Kreu i KLP jep “llogari” tek zyrtari amerikan për ngritjen e SPAK: Po shikohen hapësirat ligjore me 8 prokurorë dhe 2 të komanduar

22 Tetor 2019, 12:47Kronika TEMA
Kreu i KLP jep “llogari” tek zyrtari amerikan për ngritjen e

Zv. Ndihmës sekretari i Shtetit në SHBA, Jorgan K. Andrews i shoqëruar nga e ngarkuara me punë e Amerikës në Shqipëri, Leyla Moses- Ones dhe dy ekspertë të misionit të OPDAT, Julie Craven dhe Michelle Lakomy kanë zhvilluar një takim me kryetarin e KLP-së, Gent Ibrahimi në prokurorinë e Përgjithshme.

Gent Ibrahimi i ka njohur zyrtarët amerikanë me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri.

Në 10 muaj KLP ka ngritur infrastrukturën ligjore solide për ngritjen e SPAK. Këshilli është në hapat e fundit për dy procese të rëndësishme: zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm dhe ngritjen e SPAK.

Këshilli po shikon hapësirat ligjore për ngritjen e SPAK-ut me 8 prokurorë tashmë të vetuar dhe 2 prokurorë të komanduar nga lista e kandidatëve të kualifikuar për SPAK të cilët kanë kaluar vetingun me vendim të formës së prerë.

Mbështetja e ambasadës amerikane dhe misionit të asistencës së OPDAT gjatë këtyre proceseve, garant për profesionalizmin dhe integritetin e tyre” tha ai.

Jorgan K. Andrews është caktuar në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikeve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit ku mbikqyr programet e kësaj byroje në Europë, Azi, duke përfshire edhe Afganistanin dhe Pakistanin.

“Jemi te ndergjegjshem per presionin me te cilin perballet KLP dhe jemi te vendosur t’ju ofrojme mbeshtetjen tone per mbrojtjen e prokuroreve te SPAK.

Keni ngritur nje baze ligjore te forte per institucionet e reja te drejtesise, e afte te mbaje larg korrupsioni dhe presioni i politikes mbi keto strukturat.

Duhet ndryshuar mentaliteti per te luftuar korrupsionin dhe krimin te organizuar ne vend sepse tani do te keni instrumentat e duhura”, deklaroi Andrews.(TemA)

1 komente në “Kreu i KLP jep “llogari” tek zyrtari amerikan për ngritjen e SPAK: Po shikohen hapësirat ligjore me 8 prokurorë dhe 2 të komanduar”

  1. Piro says:

    Ju rrofshin zyrat dhe kostumet se bene muaj qe thoni te njejtat gjera. Mesa duket, eshte klima e keqe qe nuk behet drejtesia ne kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje