Koment i gazetës gjermane «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung».
Nga Michael Martens
Rusia, Kina apo Turqia nuk mund ta përfitojnë Ballkanin, por BE mund ta humbë atë. Edhe nëse BE i ofron pak ose asgjë rajonit, kjo prapëseprapë është më shumë se çfarë kanë në ofertë Ankaraja, Moska apo Pekini. Miliona europianolindorë punojnë në shtetet e BE-së ose përfitojnë nga dërgesat financiare të «gastarbajterëve». Politikisht BE është gjithsesi më atraktive se perandoritë e mëdha pa liri në Lindje. Kur para një dekade shtetet e Ballkanit fituan të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën e Schengenit, gëzimi qe i madh nga Beogradi e Sarajeva deri në Tiranë. Për Ballkanin kjo ishte kthesa më e madhe që nga luftërat jugosllave.
Megjithëkëtë, BE po rrezikon të humbë një pjesë të madhe të ndikimit në rajon. Kjo po ndodh jo për shkak të Brukselit, por Parisit. Me përkrahjen e pothuaj të gjitha vendeve të BE-së, Komisioni Europian kishte propozuar fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Por në samitin e fundit të Brukselit Emmanuel Macron e mbylli derën. Refuzimi i tij që të durojë fillimin e negociatave në Ballkan po lexohet si mesazh i qartë: pa marrë parasysh nëse ju përpiqeni apo jo, pa marrë parasysh a reformoheni apo jo, kjo nuk luan rol. Franca nuk ju do.
Që të kuptohemi mirë: Në Bruksel nuk bëhej fjalë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Çështja ishte nëse këtyre dy shtete, të cilave po u reduktohet popullisia dhe së bashku kanë më pak banorë se landi i Hessenit në Gjermani, do t’u lejohej fillimi i negociatave. Bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të kishin zgjatur së paku një dekadë, me epilog të hapur.
Tani për tani ato nuk do të zhvillohen fare. Ky është një zhvillim i hidhur sidomos për Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Zoran Zaev kishte bërë diçka të pamaginueshme për ta afruar vendin e tij te bisedimet për anëtarësim: për të shmangur veton e Greqisë, ai pas shumë mundimesh arriti ndryshimin e emrit të shtetit të tij. Sipas kërkesës greke Maqedonia u bë Maqedoni e Veriut.
Në Europë ky është një episod sërish i harruar nga Ballkani, por nuk duhet nënçmuar përpjekjet edhe rreziqet, të cilat ishte e detyruar t’i marrë mbi vete qeveria proeuropiane në Shkup. Ajo u detyrua të bind shumicën prej dy të tretave në parlament se ripagëzimi i shtetit, sado jopopullor, ia vlen për shkak të Europës. Le të marrim me mend një gjendje të tillë në shhtetin tonë për të parë se çfarë pengesash do duhej kaluar. Në fund guximi i Zaevit nuk u shpërblye. Europa nuk e mbështeti dhe të shtunën ai propozoi zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Kryeministri italian Conte e quajti veton e Francës në Bruksel një «gabim historik» dhe për këtë kishte përkrahjen e pothuaj të gjithë kryeministrave të tjerë. Në të vërtetë maqedonasit dhe shqiptarët tani nuk do të orientohen menjëherë nesër nga Rusia apo Turqia. Ato ofrojnë pak. Rreziqet nuk vijnë nga Moska apo Ankaraja, por nga mesi i shoqërive në Europën juglindore.
«Jo» e Macronit do t’i forcojë atje klikat nacionaliste dhe të korruptuara, të cilat ngaherë thonë se BE në realitet nuk është e interesuar për vendet e Ballkanit. Ato tani mund të krenohen para zgjedhësve të tyre se kanë pasur të drejtë. Për politikanët regresivë në Ballkan vetoja franceze është e mirëseardhur.
aaaaaaaaaaaaaaaaaa
ska me shaka
Ja nje pergjigje per Lylzim sum kapuçin dhe dy malsoret qe kane humbur rrugen ne mal……??????????
Ky gazetari gjerman genjen ne puken me kryesore
Ky , aty ne fillim thote se “ Komisioni Europian kishte propozuar fillimin e negociatave per Maqedonine dhe Shqiperine “
Kjo nuk eshte e vertete aspak , sepse Komisioni Europian kishte propozuar hapjen e negociatave per Maqedonine, por jo oer Shqiperine .
Pra Komusioni Europian donte ti vecontw , te hapte negociatat per Maqedonine ,
dhe Shqiperine ta linte oer ne vone.
Kjo shte e verteta qe e mbulon ky fazetari gjerman
Ndersa Presidenti Macron i vuri veton jetij mendimi diskriminues te Komusionit Europian ,
duke thene qe nuk do hapen negociatat per te dyja , sepse ai nuk mund te thoshte
do hapen negociatat per te dyja vendet , pasi shumica dermuese e BE,
ishte kunder hapjes se negociatave per Shqiperine ,
pavaresisht se tani keto vente te BE bashke me kete gazetarin fjerman , po na bejne “njeriun e mire “
Porse e verteta eshte se keta ne BE ne shimice deemuese ishin kunder Shqiperise
Ndaj dhe kjo veto e Macron ndihmoi Shqiperine , duke i dhene nje shanc te afert per te hapur negociatat