“Gjeli” në BE

21 Tetor 2019, 09:31Blog TEMA

Nga Artan Xh.Duka

“Gabim historik” u cilësua nga vetë ekzekutivi i BE dhe shumica e vëndeve të BE qëndrimi paradoksal francez me refuzimin absurd për hapjen e negociatave me Shqipërinë e MV. Ajo që pezmaton në qëndrimin francez nuk është thjesht refuzimi që nuk bind kënd – ia lejon vetoja në BE! Ajo që revolton është tentativa për t’ia lënë deri-diku “kopilin” në derë Shqipërisë ndërkohë që Komisioni Europian kishte rekomanduar më herët pa rezerva hapjen e negociatave me BE.

Ndoshta Makron e beson vërtet se para zgjerimit të mëtejshëm, BE ka nevojë për reformim. Duke filluar ndoshta që me zëvëndësimin e “tabusë” së vetos me vendimarrje me shumicë të cilësuar brënda Këshillit të Europës apo në Parlamentin Europian, forcimin e kritereve për anëtarësimet e reja por pse jo dhe vendosjen e kritereve deri për përjashtimin nga BE të vëndeve që iu kundërvihen sistematikisht standarteve dhe vlerave të BE etj (se ndërkohë që Shqipërisë i kërkohen qiqrra në hell për minoritetet, ca në BE nuk i njohin etj).

E megjithatë, edhe reformat në BE ashtu dhe negocimi me vëndet kandidate mund të ecin paralelisht sikurse ngjan si kofini pas të vjelit kjo ngritje e “stekës” për pak vënde të vogla të Ballkanit ndërkohë që shumica e ish-Lindjes me problematikat përkatëse janë tashmë në BE.

Rastësi apo vijimësi!

Arsyet e vërteta të këtij refuzimi i di vetëm Makron. Nuk na mbetet veçse të reagojmë me dinjitet e qetësi ndaj Jo-së së tij, sikurse të refuzojmë publikisht alibitë e stisura në adresën tonë. Hallin e tij Makron nuk ka pse e servir si hallin tonë.

Mbase u duhet bërë një ftesë për vizitë zyrtare në vëndin tonë si zotit Makron ashtu dhe kryeministrave të Holandës e Danimarkës që sot me aq pasion bllokuan rrugëtimin europian të vëndit më pro-BE në Europë.

Pretendojnë të dinë më shumë sesa fqinjët tanë në BE apo dhe vënde titullare në BE që janë të angazhuar përditë me reformat në Shqipëri. Të mos bëjnë kot “sqimatarin” europian dhe si “të fortë” të valvitin veton ndaj nesh por të na njohin vetë më mirë dhe të na e thonë në sy. Më e pakta që mund të bëjnë tashmë që nuk kanë me çfarë t’u shpjegojnë qytetarëve të tyre por u detyrohen një sqarim shqiptarëve dhe shumicës së kolegëve në BE.

Ajo që mbetet të shpresojmë është se reminishencat e 1913 nuk hasen akoma disa kançelerive në Europë se ndryshe ngre pikpyetje për vetë identitetin e BE. Të shpresojmë se Franca nuk është më ajo pro-sllave stoike e 1913 dhe se ngritja e “stekës” së hapjes së negociatave sot ndërkohë që Sërbia e luftrave në rajon është në oborrin e BE, apo dhe “lëmshi” me ndarjen e Mitrovicës, janë thjesht lapsuse pa djallëzi politike pas.

Francës nuk i kemi ndonjë borxh, përkundrazi, nëse hapen “tefterët”, na kanë ata nga shpërfillja e sakrificës arbërore në mbrojtje të qytetërimit europian ndaj kërcënimit Osman,

1913 famëkeqe, shpërfillja e kontributit ndaj luftës kundër fuqive të Boshtit, neutraliteti gjeopolitik gjatë luftës së ftohtë me kulmim largimin e bazës detare ruse nga Vlora, konteksti i ndarjes së Mitrovicës etj.

Vetë kërkesat për azil janë personale dhe nuk ka pse tregohet me gisht një komb i tërë ndonse ca gjëra po ndodhin vërtet si me sustë (futja në ambasada dikur, mësymja e sotme për azil etj rebuse shqiptare të tranzicionit që si zor janë të gjitha rastësi).

Përditë kapen gomone në ngushticën e La Manshit drejt Britanisë së Madhe me azilantë që kanë krijuar deri “qyteza” në Francë por askush nuk përflet Francën si vënd që promovon azilin!

Me mijra shqiptarë kërkuan azil në 1990 nëpër ambasada dhe nuk ndodhi hataja në Francë. Nëse sot dikush shpërdoron të drejtën e lëvizjes së lirë për të kërkuar azil, shteti demokratik në Francë ka në dorë “shkopin e karrotën”, si duke futur në “rreth të kuq” e mohuar me vite lëvizjen në Shengen, ashtu dhe duke ndjekur shëmbullin gjerman e ofruar shans punësimi. Dhe mbi të gjitha, duke promovuar rrugëtimin europian të Shqipërisë për të ngjallur shpresën se ia vlen të jetohet e investohet në Shqipëri. Ndryshe, mbyllja e “dyerve” nxit më tej kuturisje të dëshpëruarish nën preteksin e azilit politik.

Të mbajmë miqtë fort

Fati e solli që shumë prej drejtuesve politik shqiptarë të djeshëm dhe sotëm të kenë lidhje personale me Francën, deri dhe na futën në Frankofoni! Por sot për Francën qytetarët shqiptarë po rrudhin buzët. Besojmë se Franca e Iluminizmit është më shumë se kaq sepse të paktët që ngazëllejnë sot nga Jo-ja franceze nuk janë qytetarët korrekt që shpresojnë që vëndi të jetë pjesë e BE.

Populizmi nuk zhbëhet duke bërë populistin. Nuk i shkon prestigjit të Francës e dikujt tjetër të përflasë plagë të demokracisë shqiptare që hasen edhe në vetë BE nga krimi, droga, migrimi popullsisë etj.

Nuk bën që Franca të shohë “gotën gjysëm-bosh” tek reforma në drejtësi pavarësisht se mund të ndjehet indiferente e sadopak “xheloze” se promotorë e autorë janë SHBA e Gjermania që të dyja mbështesin integrimin europian të Shqipërisë.

Një qëndrim i tillë francez, nisur dhe nga prizmi historik, ushqen perceptime negative deri hamëndjesira se po i jepet me dashje apo padashje sërisht një dorë Sërbisë që, nëse futet në BE para nesh, me veton e saj kushtëzon Shqipërinë e Kosovën bashkë dhe pastaj vetë Franca, do bëjë sehir. Se dhe kur Franca zbret në rajon dhe flet për Shqipërinë e bën nga konferencat për shtyp në Beograd sikurse ndodhi së fundi dhe me Makron. Pa e begenisur Shqipërinë, ca bëjnë “njohësin” e thellë të saj (kur ka qënë hera e fundit që ndonjë president francez ka vizituar Shqipërinë, në mos fare!).

Por të paktën me refuzimin absurd francez na doli dhe “pija” për ca në BE. U nda shapi nga sheqeri duke konfirmuar se vendimtar më së pari për ardhmërinë e demokracisë shqiptare janë bota anglo-saksone dhe dashamirës të tjerë në BE. Dhe nëse ka vënd për investime dhe projekte, prioritet duhet të kenë partnerët tanë historik dhe vëndet dashamirëse ndaj nesh. Me të tjerët, korrekt dhe reciprocitet deri në mërzi duke bërë detyrat tona ndërkohë!

Franca bëri “gjelin” sot në BE por triumfi i saj ishte alla-Pirro për imazhin e saj në BE dhe sytë e qytetarëve pro-europian shqiptar. U mbylli gojën ndoshta përkohësisht populistëve në vëndin e saj dhe ngazëlloi politikën abuzive të tranzicionit tek ne që më kot feston se presioni për drejtësi ndaj abuzimit veç do të rritet më tej.

Edhe me BE me dyer të mbyllura, Shqipëria prapë do jetë pro-perëndimore deri në kryeneçësi. Stonimi francez vetëm pezmatoi përkohësisht shumicën e njerëzve që u befasuan nga pasioni francez për të refuzuar “kafet e vogla” për një partnership që do vite të kurorëzohet.

Vokacioni pro-perëndimor shqiptar nuk varet nga një refuzim francez. Është në gjenezë, testuar shekujve, është në genin e identitetin shpirtëror shqiptar. E bëjmë se ndjehemi më mirë vetë. Por sot të paktën jemi më me këmbë në tokë. Jemi më “esëll” se na doli dhe “shampanja”. Dhe për ironi, sot në BE gishtin nuk e drejtojnë më tek ne por gjetiu. “Delja e zezë” është sot tjetërkush. Ne prapë jemi me fat si komb. Quhet SHBA. BE, kur të bëhet, do të jetë “thelë mbi bisht”. Boll të bëjmë shtet ndërkohë.

8 komente në ““Gjeli” në BE”

  1. Sander says:

    Jemi duke u hapur bythesh ka ca dite, a thua se gjithe globi e ka mendjen te ne. Ore as ju rruhet e as qe i bie ndermend EU-se per 3 mln banore te varfer ne nje cep te europes qe konsumojne sa 30,000 gjermane ne Munich. Kemi rendesine qe ka nje qyteze ne gjermani, kaq asgje me shume.

    Merruni me keta hajduter qe po na degradojne perdite dhe qe tanime nuk na kane lene as alternative se per ke te votojme! Jane e njejta qese plehu rama-sali-meta dhe qellimisht po na trashin koken perdite me lajme njesoj si enveri qemoti me ate ”shkemb graniti ne brigjet e adriatikut”

  2. Gero says:

    Çfare goje i mbylli nacionalisteve Macroni kur nacionalisteve nuk i intereson fare Evropa dhe duan vetem te dalin prej saj?
    Kur shkruan me porosi nga lart , ndodh qe fillon kakaris i merzitur si ajo pula e zgjebosur pse nuk ja hypi gjeli asaj por preferoi nje tjeter.

  3. beni says:

    Islamistit Hoxha Kur u prish me Titon nxori teorinë islamike titistet!!!
    Keshtu dhe ju kur si vjen për vere interesi nxirni pacavure si Enveri!
    Pranoni realitetin,s’ka drejtesi,s’ka nje politikan ne burg,jeni te korruptuar deri ne kosmet,jeni nje popull qe shkon nga fryn era,njer me amerikan,e pastaj kerkojn Europën Turqi esapi,gjermanet u shkatërruan ne kongresin e Berlinit e ate te Londres ju fundosen ashtu sic duhet,ju ndjeni vëllezeri me verqirat!
    Russis ju pranoj ne OKB ju nxirni mllefet kunder saj,popull i poshter e maskara nga ideologjia orjentale!

  4. beni says:

    Islamistit Hoxha Kur u prish me Titon nxori teorinë islamike titistet!!!
    Keshtu dhe ju kur si vjen për vere interesi nxirni pacavure si Enveri!
    Pranoni realitetin,s’ka drejtesi,s’ka nje politikan ne burg,jeni te korruptuar deri ne kosmet,jeni nje popull qe shkon nga fryn era,njer me amerikan,e pastaj kerkojn Europën Turqi esapi,gjermanet u shkatërruan ne kongresin e Berlinit e ate te Londres ju fundosen ashtu sic duhet,ju ndjeni vëllezeri me verqirat!
    Russia ju pranoj ne OKB ju nxirni mllefet kunder saj,popull i poshter e maskara nga ideologjia orjentale!

  5. rrema says:

    Cfar gjeli eshte ky, gjel eshte ajo gjyshja qe ka per grua…

  6. rexha 10 says:

    makron po na thote ;TE KENI SHNETIN::::::::::::::::::::::::::::::::

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje