Presidenti maqedonas Pendarovski falenderon SHBA-në në gjuhën shqipe për ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO

23 Tetor 2019, 11:25Rajoni TEMA

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka falënderuar në gjuhën shqipe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vendimit të djeshëm për të miratuar protokollin për anëtarësimin e vendit të tij në NATO.

Përmes një mesazhi në “Tëitter”, Kreu i Shtetit të Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur gjuhën shqipe, për t’i shprehur mirënjohje Amerikës për vendimin pozitiv, ndërsa shton se partneriteti strategjik SHBA-Maqedoni e Veriut vazhdon në Aleancë, duke kontribuuar për stabilitetin dhe sigurinë globale.

Faleminderim ShBA-së për Ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në #NATO në Senat.

Partneriteti strategjik ShBA-Maqedonia e Veriut vazhdon në Aleancë duke kontribuar për stabilitetin dhe sigurinë globale”, shkruan Presidenti Pendarovski.

6 komente në “Presidenti maqedonas Pendarovski falenderon SHBA-në në gjuhën shqipe për ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO”

  1. Kim été says:

    Me gjuhën Maqedonase falenderojn Rusinë.

    1. Ilmiu says:

      Ik mor kar turkoshak

    2. Raimond vlonjati says:

      hahahaha ___E sakte je Kim ete .

      Me termend , me gjuhen e tyre ata falenderojne Rusine

  2. MAJAKOVSKI says:

    Iu lumte Maqedonasve te Veriut din te bejne politike dhe shtet. Suksese paci.

  3. Maqedonas?? says:

    Shqipja eshte gjuha maqedonase o popull i pashkoll.
    Vete greket kane shkruar se Iliria, Maqedonia dhe Epiri jane vellezer te nje gjaku, gjuhe dhe tradite.
    Ne jemi Maqedonas e ata jane Bullgare.
    Gjithashtu ne te gjithe jemi Shqiptare sepse nuk do kthehemi ta quajme veten Ilire dhe Maqedonas cdo dite, vetem ne raste te vecanta, por nuk duhet te quajme Maqedonas Bullgaret.
    Maqedonia e Veriut perbehet nga Bullgare,Shqiptare,Greke,Turq dhe Vllehe.
    Cilet jane Maqedonas eshte per librat e historise, jo per perdorim ditor.

  4. El Topo says:

    Mos u genjeni.

    FYROMi eshte nje entitet fallco i krijuar nga Tito per te dobesuar ndikimin Shqiptar dhe Bullgar atje.

    Pastaj mori bekimin e Perendimit me te njejtin qellim, me mbajt te dobesuar elementin Shqiptar.

    Ndarja e kombi fallco te fyromit dhe futjes se pjeses perendimore te Fyromit ne Shqiperi duhet te jete gjithmone nje qellim i shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje