edhe pse i bleu Francës, 70 milionë euro helikoptera, edhe pse i firmosi symbyllur Karamalisit kufirin detar dhe i dha disa klientëve të Berluskonit disa liçenca për parqe energjetike në Shqipëri. Nuk ja doli dot dhe pastaj klientelizmin e tij e shpjegoi me “Albnanofobinë” e Europës.

Nga ana tjetër çdo politikan shqiptar kur i ka pasur keq punët me Europën është bërë “eurofob”, madje duke ju referuar herë pas here, edhe klerikut më pro-perëndimor të Shqipërisë, Gjergj Fishtës.

Por e vërteta është se ne nuk jemi në momentin e një refuzimi nga Europa dhe as nuk duhet të sillemi si të tillë. 

Ne, kurrë në historinë tonë, nuk kemi pasur kaq personalitete Perëndimore, simbole të Europës së sotme, pro nesh. Lexoni një për një ato çfarë shkruajnë, që nga Presidenti i BE, e deri tek Komisioneri i Zgjerimit si dhe gjithë zyrtarët e lartë europianë. Janë të gjitha përgjërime pro Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Lexoni çfarë shkruajnë kryeministrat e 25 vendeve të BE, të gjithë të keqardhur për vendimin ndaj nesh dhe e shikoni, se kurrë nuk jemi parë më shumë se sa sot, si aleatë të Europës. Lexoni po ashtu qëndrimin e fortë të SHBA pas kësaj për të kuptuar se çfarë reaksioni shkaktoi Macron.

Ne kemi sot një problem me Presidentin e Francës dhe jo me Francën. Duke bërë llogaritë e tij elektorale ai mendon se fiton pikë në Francë, duke viktimizuar dy vende që duan te bëhen gati për të hyrë në Europë. Dhe kur e ka bërë këtë, nuk ka llogaritur reagimin tonë, se ai nuk i hyn në punë. Ka llogaritur sulmet e Europës kundër tij, për t’u treguar kundërshtarëve racistë të tij, se është në garë me ta, dhe se po noton dhe ai në ujërat e tyre.

Ndaj nuk duhet të sillemi sikur kemi Europën kundër por ashtu siç është e vërteta. E vërteta është se ne kemi kundër Presidentin e Francës, i cili ka më të rëndësishëm pushtetin e tij, se Europën. Kjo gjë padyshim e dobëson Europën, e bën më të pafuqishme zërin e saj në anët tona, dhe ngjall më pak besim për çdo betejë të thirrur në emër të saj.

“Albanofobia” në këtë rast, nuk është një armë e shkrepur mbi ne, por një pushkë e vjetër e ekspozuar në sallonet e politikës franceze, për të trembur francezët. 

Përparësia e Macronit është se këtë pushkë kundër nesh e ka shkrepur në një vend, ku dinë shumë pak gjëra për ne.

Në fund të qershorit Presidenti Sarkozi kaloi 24 orë në Butrint e Ksamil, pasi zbriti në Tiranë, dhe i vetmi “shock” që e shoqëroi 24 orë, ishte se si nuk kishte parë një grua të mbuluar shqiptare. Pyeste çdo orë për këtë, pasi i dukej sikur dikush e kishte inskenuar Shqipërinë që ai shikonte, për të fshehur atë realen me “ferexhe”. Nuk e kishte nga “Albanofobia”,  por nga mos-njohja e Shqipërisë. Është presidenti që s’na ka bërë asgjë të keqe si President i Francës, por që fatkeqësisht na di njerëz me ferexhe. Macroni nuk besoj se ka nevojë ta dijë si jemi, pasi për atë ka rëndësi si i duhemi. I duhemi gogol për votuesit francezë dhe ashtu po na përdor. Për këtë arsye ka kundër gjithë Europën, SHBA dhe gjithë rajonin. Ka me vete vetëm Tit Vasilin, Berishën dhe Bashën në Tiranë, të cilët janë të vetmit “albanofobë” aktivë në Evropë. Por nuk është se i bëjnë punë Macronit. Ata shpresojnë që Macroni u bën punë atyre në Shqipëri dhe Gruevskit në Maqedoni. Ndaj nuk duhet të sillemi sikur kemi kundër Europën, por duhet të ndjehemi të frikësuar që Europa tani e ka zërin e ngjirur për t’u dëgjuar deri këtu.

30 komente në “Të mos sillemi sikur e kemi Europën kundër”

  1. SHKELZENI says:

    KUR DO HYNTE POLONIA NE EUROPE U NXOREN POSTERAT NE PHOTO NJE POLONE ME KOMINOSHE KU SHKRUHESH ( ATTENTION LE PLOMBIER POLONAIS VA ARRIVÉ ) DO NA ZENE PUNET MBUSHUR FRANCA ME POSTERA.
    E KANE SI TRADITE KETA PER CDO SHTETE QE HYNE NE EUROPE TE NJEJTEN HISTORI .
    NUK JANE FRANÇAISET RACISTE ESHTE E VESHTIRE TE GJESH NJE FRANÇAIS DE SOUCHE JANE CALCULÉ DE BRENDESHME POLITIKE QE NUK PRANUAN

    1. Raimond vlonjati says:

      Po ja e shpjegoi Presidenti Macron qe shumica e BE ishte kunder Shqiperise dhe pro Maqedonise
      Ata donin qe te futej Maqedonia dhe lihej jashte Shqiperia

      Ndersa Macron foli shum mire, qe nuk mund te ndahen te dy vendet vec. e vec ,
      se do ishte me te vertete me shume nje diskretitim total per BE,
      dhe do dukej hapur phobia e tyre ndaj Shqiperise

      Pra Macron vendosi qe te mos futen te dyja dhe ne kete rast ai u tregua me i ndershem , por ne kete menyre Macron i shpetoi nderin BE, e cila donte te fuste vetem Maqedonine

      Dhe nuk diskutohet fare qe Franca nuk eshte kunder nesh

      1. NjeQytetarOptimist says:

        O Rajmond vlonjati, ne ke kazan e mban ekranin ti ?!?!

        1. shqiptari says:

          O Mero, mua nuk me hyn aspak ne pune se çfare arsyesh (elektorati francez a ku di une) e shtyne Macron-in te jete kunder hyrjes se Shqiperise ne BE. Nese Shqiperia do te ishte ashtu siç perpiqeni ta nxirrni ju, mua nga njeri vesh do te me hynin e nga tjetri do te me dilnin fjalet e tij. E keqja eshte se nuk eshte keshtu. E per kete nuk e ka fajin Macroni, te cilin ne vend qe ta telendisni siç jeni duke e bere duhet ta falenderoni se : – nuk e ndau Shqiperine nga Maqedonia, ashtu siç do ishte e udhes, – permendi me elegance vetem azilantet ne France per te thene qe Shqiperia nuk eshte gati.
          Po t’i hyme, siç e ka bere shume mire “ben” ketu poshte ose te tjere ketu, lista e paudhesive te klases politike shqiptare qe nga renia e diktatures eshte shume e gjate. Per kete arsye, nese nuk kane burrerine te pranojne fajet e tyre, te pakten ta qepin e jo tu leshojne keto palo media atyre qe nuk na kane faj per llumin ku jemi zhytur.
          S’po te bej listen e ketyre paudhesive, por po te bej vetem disa pyetje :
          – sa persona, peshq te medhenj apo te vegjel jane denuar per rrjepjen qe i kane bere ketij populli e ketij vendi ?
          – ç’ka bere shteti shqiptar per te ulur varferine, pabarazite, diskriminimin e te tjera plage te thella qe kane gangrenizuar vendin ?
          – ç’ka bere shteti shqiptar per te mos i detyruar Shqiptaret te marrin rruget e botes ?
          – kush eshte ai Shqiptar qe me deshire le vendin ku ka lindur, ku ka njerezit e dashur dhe pranon te vuaje largesine nga prinderit pleq duke jetuar keshtu me brengen me te madhe te jetes ?
          – kush eshte ai qe me deshire pranon te jetoje neper çadra rrugeve te Frances, te mbaje radhen per nje pjate supe e vetem ne Shqiperi te mos kthehet ?

          1. ta says:

            harrove kanunin,te vrriten vella me vellane per nje cope kanal a per budalleqe te tjera ,nuk ka dite te mos vritet nje njeri nga plumbat etj, thuaj nuk kemi kulture……………

      2. ben says:

        1.Ne EURONEWS Macron deklaroi se shumica e vendeve te BE ishin kunder hapjes se negociatave per shqiperine. Deri tani asnje lider, minister I jashtem I vendeve te BE nuk e ka pergenjeshtruar Macronin pervec ed rames, gent cakes dhe meros.
        Nese kane fole me Juncker kur ka qene tape eshte tjeter diskutim
        2. Ne france nuk ka zgjedhje as sot dhe as per 1 vit keshtu qe shqiperia qenka e rendesishme per zgjedhjet e mbas 2 vjeteve ne france ne rastin me te mire eshte tallje trapi.
        3.Soros eshte 1 hebre I lindur ne Hungari dhe jeton ne USA. Edhe Israeli vendi I origjines edhe Hungaria vendi I lindjes edhe USA e kane shpalle Sorosin rrezik kombetar. Ketu na dilka sorosi ,1 nga matrapazet me te medhenj te botes patriot shqiptar, kjo nuk eshte vetem qesharake por edhe e rezikshme, sepse u pa qarte qe sorosin ne europe nuk e pjerdh njeri.
        4. Ne dt 12 prill Zaevi e con maqedonine ne zgjedhje te parakohshme, per shkak te edi rames, edhe kosova shkoi ne zgjedhje te parakohshme per shkak te edi rames. Greqia shkoi ne zgjedhje te parakohshme sepse partia ne pushtet nuk doli fituese ne zgjedhjet europiane . Ne shqiperi?????
        5. Disa fakte
        Sipas bankes boterore shqiperia eshte vendi me 60% te popullsise analfabete funksionale
        Sipas BE shqiperia eshte zyrtarisht vendi me I varfer I europes
        Sipas BE shqiperia eshte vendi me I paarsimuar ne europe.
        Sipas BE shqptaret jane populli qe dine me pak gjuhe te huaja ne europe
        Tirana eshte I vetmi kryeqytet ne europe qe njerezia nuk ka uje te lahet.
        Shqiperia eshte I vetmi vend ne bote pa gjykatat kryesore.
        Shqiperia eshte I vetmi vend ne europe qe zgjedhjet I ben I fiton vetem 1 parti dhe dalin me shume vota se pjesmares.
        Shqiperia eshte I vetmi vend ne europe ku 1 km rruge qyteti kushton 20 milione euro.
        Shqiperia eshte I vetmi vend ne europe me krize politike permanente
        Dhe ne kete vend te haruar nga njerezimi dhe zoti diktatori I rradhes nuk pranon te beje zgjedhje, ndersa propaganda e shpall fanar ndricues qe na ka zili Macroni.
        Ju mendoni se e ka fajin ed rama?????
        Jo.
        Ky popull bageti mertion me shume se kaq

        1. agimi says:

          shumica e BE eshte 15 shtete , ska ndonje deklarate qe keto vende te kene dale kunder shqiperise, pervec hollandes dhe danimarkes, keshtu qe mos i fryni kunder vendit tuaj pa lidhje, historikisht ke qene vendi me i varfer, keshtu qe shiko faktet mos bej propagand kot, sa per popullin dele ky stan eshte ketu keta me keta barinj, si ne 1992, 1996, 2005.2009.2013.2017

  2. Ketu eshte ulur turqia kembekryq says:

    Meqenese sarkozi qenka shokuar se nuk pa nje grua me ferexhe,edhe ku?ne Butrint!!!!!
    Sille tek rruga e Kavajes te shikoj halldupet ne mjekra te pa lara qe presin te pellasi hoxha(ose manjetofoni)dhe te ngrene sumen perpjete tek sheshi.
    Te shikoj femrat e mbuluara qe po shtohen e lloj lloj injorantesh te shkollave turke qe nuk dine te shkruajne shqip.
    Nga keta lloj injorantesh shikoji edhe neper bllogje se si shkruajne.
    Ky vend po iken per lesh dhe jo ne Europe ,megjithese ne shume drejtime po ja kalojme Europes si kriminaliteti droga grabitja e kurveria……

    1. Flutura says:

      Hoxha “pellet edhe ne mes te Gjermanise”…
      Edhe po te jemi muslimane cfare ka?
      Besimi ne zot eshte vlere per cdo shoqeri dhe cdo fe ka per detyre te respektoje tjetren…
      Te gjithe duhet te respektojme njeri tjetrin ne fakt…

    2. FLUTURA says:

      Edhe ne mes te Gjermanise “pellet” hoxha…
      Cdo njeri eshte i lire te besoje ne zot dhe praktikoje cilen fe te pelqeje.
      Edhe nese jemi muslimane nuk duhet te ndihemi inferiore, perkundrazi kjo eshte nje vlere.

    3. Julian says:

      O koqja i Janulles . Hajde shikoje ne France ne mes Parisit se ku pellet hoxha me shum . E i pres duart nese sipas perqindjes se popullsise ka me shum te mbuluara ne France se ne Shqiperi . Jo shum po shum me shum . Edhe ne mes Athines kur isha kete shtator me pushime gjeje myslimanka te mbuluara me teper se ne mes Tiranes .

  3. Sit back and relaks■●ngftuj▪%^* says:

    Mero, po e transferon debatin nga albanofobia tek Macrofobia. Kush eshte ky Alexander Soros njehere? Cili eshte interesi i tij apo ku jane prekur interesat e tij prej vendimit kunder te Gjermanise, Frances, Hollandes, Danimarkes, Spanjes e Finlandes? Ky Sandri kete albanofobine e thekson si argument per te miren tone apo te xhepit te tij dhe mbrojtjes se investimeve qe ka bere per lobingje. Cfare interesi ekonomik dhe politik ka familja e soros ne shqiperi, sepse per shpirt te babait nuk besoj se Sandri merr mundimin te mbroje shqiperine e te dali kunder frances.
    Apo eshte interesi jot dhe i shalegjatit qe ashtu si pa dashje te perfshini edhe sorosin ne debat, duke shmangur thelbin e problemit dhe duke e bere refuzimin per negociatat thjesht nje problem te brendshem francez apo sorosian, duke mos permendur me as argumentin fillestar ate te konfliktit te Frances me Gjermanine per lidership te brendshem ne BE. Tani nga problem brenda BE po e transferoni arsyen e refuzimit ne problem brenda Frances, me kete llogjike nuk do habitem nqs neser do dalesh me nje editorial ku nga problem te brendshem te frances do e kthesh ne problem familjar te Macronit shkakun e refuzimit te hapjes se negociatave. Jeni bere per tu qare hallin, refuzoni te shikoni e te pranoni qe problemi jeni ju vete, qeveritare, opozitare, analiste trushplares etj. Duke treguar me gisht Henen si fajtore per deshtimin nuk eshte se rregulloni gje, nqs dje ishte e veshtire hapja e negociatave, neser do jete edhe me e veshtire nqs nuk pranoni te shikoni realitetin ne sy. Nje nga te mirat qe pati kjo histori eshte se vuri ne pah se sa jo gati jemi per ne europe jo vetem per shkak te reformave por edhe te mentalitetit te prapambetur, shkalles se ulet te inteligjences, mungese se kultures per te pranuar me dinjitet si gentleman nje humbje qofte edhe te pamerituar. Forma agresive, fshatareske, bulliste, injorante se si u prit vota jo prej Macron e verteton, nuk merret burri me grate sic u fol e u perfol bashkeshortja e Macron duke gjetur hapesire edhe tek Tema e Bazit te Rames, nuk akuzohet nje komb e nje kontinent i tere si kuçk e vjeter sepse refuzuan ti hapin deren Liderit te Legjionit te Nderit Spiropallist. Reagimi jone reflektoi kulturen qe nuk afron gjekundi me europen ku duam te shkojm. Edhe nje here, refuzimi francez nxorri bojen me te cilen Shalegjati jone kishte pikturuar Shqiperine virtuale neper kancelarite Europiane. Me mire jashte Europes e te hyjme me dinjitet sesa te na fusin per gjynofllik e te na trajtojn si Terrunet e Italise se Jugut te Carlito Bollinos.

    1. shqiptari says:

      RESPEKTE “SIT BACK AND RELAKS” !

      FATMIRESISHT KA AKOMA NJEREZ SI JU ME FJALEN E LIRE E JO TE NDRYDHUR NGA INTERESA KLIENTELISTE SI SHTYPI SHQIPTAR !

    2. pirdhuni ne qipro ! says:

      Shko pirdhu merru me dhite ne greqdhi!

  4. Analisti Amator says:

    Zoti Mero:
    Shpreh deshiren time qe ju te keni te drejte ne analizen tuaj. Edhe une mendoj qe nuk eshte “Albanofobia” Europiane qe Makron tha jo. Per me teper shumica e vendeve jane pro Shqiperise, qe praktikisht e rrezon teorine e “Albanofobise”.
    Skepticizmi jone ndaj Evropes, domosdo qe nuk ka ndikuar ne kete qendrim te Frances.
    Megjithate, zoti Mero do thoshja qe bota eshte me komplekse se kaq. Secili ne kete kontekst ka mendimin e tij qe nga Makroni qe nxjerr si shkak reformimin e Evropes para zgjerimit. Shume te tjere me plote llogjike nuk e kane pranuar kete teze, sepse rregullat nuk nderrohen ne mes te rruges. Shqiperia dhe Maqedhonia e Veriut, duhet te trajtohen ne kushtet konkrete dhe jo ne teorite e ndryshimeve te mundeshme qe Makroni do te beje. Ne gjithe boten, ligjet parmiresohen, por asnjehere ata nuk kane fuqi prapavepruese…
    Spjegim kane edhe Saliu dhe Enver Llapa po ti pyetesh. Secili ne kete valle e percepton skenen sipas interest personal. Sala Mendon se erdhi prape koha per revolucion ndersa Enveri per te nxjerre llapen. E keshtu me rradhe zoti Mero.
    Ne tere kete mish mash dhe kompleks te pafundem interesash, ne nuk duhet te merremi me me sofizma sikur Evropa eshte e mire apo eshte kurve.
    Ne duhet te kemi platformen tone kombetare. Ne duhet te kemi stategjine tone per te arritur qellimet tona, duke perfshire dhe futjen ne BE. Ne baze te kesaj strategjie ne duhet te ndertojme dhe taktikat tona. Fatkeqesishte konstatoj se Lideret tane nuk jane te qarte se cduhet bere. Sillen si pordha neper breke duke u vertitur here ne preherin e Merkelit dhe here ne preherin e Trampit. Si “superpopull” qe jemi, kemi lindur “superlidere” qe e ndertojne strategjine tone sipas pijes qe kane pire ne mengjes. Nuk kane aftesi organizative. Nuk jane aq te zgjuar sa te kuptojne qe keto gjera duhet te behen nga elita kombetare dhe jo nga pija e mengjezit.
    Ne kete kontekst me ben pershtypje se si Vuciqi i Serbise nuk le rast pa permendur Rusine si aletai strategjik I Serbise. Mendoni qe Serbia e ka kaluar fazen e pare per tu future ne Evrope. Edhe kur lidere Evropiane permendin rrezikun Rus, Vuciqi hapur dhe me trimeri pohon se Rusia eshte aleati strategjik ndersa Evropa ai rrajonal….
    Ne Shqiperi, pervec Spartak Ngjeles asnje nuk permend Ameriken si qellimi yne strategjik. Tremben se mos I mbetet qejfi Evropes. Bejne dhurate piktura apo atlete, duke pasqyruar nje mentalitet inferioriteti ne vend te gabuar. Atje ku duhet te investojne, politikanet tane hiqen trima. Kulmin e arriti Saliu, Iliri dhe Ramushi qe kane folur hapur kunder Amerikes. Idjotesi tregoi edhe Rama kur kritikoi Trampin ne pragun e zgjedhjes se tij. Mendoi se duke ju servilosur Merkelit, ajo do I mbushte mendjen Makronit. Asnje fjale per Makronin pasi ai na e nxiu jeten. Asnje analize nga udheheqesit tane se cka ndodhur dhe cdo bejne. Mendojne te shtojne lajkat dhe servilizmin, por ato nuk shkojne ne Evrope.
    Evropa eshte interesi yne rrajonal. Futja atje eshte qellimi yne, por per kete duhet te dime si te futemi. Qe ti bie shkurt, futja ne Evrope do behet kur ne te mos fshehim vlerat dhe interest tona strategjike . Perkundrazi, kur ne te jemi te qarte se cduam, futja do vije ne menyre llogjike. Mendja e hapur dhe vetem mendja e hapur do na ndihmoje ne kete drejtim.

  5. Raimond vlonjati says:

    Pavaresisht deshires se mire qe ti ke ne kete shkrim je komplet gabim kur flet per rrenjet e Albanofobise

    Albanofobia ka lindur qe ne 1919 ne Konferencen e Paqes ne Versaje , dhe atehere udhehiqej nga Kryeministri Britanik Lloyed George,

    Biles stermbesa e ketij Kryeministri ka bere nje liber te shkelqyer per historine e asaj konference , me titull “ Paris 1919”
    dhe kur ajo shikon se te gjitha fuqite e medha ishin kunder Shqiperise , ajo preket sinqerisht dhe thote , shprehimisht :
    ..” Poor little Albania , with so powerfull enemies , and so few friends”

    Po ashtu ne konferencen e Paqes ne Paris , ne 1946 , Britania e nxitur nga Greqia , udhehiqte fushaten Albanofobike duke i kerkuar Shqiperise te jepte llogari se gjasme Shqiperua nuk kishte luftuar Nazi-fashizmin ,
    nderkaq qe Komandanti i forcave Aleate po ate vit nga Bari i Italise , ish presidenti Eisenhiwer deklaronte se “ Forcat partizane shqiptare gozhduan ne Shqiperi 4 divizione naziste “

    Dhe ja ku jemi tani qe kete fushate te Albanofobise , qe ne aparence po e udheheq Franca me Presidentin Macron ,
    porse kjo , pra Albanofobia,
    eshte nje realitet historik dhe i tanishem ne mendjet e BE,
    ndaj ne duhet ta adresojme direkt sic e ka adresuar djali i Sorosit ,
    dhe ta hapim problemin duke perfshire edhe Kosoven e Bosnjen te cilat jane lene ne harrese totale nga BE, dhe pikerisht ketu duket rrenja e Albanofobise qe ka BE , pavaresisht se ato jane pjese e Ballkanit Perendimor

    Nuk zgjidhen problemet duke genjyer vet vetem ,
    Por ballfaqohen direkt .

    Porse natyrisht ke plotesisht te DREJTE , kur thia , nuk esht Franca kunder nesh ,
    dhe asnjehere Franca nuk ka qene kunder kombit tone , sic mendojne ca mendje shkurter

    Bikes edhe ne Mesjeten e larget ne vitin 1200 kur kishte rene nje zi urie ne Greqi dhe Franca po dergonte anije me drithe ne ndihme te Greqise
    Mirepo , Oborri Mbreteror Frances mori vesh se zia e urise kishte prekir edhe Shqiperine ,
    atehere direkt Mbreti i Frances dha urdher ,qe anijet me drithe qe ishin nisur per Greqi , te shkonin ne Shqiieri jo ne Greqi
    Kemi pasur maredhenie te shkelqyera me Obirrim mbreteror te Frances ne Mesjete , sepse Mbreti i Shqiperise se asaj kohe nga Topiajt kishte gjysem gjak frances nga e jema , dhe Zambaket e mbretit te Frances ishin pjese emblemes se familjes se tij ,

    Po ashtu ne Luften e Kosoves kemi Super diplomatin Zotin Kushner i cili i mbrojti Kombin Shqiptar ne menyre te shkelqyer ne median franceze ne France. , dhe kudo ne Ballkan etj etj

    Pra te kuptojne drejt shqiptaret tane se Franca iluministe nuk esht as kunder kombit tone dhe as kunder cdo lloj kombi tjeter

    Edhe ne lidhje ne Opoziten je shume gabim , Opozita ate pune ka te beje kritizerin , ndaj nuk ke te drejte ta stigmatizosh Ipoziten ,
    pavaresisht se ata po tregohen shume te pa moraleshem
    Porse ata i bejne dem vetes se askush nuk do ti votoje

    1. loni says:

      franca e ka ndihmuar shqiperine thot ky labi me lart,duke treguar ca perradha para 800 vjetesh dhe kusur me ca mbreter qe vetem ky labi i njeh,por harron qe kjo franca shpiku shtetin jugosllav,dhe ne vitin 1913 firmosi copetimin e kombit shqiptare ne favor te serbeve dhe grekeve,nuk e kuptoj kete lloj labi si njihka historite cfar ka ndodhur para 800 vjetesh kur nuk ekzistonte asnje aparat fotografik,dhe nuk njhka histori para 100 vjetesh kur franca vulosi dhe firmos copetimin e shqiperise ne favor te fqinjeve te fotografuara dhe te rezervuara ne arkivat e frances,kjo quhet ndihme sipas pallaskes tende mallist,nqs jeton ne france dhe kalon mire ne te tjereve qe jetojme ketu nuk na e ndejn per francen kurve,eshte anti shqiptare dhe pik pallosh e treguan veten edhe ne luften e kosoves se kush ishin francezet dhe hollandezet idjot.

      1. Raimond vlonjati says:

        O injorant i qelbur

        Jugosllavine e krijuan Amerikanet , jo Franca , se Francen nuk e pordhte njeri

        Franca nuk degjohej fare as ne 1913 as ne 1946

        Shqiperine atehere ne 1914? e copetoi Traktati midis Greqiae dhe Italise me pelqimin e Angllise

        Ishte Anglia ajo qe bente ligjin ne ato vite , kur u firmosej copetimin e Shqiperise , jo Franca , o kokeqyp

        Franca asnjehere nuk ka qene kryesore ne Konferencat e pas Lifterave Boterore

        Dhe ate traktat te copetimt te Shqiierise me bekimin e Angluse e denoncoi i pari Qeveria e Leninit

        Ndersa ne lidhje me bashkepunimin tone me Frsncen ne Mesjee , nuk e di vetem nje injorant si puna jote mor mut muti

        Se cdo njeri qe ka dy njohuri nga historia e Mesjetes Shqiptare , e di qe Familja e Topiajve e cila ishte familja e Mreterore Shqiptare ne ate kohe ishte gjysma me gjak mbreteror frances ,
        dhe kishte si pjese te emblemes se familjes edhe Zambaket e bardhe te familjes mbreteore franceze

        Ndaj Franca atehere , por edhe ne kohen e Napolienit ishte pro nesh

        Ju ngaqe jeni injorant te qelbur , krijon armiqesi nga fantazia juaj primitive o mut mutesh

        Armiku me i eger i Kombit Shqiptare qe kur u themelua kombi jone ishte Britania e Madhe ,
        ajo donte te na shkateronte per llogari te Greqise dhe aty donte te perfitonte edhe Italia

        Ndersa tani jemi miq me Angline , porse e verteta eshte se Anglua ka dashur ta mbyse kombin Shqiptar

        Biles edhe tani vone , ishte politikani anglez qe tallej e thoshte :… Shqiperia do hyje ne BE, kur kryesine e BE ta kete Turqia

        Por shyqyr zotit qe Angoezet dolen fare nga BE

        Ndersa Macron ne kete rast u tregua i ndershem dhe e showtoi Shqiperine , seps gjithe BE donin te fusnin Mqedonine she te linin hashte Shqiperine

        Atehere Macron tha , te mos futen te dyja

        Kur Macron dekkaroi te mis futen te dyja , atehere ata ne BE ndryshuan qendrim sye po benin “ njeriun e mire “ me ne ,
        kur ne fakt ata te gjithe ishin kunder hapjes se negociatave me Shqiperine

  6. Lori says:

    Respekt Mero per analizen reale qe i bene situates ne lidhje me vajtimin e qyqeve qe nuk shohin reagim popullor!Sa per vendin e respektuar qe sot gezon Shqiperia te mos e harrojme se eshte diplomacia e Edi Rames e niveli i tij i larte politik qe sot gjendemi ne kete nivel ku te mos harrojme qe para gjashte vitesh kishim partnere ne Europe vetem Kryetarin e Partive te djathta e asgje me shume!Sikur diplomacia e politik berrja e Rames te qe gershtuar me parate qe ka harxhuar Saliu me Lulin per lobingje ne sot do te kishim hyre me shpejt se Serbia!

  7. dhembeli says:

    Kjo qe thote Mero eshte e verteta.
    Te lumte mendja !

  8. albanologu says:

    Mero. Analizen tende nuk e luan topi. Disa prej ketyre qe kritikojne ketu nuk mund t’i quajme albanologe, por dobice te albanologeve, pra dobice te Petrit Vasilit.

  9. Cifuti x says:

    Ai e tha qart,
    Shqiptart t hypin n waf.po i dhe gishtin njicik t marrin krahun.
    Prandaj si duan shwiptart.
    Jan pordhaca mburraveca dhe me defekte te karakterit.
    I duket vetja themeli dhe çatija e botes.
    Me t zgjutit me t fortet me t bukrit,me t lashtet,me…e..më e më pa mas.
    Ktyne tipave mir jau boni makruni.
    Se ata do ta shkatrrojn europen.
    Ktu do jeni e do shifni…
    Po hyn n europ do marri fund wytetnimi europkan.
    Shifni se ça i ben shwipnis.
    E kan bo nji fshat gjigand.
    S ka mo qytetnim shqiptar.ka katunarim fshatnim shqiptar.

  10. Arturi says:

    Permend 70 milion € të blerjes së helikopterëve për të cilët në fund të fundit morëm 4 Cougar dhe 2 helikopterë me të vegjël. Po fatura e PPP- ve klienteliste të rrugëve sa është Mero Bazë ? A kane ofruar ndonjë shërbim deri tani këto PPP ?

  11. viti 1919 says:

    Jo Mero, kete radhe sje 100 % drejte. Cila eshte zgjidhja sipas teje?? kur kemi maskarenj si Sala?? Ketu insisto.
    Pastaj albanofobia …. t’a kane shpjeguar …. shume veta me larte. kthehu ne histori. .. 1919 per shembull …

  12. pa e lexuar.. says:

    Leri sofizmat o Mero!
    Ndiqni shembullin e Zaevit ne Maqedoni. Beni qeveri teknike dhe zgjedhje te parakohshme! Mjaft e mashtruat dhe grabitet kete popull!

  13. pa e lexuar.. says:

    Leri sofizmat o Mero!
    Ndiqni shembullin e Zaevit ne Maqedoni. Beni qeveri teknike dhe zgjedhje te parakohshme! Mjaft e mashtruat dhe grabitet kete popull!!

  14. Albann says:

    Racizmi,islamofobia,turkofobia,albanofobia te gjitha keto jane busulla e Evropes ,kryesisht asaj perendimore.Kot mundohet Mero ta justifikoje.Kush lejoi genocidin ne Bosnje?Po Mitrovicen kush e ndau nga pjesa tjeter e Kosoves? Jane pikerisht po ata qe sot bejne bllokade ndaj Shqiperise dhe Maqedonise.C te perbashket kane te gjitha keto vendime? TURKOFOBINE. Te gjitha vendet e siperpermendura identifikohen nga popullsia e vendeve te Evropes perendimore,por jo vetem ato,si vende me popullsi turke. Kur Makron godet Shqiperine ,ne fakt po u thote bashkombesve te vet se po godet Turqine. E njejta gje per Hollanden.

  15. Ton says:

    Po Hollanda o Mero cfare halli ka? Po Finlanda qe propozoi ndarjen nga Maqedonia,po Danimarka po Spanja?

  16. ALBAN DEGA says:

    SHKELJE TEPER E RENDE E FLAGRANTE KUSHTETUESE E IL CAPI DEI CAPI TE MAFIAS POLITIKE SHQIPTARE ILIR META

    – Mina pa sahat e Padrinos shqiptar kunder Reformes ne Drejtesi

    Dekretimi i Besnik Mucit si anetar i Gjykates Kushtetuese pa kaluar vetingun nga Presihori Ilir Meta eshte shkelje me e rende dhe me flagrante e Kushtetutes se Shqiperise dhe perdhosja, pshurrja me e felliqte e ndryshimeve te saj me Vendim unanim te saj nga 140 deputetet e Kuvendit te Shqiperise ne korrikun e vitit 1996.
    Po ashtu ngutja e tij e cmendur demaskon ashiqare orvajtjet e tij psikopatike per te minuar perfundimisht Reformen ne Drejtesi duke rikapur hallken kyce te saj Gjykaten Kushtetuese si e vetmja rruge per te shpetuar jo vetem koken e tij por te gjithe kreret e Mafias Politike shqiptare te kapur ne flagrance ne krime qe shkojne deri ne nivelin e atyre kunder njerezimit.
    Per fat te keq e gjithe media shqiptare, per me teper edhe Zeri i Amerikes, “Prokuroria” e pare publike dhe Zeri me i besuar e shqiptareve, pionerja e zgerlaqjes publike te Ilir Metes, Adriatik Palles, Lulezim Bashes…. e kaloi ne heshtje kete akt pa precedent, kete dhunim flagrant te pashembullt te Presidentit te Shqiperise, te Il Capi dei Capi te Mafias shqiptare, Ilir Meta.
    Vigjilence!
    Syceltesi !

  17. Doske mokrari says:

    Evropi nuk na do,me ne eshte Kavaja,Peqini,Eri dhe Tao.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje