Makaronat janë një nga ushqimet më të njohura në botë të cilat konsumohen pothuajse nga të gjithë. Kanë forma apo shije të ndryshme por në shumë pak raste e dimë se nga ku vijnë.
Sipas rregullave të BE-së, prodhuesit e makaronave duhet të tregojnë origjinën e grurit dhe vendin ku përpunohen.
Nëse për shembull, marka përdor një flamur italian ose një emër që tingëllon italisht, kjo do të thotë vendin nga vijnë por nuk jepen detaje që përpunimi apo edhe gruri i përdorur e kanë origjinën nga Italia.
Sipas Dario Dongo, një avokat i BE për ushqimin, kjo nuk garanton transparencë.
“Indikacioni jo-BE / BE është i padobishëm. Thjesht thotë se lënda e parë është me origjinë nga Planeti Tokë, dhe jo nga Saturni apo Jupiteri ! Sepse BE / jo-BE nuk do të thotë asgjë tjetër përveç Planet Tokës. A është kjo transparenca që ne duam? Jo ”.
Sipas një testi të kryer nga Euronews në pako të ndryshme të makaronave ka shumë konfuzion se nga vjen gruri, nga i cili është prodhuar produkti.
E para është një markë belge e cila thotë se prodhon makarona me grurë belg.
Një markë e dytë shënon “Made in Italy”, por paketa zbulon se ka përdorur grurë BE dhe jo-BE.
Një markë e tretë, që përdor si logo një flamur italian, tregon vetëm se makaronat u prodhuan në BE …. por askush nuk e di se ku!
(Euronews) https://www.euronews.com/2019/10/25/made-in-italy-where-does-the-pasta-you-eat-really-comes-from
O Zotni, ne Shqiperi nuk hani makarona qe prodhohen me grur Italian, nuk pini vere qe bahet me rrush Italian, e shum e shum prodhime te tjera, nuk bleni rroba , çanta, kemisha, kollare , pantollona etjetjetj qe bahen ne Itali, nuk bleni lavatrice, frigorifer, stufa, guzhina, kan vetem emrin Italian, çfar prodhohet ne Itali nuk shitet ne Shqiperi, nuk ka treg e kuptoni qe bleni gjana jo originale, ju kujtoni por nuk ashte ashtu si kujtoni.
Auguri.
Kur do vije dita qe edhe ne shqyparet te prodhojme makaronjat tona ? apo edhe per kete ka pengesa nga importuesit e medhenj ?
Po ne shqiperi sipas titullit pse nuk vazhdon shkrimi se nga vijne makaronat italiane?
Mjafton te lexoni etiketen qe shkruan made in grecce qe per kualitetin qe kane sja jap as qenit imaimagjinoni nga e marrin grurin
Kjo ndodh fal monopolisteve qe jane nje me qeverine ku per cdo mall eshte dikush agai dhe duke mos pasur konkurence kemi me pak kualitet ose aspak qe perkthehet me shume semundje dhe si rrjedhoje me shume ilace per te shitur dhe pse jo mund te jene po te njejtit njerez qe investojne ne semundjet me plehrat qe importojne dhe pastaj kane nje shitje te sigurte te ilaceve