Në Tiranë shtëpitë gjithmonë e më të shtrenjta: Qiratë çdo vit 50 euro rritje

26 Tetor 2019, 15:51Sociale TEMA

Një apartament me qira në Tiranë kushton shumë. “Unë jam Nikola, 23 vjece kam tre vite që jetoj në Tiranë. Për herë të parë në cilën zonë të Tiranës ke jetuar dhe sa ka qenë qiraja?

Kam jetuar në “ Don Bosko” qiraja e parë ka qenë 250 euro për një apartament 1+1. Në këto tre vite sa shtëpi ke ndërruar? Kam ndërruar gjithësej 10 shtëpi dhe cmimet startonin nga 250 euro, deri vjet ti mund të gjeje apartamente të tilla, ndërsa tani startojnë me 300 euro mund të themi për një mobilim komod”, shprehet Nikola Andoni.

Nikola thotë se në Europë apartamentet me qira janë shumë herë më pak. “Kam jetuar dhe një vit në Spanjë dhe shtëpia që kisha atje ishte ngjitur me katedralen në qendër, cmimi i qirasë ishte 340 euro në muaj. Sa është paga mesatare atje?

Minimumi 700 euro”, shton Andoni. Sipas agjentes imobiliara Orgerta Bala në Tiranë cmimet e qirasë në vit rriten me 50 Euro. “Para tre vitesh sa ke qënë apartamenti më i liri që ke dhënë me qira? Ka qenë 150 euro. Po tani? Është një apartament në Rr.Kavajës 300 euro bosh.

Në Tiranë ka shumë apartamente por nuk janë më cmime reale janë më 500-700 Euro apartamente 2+1 që një familje shqiptare nuk mund ta përballoj”, thotë Ogerta Balla.

Apartamenti 54 metra katrorë që mori Nikola ndodhet në zonës e Myslym Shyrit, dhe do ta paguaj atë 350 euro në muaj. Po hyrja në këtë shtëpi do t’i rëndojë shumë 23 vjecares, në bazë të kontratës që ajo ka nënshkruar duhet të japë 1.175 euro.

“Aktualisht kemi një kontrate dy vjecare dhe qiradhënësi ka kërkuar garanci dy muaj dhe një muaj qira. Në këtë rast agjensia nga qiradhënësi mer një muaj qira ndërsa nga qiramarrësi gjysmë muaji”, shton Balla.

Paga mesatare në vendin tonë është 52.000 mijë lek të reja, me këto të ardhura mund të pagush vetëm faturën e qirasë dhe atë të uji.

7 komente në “Në Tiranë shtëpitë gjithmonë e më të shtrenjta: Qiratë çdo vit 50 euro rritje”

  1. Fatos says:

    Ku në të sëmës paska jetuar me qira 340 euro pranë katedrales… në fshat? Se nuk besoj flet për Madridin apo Barcelonën. Pastaj nëse do të jetojë afër Bllokut… Çfarë pret? Gjithësesi çmimet janë skandal.

    1. abc says:

      Paga mesatare 52.000 leke te reja ne muaj ???
      U cmendet ???
      Kjo quhet pages e larte.

  2. Lexues says:

    Nuk e di ne cfare planeti jetojne keta njerez, po brenda unazes se madhe nje apartament 1+1 i pamobiluar jepet me 200,000 leke te vjetra (sa gjysma e rroges mesatare). Te mobiluar, tek Myslym Shyri dhe me agjent imobiliar e marrin te huajt e sapoardhur qe kane frike se mos i merr peng Marko nga Tropozha. Shqiptaret perdorin ate gazeten e njoftimeve (se nuk dua t‘i bej reklame).

  3. ts says:

    Hajde besoi ksaj Nikole ! Qira ne Spanj me 350 Euro ,mir thot komentusi lart ,vec ne ndonje fshat se ila Madrit e sidomod Barceon nden 700 euro zor se gjen e sudomos ne qender shtepi 200 vjecare ku ska as ashensor dhe ti ngjitesh 4 kateshit neper ca shkall te ngushta qe vetem modelet e holla kan privilegjin te ngjiten ! Saper kto cmime Tirane te Don Boskos etj.. jan cmenduri dhe cudi ,Jan cmime qe godasin ate pjes te shqiptareve qe punojn e skllaverohen jasht Shqiperis per te majmur kta mafjoz te pameshirshem ! Jan kto cmime qe shqiptaret po marin ruget e nuk mbahen ! Jan cmime qe tregon se ne kte vend dominon dhe kontrollon mafia dhe korupsioni ,jan cmime per ata politikanet qe i shohim ne sallen e madhe .lluksi Hollivudian e qe quhet pallrlament……

  4. realisti says:

    Shkrim pak i çuditshem. Çfar don te tregoj qe ne Spanje cmimet prane kishes jane me te lira se ne ketu te ne!!! Nuk kuptphet qarte se kush eshte halli. A e di artikull shruesi se çmimet percaktohen nga ofert-kerkesa?

  5. Xhilali says:

    Po kur te hapen negociatat me Europen , sa do t’i çojne tiransit çmimet ? !

  6. Hannah says:

    Po rrogat a eshte qeveri e majte ku jane politikat sociale ku eshte paga minimale qe perballon jetesen ku eshte sherbimi cilesor mjekesor ku jane pensionet e dinjitetshme? Pra te majte…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje