Rama i përgjigjet Bashës me fjalët e Ursula-s: Shqipëria ka bërë përpjekje të konsiderueshme për t’u afruar në BE

22 Tetor 2019, 16:10Politika TEMA
Rama i përgjigjet Bashës me fjalët e Ursula-s: Shqipëria ka

Kryeministri Edi Rama citoi sot Presidenten e zgjedhur të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për t’iu përgjigjur deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili shprehet se “vendimi për të mos hapur negociatat është dështim i qeverisë shqiptare”.

Duke shprehur keqardhjen për këtë vendim, Ursula von der Leyen, Presidente e zgjedhur e Komisionit Europian thotë se “këto vende kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për t’u afruar në BE”.

“Ndiej keqardhje të thellë për këtë vendim, sepse besoj se këto vende kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për t’u afruar në BE dhe kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme t’u jepet atyre sinjali i duhur”, tha Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje