Pasuria e shqiptarëve është rishpërndarë: Të varfrit kalojnë te shtresa e mesme, “fryhen” të pasurit, zbulohen milionerët

22 Tetor 2019, 21:04Ekonomia TEMA

Të dhënat më të fundit të `Credit Suisse` sa i përket pasurisë tregojnë jo vetëm një pasurim të shqiptarëve në harkun e një viti, por edhe një forcim të ndjeshëm të shtresës së mesme, tkurrje të shtresës më të varfër, si dhe për herë të parë praninë e milionerëve.

Kështu, një vit më parë, shtresa e mesme, pra ata me një pasuri nga 10 mijë deri në 100 mijë dollarë vlerësohej në 42.4% të popullsisë së rritur, ndërsa sot në 57.9%.

Janë 1.3 milionë të rritur shqiptarë që vlerësohen si shtresë e mesme, nga rreth 900 mijë një vit më parë.

Pra, rritja është drastike dhe tregon se shtresa e mesme është rritur me 370 mijë të rritur në harkun e një viti.

Kjo përkon ekzaktësisht me tkurrjen e të varfërve.

Ata me një pasuri nën 10 mijë dollarë vlerësoheshin në 56% të popullsisë së rritur një vit më parë, ndërsa sot në vetëm 38%, ose 377 mijë më pak.

Pra, duket se ata që janë larguar nga shtresa më e varfër e popullsisë janë bërë pjesë e shtresës së mesme, sipas të dhënave të `Credit Suisse`.

Pjesa më e varfër e popullsisë numëron 850 mijë individë të rritur, sipas këtij raporti të bankës zvicerane.

Sa i përket të pasurve, ata me një pasuri nga 100 mijë deri në 1 milionë dollarë, nga 1.6% e popullsisë së rritur që ishin vjet, tashmë vlerësohen në 3.9% të popullsisë së rritur, ose në rreth 88 mijë individë, nga 36 mijë një vit më parë.

Risia tjetër e raportit është numri i milionerëve, pra të atyre që kanë një pasuri mbi 1 milionë dollarë.

Për herë të parë në raportin e Credit Suisse, kjo normë për vendin tonë, është ndryshe nga zero, në 0.1% të popullsisë së rritur.

Kjo do të thotë se, janë 2250 individët në vendin tonë që kanë një pasuri mbi 1 milionë dollarë.  `Credit Suisse` llogarit jo vetëm pasurinë cash të individëve, por edhe pasurinë jo-financiare, që në pjesë dërrmuese i referohet pronave të paluajtshme.(Scan)

5 komente në “Pasuria e shqiptarëve është rishpërndarë: Të varfrit kalojnë te shtresa e mesme, “fryhen” të pasurit, zbulohen milionerët”

  1. ekonomisti says:

    cjane keto poshterime,kush i nxjerr keto mender statistika.Mbi 50% e popullsise nuk e njeh ceshte depozita bankare,apo 20% skalojne dot muajin me buke ju nxirrni shifra manipulatore qe nuk te bejne tjeter pos venies se buzes hidhur ne gaz

  2. El Topo says:

    Aman kush e paska forcuar kete pasuri te klases se mesme ????

    ” Rritja e jashtezakonshme” e ekonomise shqiptare?

    O kjo banke zviceriane genjen ose i ka te pasakta burimet.

    Nga ana tjeter ne Shqiperi ka shume me shume se 2250 individe me pasuri me 1 milione euro, sepse ne keto pasuri futen edhe shtepite, apartamentet , bizneset etj.

  3. Umor Ishti says:

    Ram Qeni, perse s’i beri te gjithe te varferit shtrese te mesme?!

  4. Shpellar lab lal laluc malok says:

    A ka ndonjin shtet tjeter me emrin Shqiperi eahh!!!???Ahh po e keni ngaterru me emrin Armeni…!
    Koqe kandari staticienesh…..IK ‘O PIRDHU !!!

  5. ser says:

    haaaaa, aty vazhdojne listat per 1 kile oriz, keta thojne shtres e mesme, haaaaaaaaa, esht bere me. keq se propaganda e enverit qe do hajme me luge floriri, haaaaaaa, hajde cnenduri hajde, atje njerzit po vriten perdite per 10 mij lek te vjetra borxh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje