Macron zbuloi edhe pjesën tonë, jo europiane

19 Tetor 2019, 18:24Editorial TEMA
Macron zbuloi edhe pjesën tonë, jo europiane

Nga Mero Baze

Refuzimi i presidentit francez Emanuel Macron për të nisur procesin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka prodhuar një debat politik, i cili nuk përpiqet të shpjegojë më arsyet e Macron për refuzimin, por secili shpjegon arsyet e veta me refuzimin e Macronit, duke testuar dëshpërimisht dhe mendësinë tonë anti-europiane.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të zhytura në shock pas vendimit, janë kthyer brenda 24 orëve në një skenë surreale debati, ku njëra palë fajëson Macronin, dhe të tjerët shpikin arsyet e tyre, duke u përpjekur me teori konspirative apo paranoja ballkanike, t’i konsiderojnë si arsye të fshehta të presidentit francez.

Në garë janë politikanë, gazetarë, profesorë dhe njerëz të zakonshëm, të cilët përpiqen të shpegojnë hallet e tyre me vendimin e Macronit.

Një palë, kryesisht qeveria dhe një rreth njerëzish publikë, janë të frustruar me Macronin si refuzues i ëndrrës europaine për Ballkanin.

Kundërshtarët e qeverisë, janë të mërzitur me Macronin pse zgjodhi arsye europiane për bllokim, dhe pse nuk zgjodhi arsyet e opozitës.

Aq shumë ka degraduar ky debat, sa ata nuk citojnë më Macronin dhe arsyet që ai thotë, por kanë të gjithë një teori të tyre konspirative, pse Macroni ka pasur një hall tjetër, si ai që mendojnë ata, por nuk e thotë.

Në disa raste, debati është aq qesharak, sa na ekspozon si shoqëri që se meritojmë Europën.

Fjala vjen, Shpëtim Idrizi, që drejton një fraksion propagandistik të komunitetit çam, mendon se Macroni i ka dhënë të drejtë çështjes came, ndaj duhen zgjedhje të reja.

Artan Fuga, një ish- profesor i vjetër marksizmi, që tani quhet filozof në gazetari, mendon se Macron është bindur nga përgjimet e “Bild”-it dhe shkrimet e tij.

Nikoll Lesi, një botues gazete afër presidentit tonë, që i shpjegon gjërat kryesisht me lekë, mendon se Edi Rama e ka paguar Macronin që ta marrë këtë vendim.

Lulzim Basha mendon se Macron e ka marrë vendimin për të mbështetur bojkotin e opozitës, e kështu me radhë.

Macroni tashmë udhëheq debatin edhe në Maqedoni, ku përveç hidhërimit të Zaevit, që është duke u menduar nëse ja vlen të shkojë në zgjedhje, të tjerët kanë shpjegimet e tyre po kaq të marra.

Disa opozitarë kanë sytë tek Putini, të tjerë te “plani B”, shqiptarët te pushteti, dhe po ashtu, të gjithë përpiqen të gjejnë arsye të tjera nga ato që thotë Macron.

Ky i fundit nuk është sot vetëm tabelë qitje për atë që ka bërë dhe mendon, por edhe për atë që nuk ka bërë dhe nuk e mendon.

Ai është në qendër të debatit jo vetëm për ata që ja quajnë argumentet idiote, por edhe për idiotët që e kanë si argument.

Ai është fatkeqësisht dhe nje dedektues i mendësisë sonë jo europiane, i një debati vulgar, që dëshmon sa larg të vërtetave të Europës jemi.

Në Tuitter të gjithë udhëheqësit europianë apo opinionistët janë pro Shqipërisë e Maqedonisë  së Veriut, dhe kundër Macronit, për arsye parimore.

Dhe të vetmit mbështetës të Macronit sot mund t’i gjesh në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut, aty ku Macron arriti të na zbulojë edhe anën tjetër të medalies, frymën dhe tendecën e fshehur anti-europiane.

Por mbi të gjitha, na ka zbuluar anën tonë banale, fallcitetin e elitave të vetëshpallura dhe cektësinë e padurueshme të shtypit.

Ai është sot idhulli i konspiracionistëve, paranojakëve dhe delirantëve, që mezi e kanë pritur këtë ditë, për të thënë edhe ata një fjalë.

Ai nuk ka ndarë vetëm Ballkanin nga Europa, por dhe ballkanasit me njëri-tjetrin, duke u bërë jo vetëm një “ëndërrthyes”, por dhe një shpjegues ëndrrash, për secilin që ka një hall me pushtetin, e nuk e shpjegon dot.

35 komente në “Macron zbuloi edhe pjesën tonë, jo europiane”

    1. Raimond vlonjati says:

      Ky esht artikull i bukur per te genjyer vet veten

      Ca eshte me interesantja pas viteve 90-te , eshte fakti se ne genjejme vet veten ne politike
      Dmth ne mundohemi ta luftojme nje genjeshter me nje genjeshter tjeter

      Ky muhabet i genjimit te vetevetes ka qene gjithmone prezent ne politiken shqiptare ,
      me perjashtim te kohes se Enverit , Ai ishte direkt ne politike me te huajte

      Edhe politikanet e huaj te gjithe jane direkte ne politike , se vetem keshtu zgjidhen problemet

      Nuk zgjidhen problemet duke genjyer vet veten ,duke u sjelle Self-deluded , sic kemi bere keto 30 vjet

      Dhe si eshte problemi ketu :

      Ketu problemi esht njecike me ndryshe nga sa e trajtojne te gjithe shqiptaret,
      dhe kete e ka shprehur nje politikan britanik para disa vjetesh ,
      kur tha me humor :…” Shqiperia do futet ne BE kur kryesine e BE ta kete Turqia “

      Edhe Makron shpreh hapur kete shprehje , te cilen gjithe te tjeret ne BE. e thone nen ze

      Ndaj ky problem do adresuar direkt

      Dhe ku duket ky problem ne politiken e tyre tani se fundi

      Keta ne BE donin ta veconin Maqedonine nga Shqiperia , ne menyre qe te futej Maqedonua dhe Shqiperia jo .

      Biles kete mendim kishin edhe Gjermania me vendet e tjera
      Dhe nga sa kam lexuar une , Macron e kundershtoi kete veprim , i cili do ishte skandaloz dhe nje racizem i paster religjoz
      Ndaj , Macron sakrifikoi Maqedonine per te mos i futur te dyja ,
      atehere u hodh gjithe EU ne kundersulm , qe te futen te dyja
      Macron nuk u terhoq dhe mbajti vendimin e tij

      Po ta shikosh gjendjen ne rajonin tone veren se vendet myslymane Europiane si Bosnja, Kosova por edhe Shqiperia jane lene ne harrese fare nga EU,
      sidomos Bosnja e Kosova , te cilat sipas buletineve te Bankes Boterore kane nje ritje ekonomike me te larte se Serbia dhe pagen mesatare me te larte nga Serbia,
      megjithse Serbia ndihmohet nga te gjitha anet nga investitoret e BE

      Sipas meje , media shqiptare duhet te godasi direkt ceshtjen duke e akuzuar BE per Islamofobi dhe vecanerisht per Albanifobi

      Nuk duhet Media te sillet si politikane , por te flasi direkt per ceshtjen ne fjale , se ky muhabet kuptohet qe eshte nje Islamofobi e paster

      Bravo djali i Sorosit qe e tha hapur se ky vendim esht nje Albanofobi ,
      porse ne fakt eshte Albanofobi per shkak te te Isoamofobise qe BE ka

      Dhe po ta vesh re gjithe politiken e BE ne keto vite , verehet se tek ata jane ri shfaqur instiktet mesjetare te fushates se Kryqezatave ,
      dhe sipas meje esht Amerika qe ju mban doren, se BE qe duket keshtu kaq e “ bute” do na kishte bere gjemen duke ndersyer fqinjet tane kunder nesh , sic ndodhi ne 1914

      Keshtu qe nuk duhet akuzuar shume Macron , por duhet kritikuar Albanofobia e tyre dhe toleranca e tyre ndaj nje shteti kriminal si Serbia ,
      dhe sidomos nuk duhen lejuar pa ju pergjigjur akuzave te tyre , kur mundohen te fajesojne Shqiperine meqense paska kriminele shqiptare ne BE,
      se keto jane gjera qe ata i vete i kane me shume se shqiotaret , dhe jane me te vertete akuza te uleta , te cilat tregojne natyren e tyre prej qelbesira njerez

      Sepse ti ke Mafian italiane nga e cila dridhet gjithe Bota dhe askush nuk ha permend Italiae ,
      apo ke tregeti droge dhe perdorim droge hapur fare ne Hollande e kudo ne BE,

      Ndaj nuk duhen lejuar pa ju pergjigjur direkt Head on , akuzave te tyre , ne menyre qe ne te ardhmen te frenohen she te mendohen mire kur akuzojne vendin tone

  1. pa vlere says:

    Ho hoooo, gallate ballkanike!
    Shkrimi dhe argumentat;
    preçize si gjithmone nga Mero!
    Tani do fillojne te flasin dhe marrin Meron ne qender te debatit.
    Mero eshte me Ramen, Mero merr para nga Rama, Mero ka nje mbese qe ja ka marre Rama ne ministri, etj etj..
    Do gerrmojne dhe kruajne gjithandej dhe do vazhdoje gallata ballkanike..
    Por shkrimi I Meros qendron, I sakte dhe preçiz!!

  2. Am says:

    Mjerë ne që ëndrrat i kemi varur tek qëllimet e Makaronit.

  3. ILIRET says:

    Zoti Mero, korigjoje thenien, se sot ne te gjithe boten gjen mbeshtetes te Makron vetem ne Maqedonine e Veriut dhe ne Shqiperi.
    Duhet te shpreheshit se mbeshtetes te Makron gjen vetem ne Maqedonine e Veriut dhe ne Shqiperine e Veriut.

    1. albani says:

      E sakt “iliret” por njekohesisht edhe fatkeqesi!Per mua ata duhet te bejne kerkese per tu futur ne Shqiperi e pasketaj ne Europe si puna e Nikolle Qenit e Gjelmarkut,Mark Markut ,Fatos Lubjanes e kesaj bande cubash ,shpellare qe shkerdhatokracia i beri profesore e tani jane gati pse jo te rrembejne edhe armet gjithmone naten sepse skutave jane rritur e skutave duan me luftue kunder emancipimit e Europianizimit qe mbart Edi Rama!

  4. Fred says:

    Fantastik si perhere?

  5. Me shume ka zbuluar antishqiptaret e korruptuar qe po gezohen dhe shpresojne se do ja hedhin si deri tani,dhe do vazhdojne te vjedhin

  6. Kaubojs me kadife says:

    Makron I ka mare sinjalet nga Russia o dynja
    Nuk Jan ceshtje franceze Jan ceshtje Ruse
    Jan vende qe krijojne remuje korrupsion dhe per kete arsye duhet te lihen te pa prekura
    Makron eshte Bushter ska bese
    Francezet Jan si keta 300 euroshat tek komentet e temes
    Krijojne shere dhe pasiguri

  7. Iliri nga Gjermania says:

    Z. Baze jeni (First Clas) si gazetar dhe analist.
    Ja ke gjetur si me çark ketyre palove Filozofa Analista Politikane Gazetare qe komentojne tani vepren e Makronit.

    Bravo??????????

  8. LILOLABJA says:

    Class si gjithmone !

  9. Lani XHABIJA says:

    Mero djali, je i sakte, ne llogjikë, parashikime, teza e hipoteza, si dhe ne konkluzionet preçize qe parashtron.
    I sakte, si vetë shkenca e matematikes.
    ?

  10. Ardjan says:

    Këta që sot e kanê heroin e tyre ma krromên rreth njê vit më parë veshên jelekët e verdhë dhe me bomba molotovi nê duar u nisên nga “astir” drejt parisit që digjej nga protestat e huliganve kundra qeverris sē tij . Por ne nuk na ka faj vetëm makron apo dy a tre pas tij ! Ne duhet ta pranojmê se kemi akoma njê sistem drejtêsie kriminal, të kalbur, cop cop,zhele zhele ! E kemi akoma kêtē zhele hedhur mbi shpinê qysh nga koha e saliut tê parē tê qepur shkel e shko, pér faqe tê zezê e pêr tē zezên tonë nga rrobaqepsit e kursit të plepave!! Ajo xhaket zhele zhele duhet hedhur, duhet e re, sepse nuk mban mê andra si po mendon e bênë sot kjo mazhorancê . Nuk mund të trokasësh sot në portën e evropês veshur ashtu “cop cop” i pa larê e qelbur era e ti ulesh nê buxhak, sepse te lehin qentë e tê kapin zhelesh ! Po qe se edi rama do kishte mbyllur reformën nê drejtêsi me gjykata e spak funksionale, dmth.të “ndêrronte xhaketën tê lahej e parfumosej” jo makrron por me siguri nuk do kish qên bir qeni qê ti lihte apo bir kuve qê ti mbyllte derën .

    1. joni says:

      Mero .Mbreti i analizes.Te lumte dhe Flm.

  11. maga says:

    një gjë e bën mirë ymeri-përdorimin e turmave! ymeri do që shqiptarët të mos e venë në punë mëndjen,të mos kenë interesat e tyre kombëtare përparësi,por përrallat evropiane,të cilat po u kushtojnë shqiptarëve njëlloj sa komunizmi. ymeri do që shqiptarët të kthejnë sytë nga përmbushja kombëtare,siç bëjnë gjith popujt evropianë,po të vazhdojnë të zvarriten të ndarë në minishtete me pseudoëndrra evropiane. ne nuk duhet të bëjmë me evropën gabimin qe bëmë me perandorinë osmane. nuk duhet të zëvendësojmë stambollin me brukselin sepse janë e njëjta gjë. duhet të riparojmë shtepinë tonë .të rimarrim tokat e grabitura dhe pastaj aty është evropa.

  12. Adam says:

    D.M.TH. Vetem Rama eshte I pa perlyeri me kete vorbull antiEuropine . Sa kom Qesh

  13. Life is game says:

    Leksioni vazhdon!
    Z.Mero ilustroje leksionin edhe me Nard Ndoken, Muli Ndoken, po edhe And Bushatin dhe e ke bere fiks!
    Mero je njesh! Flm per kenaqesine qe na ofron cdo nate!

  14. Tirons says:

    Sak Mero ,si gjithmone!!!

  15. I Arjan says:

    Shkrim I sakte Mero kur do ose kur mendon se Ka ardh koha me i thene gjerat troc ose me ndryshu mendim qe edhe Ju analista Te pas komunismit me patente Te mos ngrini ne qiell plehra udheheqesish perkundrejt nje pagese Te majme ne dem Te shtetit Shqiptar .Eshte e papranueshme qe per 30 vite me radhe nje vend me me pak se 3 milion banore ne zemer Te evropes Te mos kete era shtet,Te mos kete ligje si cdo vend tjeter ne europe.Gezohet Saliu se nuk filluan negociatat per Te hyre ne Europe,dhe pezmatohet Edvini cfare mentaliteti Shqiptar.Qe Shqiperia eshte jashte te qenit shtet ligjor e di edhe lopa dhe per kete Jane pergjegjes te dyja palet si pozita ashtu edhe opozita destructive e udhehequr nga bandite kriminele.Pothuaj Te gjitha vendet te dala nga ish jugosllavija Kane shtet ligjor Edhe Pse jane shtete me jetegjatesi Te shkurter,As me rruhet Te jem ne europe shqetesohem per politikat e ndjekura nga kriminele bandite ne krye te partive qe vendosin per fatet e ketij kombi,sillen me kete vend sikur Ta kene pronen e tyre.Gjithmone ne shqiperi behet zhurme per asgje duke anashkaluar problemet e shumta qe Ka populli.Si eshte mundur qe qeveria Shqiptare e udhehequr nga psikopati rahmut na i fajin tek macron I frances.E dime cfare ndihmese Ka dhene ky shtet per copetimin e vendit por nuk mund Te kerkojme llogari per mafian krimin drogen e kushedi Sa budallalleqe Te tjera Shqiptare.Erdhi sali kerma nga tropoja me valixhe druri dhe eshte bere milioner me vila Po e njejta gje eshte edhe per rahmutin dhe like floririn e Sa e Sa finoke te tjere qe zhvaten shtetin shqiptar.Nuk paskan Te ngopur Kane nga 30 vite ne politike pa dhene asgje te mire ketij kombi .Nuk na e ka fajin makroni ai Vetem sa e shfrytezoj rastin .Cfare pret nga politikane shqiptare qelbanike qe shiten cdo gje Te mire te ketij vendi e dhane detin i dhane burimet me koncesione ,bejne bizness per oligarket japin favore kompanive te huaja ne dem Te shtetit Shqiptar edhe pse jane betuar per kete flamur a shtet.Tallet makroni me shtetasit Shqiptar qe kerkojne azil per nje jete me te mire kurse monika Ka leke me pagu femijet e saj jashte vendit.

  16. Atdheu says:

    I sakte dhe i mrekullueshem ne lexim .

  17. edmond says:

    Sido qofte ajo thenia e Macron per azilantet shqiptare ishte per konsum te brendshem ne France! Sepse shifrat tregojne tjeter gje, numri i kerkuesve te azilit shqiptare qe prej vitit 2012: :2013 – 3288 (45925); 2014 – 1944 (45454); 2015 – 2245 (59335) ; 2016 – 4601 (63935); 2017 -7638 (73802); 2018 – 5652 (92338)! Ne kllapa sasia totale e kerkuesve te azilit ne France.
    E imagjinoni qe keta azilante shqiptare rrenuan nje komb prej 64 milion banoresh?

    1. Fatos says:

      Edmond, jane ne total mbi 25 mije ne popullsi prej 2.8 milionësh. I bie sikur Italia të kish dërguar mbi 525.000 brenda të njëjtës hapësirë kohe vetëm në Francë.

  18. @autori says:

    Grackat e Meros kapin te gjithe ata qe merren me gjurmet e ujkut dhe jo me bemat e tij. Mediat na kane bombarduar me debate shterpe nese e lagu apo nuk e lagu bishtin dhelpra. Te merresh me cfare dhe si e tha Macron-i, 24 ore ne dite dhe 7 ditet e javes, eshte njelloj si te komentosh pa fund nje ndeshje te perfunduar, pa permendur asnjehere rezultatin dhe pasojat e tij. Pretendimi se e njejta gje ndodh edhe ne Maqedonine e Veriut eshte i pavertete dhe i sherben kamuflimit te pergjegjesive tona. Fakti eshte qe Zaev ka deklaruar paraprakisht dhe po pregatitet per zgjedhje te parakohshme, megjithese vendi i tij edhe pse nuk thuhet qarte, kryesisht u penalizua prej Shqiperise. Cfare ka bere dhe po ben qeveria jone? Cfare do bejme ne me keto banda politike qe kane privatizuar shtetin? Mendoj se keto jane ceshtjet qe na preokupojne dhe qe duhen debatuar nga gazetaret dhe opinioni publik.

  19. @autori says:

    Grackat e Meros kapin te gjithe ata qe merren me gjurmet e ujkut dhe jo me bemat e tij. Mediat na kane bombarduar me debate shterpe nese e lagu apo nuk e lagu bishtin dhelpra. Te merresh me cfare dhe si e tha Macron-i, 24 ore ne dite dhe 7 ditet e javes, eshte njelloj si te komentosh pa fund nje ndeshje te perfunduar, pa permendur asnjehere rezultatin dhe pasojat e tij. Pretendimi se e njejta gje ndodh edhe ne Maqedonine e Veriut eshte i pavertete dhe i sherben kamuflimit te pergjegjesive tona. Fakti eshte qe Zaev ka deklaruar paraprakisht dhe po pregatitet per zgjedhje te parakohshme, megjithese vendi i tij edhe pse nuk thuhet qarte, kryesisht u penalizua prej Shqiperise. Cfare ka bere dhe po ben qeveria jone? Cfare do bejme ne me keto banda politike qe kane privatizuar shtetin? Mendoj se keto jane ceshtjet qe na preokupojne dhe qe duhen debatuar nga gazetaret dhe opinioni publik

  20. pyetje says:

    @edmond
    Shifrat qe na servir, i ke marre nga ERTV-ja?

    1. edmond says:

      me vjen keq se nuk njihemi, pyetja eshte e drejte por eshte bere alla shqiptarçe! Pyetja duhet te ishte thjeshte “ku jane keto shifra”? megjithate po ju pergjigjem, jane shifra zyrtare te Frances ne https://www.ofpra.gouv.fr/ ; mos i paragjykoni njerezit, eshte me mire! Faleminderit per mirekuptimin! (Prandaj nuk behet Shqiperia)

  21. bedriu says:

    Z.Mero, mendoj se ishte i tepert ky artikull me kete Titull.

    Nuk duhet te merakosemi shume per cfar thote Macron (nje i semure psiqik) apo te tjeret kur

    nuk i kemi rene ne qafe kërkujt, por perkundrazi e kunderta ka ndodhur.

    Nuk duhet te fajesojme veten kur te tjeret kane bere krime monstruoze kunder nesh…

    Por ne duhet te nxjerrim ne pah Vlerat tona te admirushme dhe jo te vetëgjykohemi,

    Kjo qasje e artikullit, duket sikur ne , Macronit & Compani ua justifikojme veprimet e tyre antishqiptare.

  22. Kola says:

    Titulli me pretendime, permbahtja?!

  23. E verteta says:

    Mero e shoh qe ndjehesh mire me komentusit e shumte qe te ndjekin pas me lavde sikur ti je me I zgjuar se cdokush tjeter jo vetem ne fshatin tone Shqiperi Nuk mund ta besoja disa vite te shkuara. Ke rene shume poshte E di qe paraja eshte e embel por jo aq sa te te marre nderin si asaj prostitutes. Kam bindjen qe nuk do ta botosh komentin tim

  24. joni says:

    Mero .Mbreti i analizes.Te lumte dhe Flm.

  25. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Hera e pare qe nje President frances kritikohen kaq shume ne arenen nderkombetare.
    Ai tregoi se Gjermania nuk eshte ne gjendje te marre vendime pa lejen e saj .
    Shqiperia te mendohet mire kur prish kontratat per blerjen e elikopterve.

  26. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Hera e pare qe nje President frances kritikohen kaq shume ne arenen nderkombetare.
    Ai tregoi se Gjermania nuk eshte ne gjendje te marre vendime pa lejen e saj .
    Shqiperia te mendohet mire kur prish kontratat per blerjen e helikopterve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje