Kodi Zgjedhor, Balla vë afat dhe i bën thirrje opozitës në Kuvend: Deri për Krishtlindje. Basha është nën hetim për financime të dyshimta

28 Tetor 2019, 11:11Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka vendosur afat, sikurse edhe kryeministri Edi Rama qe tha se deri ne fund te vitit duhet te permbyllet kodi zgjedhor teksa i ka bere thirrje opozites ne parlament te permbyllin kete reforme.

“I bej thirrje deputeteve të opozitës është në detyrën tonë historike që ne të vijojmë punën për realizimin e detyrave të shtëpisë se hapeshin apo jo negociatat me 18 tetor ne kemi padyshim detyra shpie që duhet ti realizojmë dhe mendoj që instrumenti i vene në dispozicipn nga Bundestagu eshte udhërrëfyeei ynë më i mirë, duhet ta përmbylllim kodin zgjedhor deri në Krishtlindje se padyshim që deri në pranverën e ardhshme edhe ata që janë kundër vijimit të procesit të zgjerimit do kenë ndryshuar mendje se gabimi strategjik duhet korrigjuar menjëherë.

E pershendes perpjekjen e komisionit për të bërë edhe ndryshimet e domosdoshsme në ligjin për financimet politike, se kemi pasur një rast kur kreu i PD eshte tani ne hetim, duhet ti presim rrugën cdo lloj financimi të dyshimte”, tha Balla.

Ndër të tjera, Balla u shpreh se në Parlamentin Europian, shumë deputetë kanë qenë me flamuj të Shqipërisë dhe Maqedonisë në duar në shenjë proteste për vendimin e 18 tetorit.

“Kam pasur mundësinë të isha prezent në Parlamentin Europian javën e kaluar teksa miratohej rezoluta. Jam ndjerë krenar që në sallat e parlamentit europian deputetë socialist të mbanin në duar flamuj të Shqipërisë dhe Maqedonisë në shenjë proteste”.

6 komente në “Kodi Zgjedhor, Balla vë afat dhe i bën thirrje opozitës në Kuvend: Deri për Krishtlindje. Basha është nën hetim për financime të dyshimta”

  1. Debatik says:

    Nuk eshte era e pare qe e degjojme prandaj jam i mendimit ta lini kete pralle se na lodhet

  2. Debatik says:

    Prralla prralla pralla

  3. Debatik says:

    Pralla pralla prralla

  4. Jorgo says:

    Ekonomia eshte pertoke 20 perqind eksport 80 perqind import pa nje plan ekonomik afat mesem e afatgjate

    1. vang says:

      ka shume per toke JORGO DHE KJO NUK MBARON KURRE POR AI PO FLET PER TJETER GJE.NJE KOMENTUES TJETER DO ANKOHEJ EDHE PER SHIRAT QE SPO VIJNE.

  5. Debatik says:

    Prralla pralla prralla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje